By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026 sjell kufizime të përkohshme të trafikut në Ferizaj dhe rrethinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026 sjell kufizime të përkohshme të trafikut në Ferizaj dhe rrethinë
TOP Momenti

Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026 sjell kufizime të përkohshme të trafikut në Ferizaj dhe rrethinë

Momenti
Published: June 23, 2026

Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht në rajonin e Ferizajt, duhet të kenë parasysh kufizime të përkohshme të qarkullimit më 24 dhe 25 qershor, për shkak të organizimit të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, garat do të zhvillohen në aksin Ferizaj – HIB Petrol në Bibaj, duke përfshirë segmentin e autostradës “Arbër Xhaferi”, si dhe rrugët që lidhin Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Trudën.

Më 24 qershor do të zhvillohet gara individuale me kronometër (ITT). Starti është planifikuar në orën 10:00 në relacionin Ferizaj – HIB Petrol, Bibaj – Babush, ndërsa gara do të zhvillohet përgjatë segmentit të autostradës “Arbër Xhaferi”. Përfundimi i saj pritet rreth orës 12:00.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, më 25 qershor do të mbahet gara rrugore (Road Race), e cila do të nisë në orën 10:00 nga Ferizaj/Bibaj në drejtim të Hanit të Elezit. Çiklistët do të vazhdojnë itinerarin drejt Ferizajt dhe më pas në Trudë. Gara do të ketë një gjatësi prej 100 kilometrash, ndërsa përfundimi është paraparë rreth orës 13:00 në Trudë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, organizatorëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve ku do të zhvillohet aktiviteti.

Your browser does not support the video tag.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thekson se organizimi i këtij kampionati synon promovimin e sportit të çiklizmit dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive në përputhje me standardet e sigurisë./teve1.info/

source

You Might Also Like

Tjetër termet godet Venezuelën
Rrustemi akuzon PDK-në për presion ndaj LDK-së: Po pengohet bashkëpunimi me Vetëvendosjen
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Messi hyn nga banka dhe gjen golin, Argjentina e mbyll me maksimum grupin
Kanosi ish-bashkëshorten përmes rrjeteve sociale, shoqërohet në polici i dyshuari nga Obiliqi

You Might Also Like

Maqedoni, numri i shërbimeve elektronike është rritur nga 120 mijë në 352 mijë
TOP Momenti

Maqedoni, numri i shërbimeve elektronike është rritur nga 120 mijë në 352 mijë

June 28, 2026
Gucati kritikon Specialen: S’mund të flitet për vizita humanitare kur të akuzuarit s’lejohen të marrin pjesë në varrimet e familjarëve
TOP Momenti

Gucati kritikon Specialen: S’mund të flitet për vizita humanitare kur të akuzuarit s’lejohen të marrin pjesë në varrimet e familjarëve

June 28, 2026
Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt
TOP Momenti

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

June 28, 2026
“Vidovdani”, dita kur serbët festojnë humbjen
TOP Momenti

“Vidovdani”, dita kur serbët festojnë humbjen

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?