By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE në Kosovë vendos zërin e të rinjve dhe mundësitë evropiane në qendër të diskutimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE në Kosovë vendos zërin e të rinjve dhe mundësitë evropiane në qendër të diskutimit
TOP Momenti

BE në Kosovë vendos zërin e të rinjve dhe mundësitë evropiane në qendër të diskutimit

Momenti
Published: June 23, 2026

Përderisa mundësitë për studime dhe shkëmbime akademike mes Kosovës dhe BE-së vazhdojnë të rriten, programet e BE-së si Erasmus+ po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për të rinjtë që kërkojnë përvoja të reja, dije dhe lidhje në mbarë Evropën.

Këto mundësi, bashkë me aspekte të tjera si njohja e diplomave, liria e lëvizjes, të drejtat digjitale dhe perspektivat e të rinjve për integrimin evropian, u folën në një diskutim publik të mbajtur të hënën në Fakultetin Filologjik, i organizuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Institutin e Medias në Universitetin e Prishtinës.

Your browser does not support the video tag.

Paneli i diskutimit “Zërat e të rinjve për Evropën” bëri bashkë Prof. Dr. Gëzim Qerimin nga Universiteti i Prishtinës, Mimika Dobroshin, udhëheqëse e zyrës dhe koordinatore e Erasmus+, si dhe Diana Mehmetajn, studente në Universitetin e Prishtinës.

Pjesëmarrësit diskutuan se si të rinjtë në Kosovë mund të përfitojnë nga lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian, veçanërisht përmes arsimit, mobilitetit dhe qasjes më të gjerë në mundësi të reja.

Your browser does not support the video tag.

Si pjesë e diskutimit, Mimika Dobroshi foli për rolin e Erasmus+ në lidhjen e të rinjve dhe institucioneve akademike në Kosovë me ato në mbarë Bashkimin Evropian.

“Programi Erasmus+ ndoshta më së miri e jetëson idenë e integrimit evropian përmes ndërtimit të urave mes rinisë, studentëve dhe akademikëve të Kosovës me ata të Bashkimit Evropian. Deri më tani, mbi 12 mijë studentë dhe anëtarë të stafit kanë qëndruar në institucionet e arsimit të lartë në Bashkimin Evropian. Nga viti 2021 deri në vitin 2025, 8.2 milionë euro kanë hyrë në Kosovë përmes projekteve të ndryshme të Erasmus+, duke përfituar institucione të ndryshme,” tha Dobroshi.

Nga këndvështrimi i një studenteje, Diana Mehmetaj tha se kjo temë është veçanërisht e rëndësishme sepse ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe në mundësitë e ardhshme të të rinjve në Kosovë.

“Sa përfiton rinia e Kosovës nga integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një temë shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh se të rinjtë tashmë janë të fokusuar të dalin jashtë, të studiojnë jashtë vendit apo të krijojnë vende pune, duke pasur parasysh kushtet që ofrojnë vendet e Bashkimit Evropian. Zakonisht, kur e mendojmë, duket si çështje më shumë politike, por për ne të rinjtë është një çështje që ndikon drejtpërdrejt në jetën tonë,” tha Mehmetaj.

Edhe Prof. Dr. Gëzim Qerimi theksoi se të rinjtë në Kosovë duan mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë Bashkimin Evropian.

“Rinia e Kosovës dëshiron të konkurrojë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Berlin, Paris, Londër, Romë, Amsterdam e kudo tjetër,” tha Qerimi.

Diskutimi vuri në pah edhe partneritetin mes BE-së në Kosovë dhe Universitetit të Prishtinës, i cili pritet të vazhdojë përmes aktiviteteve të ardhshme, përfshirë Universitetin Veror, që ka për fokus mbështetjen e të rinjve dhe arsimit.

Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe donatori më i madh, me më shumë se 3.7 miliardë euro të investuara që nga viti 1999, Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë të rinjtë dhe arsimin përmes mundësive për mësim, shkëmbim dhe zhvillim. /Telegrafi/

You Might Also Like

LSH: Për dy vjet, VLEN realizoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, ndërsa degradoi shqiptarët
I çmenduri shpalli luftë në Gazimestan, të mençurit këputën telat gjemborë
Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet
Nikollovski: Rruga Prilep–Manastir do ta shkurtojë udhëtimin drejt Athinës
Kërcënuan dhe morën peng klienten si dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

You Might Also Like

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar
TOP Momenti

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar

June 28, 2026
Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

June 28, 2026
Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së
TOP Momenti

Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së

June 28, 2026
Vapa përfshin vendin, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët
TOP Momenti

Vapa përfshin vendin, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?