By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kërcënuan dhe morën peng klienten si dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kërcënuan dhe morën peng klienten si dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë
TOP Momenti

Kërcënuan dhe morën peng klienten si dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

Momenti
Published: June 28, 2026

Dy pronarë të një dyqani elektro-shtëpiakesh, në zonën e ish-Doganës, kanë mbyllur dhe dhunuar fizikisht në biznesin e tyre klienten.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se në dyqanin e tyre në zonën e ish-Doganës, kanë kërcënuar dhe i kanë hequr lirinë një kliente.

Your browser does not support the video tag.

U desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për normalizimin e situates. Ndër të tjera dyshohet se 41-vjeçarja goditi një punonjës policie duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta”- njofton policia.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë në pranga u vu edhe një 22-vjeçar, pasi u prezantua si punonjës policie me dokument të dyshuar të falsifikuar si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak, një sasi e konsiderueshme parash dhe sende me simbolet e Policisë së Shtetit.

“Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 22 vjeç, pasi gjatë ndalimit të automjetit me të cilin lëvizte, u prezantua si punonjës policie, duke paraqitur një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit. Gjatë kontrollit të banesës së tij iu dhe u sekuestrua fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe 2 medalione me mbishkrimin “Albanian State Police””, njoftojnë blutë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet./rtsh.al/

You Might Also Like

Kasami: Për 24 muaj kemi realizuar atë që u premtua për 24 vjet, ndryshimi nuk kthehet prapa
LSH: Për dy vjet, VLEN realizoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, ndërsa degradoi shqiptarët
I çmenduri shpalli luftë në Gazimestan, të mençurit këputën telat gjemborë
Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet
Nikollovski: Rruga Prilep–Manastir do ta shkurtojë udhëtimin drejt Athinës

You Might Also Like

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar
TOP Momenti

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar

June 28, 2026
Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

June 28, 2026
Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së
TOP Momenti

Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së

June 28, 2026
Vapa përfshin vendin, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët
TOP Momenti

Vapa përfshin vendin, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?