By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Studentët e gazetarisë trajnohen nga Telegrafi për etikën në gazetari, raportimin lokal, fotografinë dhe video-storie
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Studentët e gazetarisë trajnohen nga Telegrafi për etikën në gazetari, raportimin lokal, fotografinë dhe video-storie
TOP Momenti

Studentët e gazetarisë trajnohen nga Telegrafi për etikën në gazetari, raportimin lokal, fotografinë dhe video-storie

Momenti
Published: June 23, 2026

Me temën “Gazetaria dhe informimi në epokën digjitale”, Telegrafi.com me mbështetjen e #SustainMedia Programme, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, implementuar nga GIZ dhe DW Akademie ka organizuar një trajnim njëditor për studentë të gazetarisë, gazetarë të rinj dhe studentë të profileve të tjera, ku u diskutua për gazetarinë në kohën e transformimeve digjitale.

Trajnimi është mbajtur të premten, më 19 qershor 2026.

Your browser does not support the video tag.

Në këtë trajnim, redaktorja përgjegjëse, Besnike Salihu ligjëroi mbi etikën në gazetari dhe verifikimin e informacionit, duke vënë theksin te parimet themelore të gazetarisë profesionale.

Besnike Salihu, redaktore përgjegjëse në Telegrafi.comFoto: Ridvan Slivova

Your browser does not support the video tag.

“Ishte kënaqësi ligjërimi para studentëve për parimet bazë të gazetarisë dhe ndarja e përvojës rreth 20-vjeçare në gazetarinë online. Për të qenë një gazetari profesionale dhe e besueshme duhet të bazohet në etikë, verifikim dhe përgjegjësi ndaj publikut”, tha Salihu.

Ajo theksoi se gazetaria luan një rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve dhe forcimin e demokracisë, duke shtuar se respektimi i standardeve profesionale mbetet thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë së medias.

Ndërkaq, redaktori i Lajmeve Lokale në Telegrafi.com, Driton Gajraku ligjëroi në modulin “Si të raportojmë për ngjarjet lokale”, ku foli për rëndësinë e raportimit nga terreni dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në komunitet.

Driton Gajraku, redaktor i Lajmeve LokaleFoto: Ridvan Slivova

“Lajmet lokale ndikojnë drejtpërdrejt në komunitet, nxisin reagim institucional dhe ndërtojnë besueshmëri të qëndrueshme te publiku”, tha Gajraku.

Ai theksoi se temat lokale nuk duhet të trajtohen si dytësore, pasi ato përfaqësojnë zërin e qytetarëve dhe shërbejnë si mekanizëm i rëndësishëm për llogaridhënie publike.

Gjatë prezantimit, ai shpjegoi kriteret për identifikimin e një teme lokale, duke veçuar interesin publik, ekzistencën e një problemi të pazgjidhur dhe potencialin për raportim të vazhdueshëm.

Studentët gjatë trajnimitFoto: Ridvan Slivova

Po ashtu, Gajraku foli për burimet kryesore të informacionit për një gazetar lokal, si qytetarët, institucionet, puna në terren dhe dokumentet publike, duke paralajmëruar për rreziqet e publikimit të lajmeve pa kontekst, mungesës së qëndrimit të palës tjetër dhe sensacionalizmit.

Përmes motos “Një temë, 10 lajme”, ai prezantoi edhe një studim rasti mbi çështjen e Çakorrit, duke treguar se si një temë lokale mund të shndërrohet në një agjendë afatgjatë mediale me ndikim të gjerë shoqëror.

Në kuadër të trajnimit, fotoreporteri Ridvan Slivova ligjëroi për bazat e fotografisë në media, duke trajtuar tema si fokusi, kompozicioni, kuadri dhe ndriçimi.

Ridvan Slivova, fotoreporterFoto: Korab Basha

Përmes shembujve konkretë, ai analizoi rëndësinë e elementeve vizuale në ndërtimin e një rrëfimi të fuqishëm gazetaresk dhe mënyrën se si fotografia kontribuon në pasqyrimin profesional të ngjarjeve.

Ndërkohë, menaxheri i produksionit në Telegrafi.com, Korab Basha, mbajti një sesion kushtuar video-storieve, një nga formatet më të rëndësishme të përmbajtjes në epokën digjitale.

“Së fundmi pata mundësinë të mbaj një trajnim me studentë të gazetarisë dhe komunikimit, ku diskutuam një nga formatet më të rëndësishme të konsumit të përmbajtjes sot – video-storie”, tha Basha.

Korab Basha, menaxheri i produksionit në Telegrafi.comFoto: Ridvan Slivova

Ai shpjegoi procesin e krijimit të një video-story, duke nisur nga identifikimi i historisë dhe mesazhit kryesor, struktura e rrëfimit, deri te realizimi teknik dhe publikimi në platformat digjitale.

“Një video-storie e suksesshme nuk fillon me kamerën, por me historinë”, u shpreh ai.

Gjatë ligjëratës, Basha prezantoi edhe formatet më të përdorura për publikimin e videove në platforma të ndryshme.

Studentët gjatë trajnimitFoto: Ridvan Slivova

Në aspektin teknik, studentët u njohën me rëndësinë e kompozicionit të kuadrit, ndriçimit, cilësisë së zërit dhe përdorimit të planeve të ndryshme filmike.

“Një video e mirë nuk është vetëm ajo që duket bukur, por ajo që arrin ta mbajë shikuesin të angazhuar deri në fund”, përfundoi Basha.

Ndryshe, në përfundim të trajnimit, secili nga studentët pjesëmarrës u pajis me certifikatë pjesëmarrjeje.

Ky trajnim është organizuar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, implementuar nga GIZ dhe DW Akademie.


You Might Also Like

Thirrje që nxisnin urrejtje, Policia shoqëron 37 persona gjatë Vidovdanit
Digjet një automjet në Qendër të Shkupit
Natasha Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade
Kafshohet nga nepërka, turistja nga Zelanda tregon si luftoi për mbijetesë në Valbonë
Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës

You Might Also Like

Të hënën temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë, apelohet për kujdes
TOP Momenti

Të hënën temperaturat në Kosovë deri në 38 gradë, apelohet për kujdes

June 28, 2026
Bekim Sali: Kemi realizuar për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite
TOP Momenti

Bekim Sali: Kemi realizuar për 24 muaj atë që nuk është bërë për 24 vite

June 28, 2026
Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët
TOP Momenti

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët

June 28, 2026
Maqedoni, tetë zjarre në hapësira të hapura, tre prej tyre aktive
TOP Momenti

Maqedoni, tetë zjarre në hapësira të hapura, tre prej tyre aktive

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?