By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Apeli shqyrton rastin e vrasjes së argjentinases, Prokuroria kërkon dënim më të ashpër për Endrit Nikën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Apeli shqyrton rastin e vrasjes së argjentinases, Prokuroria kërkon dënim më të ashpër për Endrit Nikën
Lajme

Apeli shqyrton rastin e vrasjes së argjentinases, Prokuroria kërkon dënim më të ashpër për Endrit Nikën

Momenti
Published: June 22, 2026

Në Gjykatën e Apelit është shqyrtuar të hënën çështja penale ndaj Endrit Nikës, i cili është dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e shtetases argjentinase M.K-U., në një hotel në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar ashpërsimin e dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore, ndërsa përfaqësuesi i familjes së viktimës, avokati Betim Shala, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Nikën.

Siç raporton ‘Betimi për Drejtësi’, nga ana tjetër, mbrojtja e të akuzuarit, e përfaqësuar nga avokati Tomë Gashi, ka kërkuar rrëzimin e aktgjykimit, duke pretenduar se ai është marrë me shkelje të dispozitave ligjore dhe mbi bazën e një vlerësimi të gabuar të provave.

Your browser does not support the video tag.

Gashi argumentoi se vdekja e argjentinases nuk është shkaktuar nga klienti i tij, por nga kushtet e pasigurta të objektit ku ndodhi ngjarja. Sipas tij, përgjegjësia duhet t’i atribuohet pronarit të hotelit, pasi dritarja me gjithë kornizë ishte shkëputur për shkak të lëshimeve në ndërtim.

Avokati tha se ka dorëzuar edhe një ekspertizë shtesë të përpiluar nga një inxhinier ndërtimor, si dhe kallëzim penal ndaj pronarit të objektit dhe menaxherit të tij për disa vepra penale.

Mbrojtja ngriti gjithashtu pretendime për parregullsi procedurale gjatë gjykimit, duke përmendur mungesën e përkthyesit në një fazë të procedurës, përjashtimin e publikut nga një seancë dhe mungesën e disa incizimeve të rëndësishme nga kamerat e sigurisë.

Sipas avokatit Gashi, aktgjykimi është bazuar në një super-ekspertizë të kryer një vit e gjysmë pas ngjarjes, ndërsa gjendja e dritares në atë kohë nuk ka qenë e njëjtë me atë të momentit kur ndodhi rasti.

Ndërkohë, Prokuroria e Apelit ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Themelore dhe të palës së dëmtuar, duke kërkuar një dënim më të rëndë për Nikën dhe refuzimin e ankesës së mbrojtjes.

Sipas aktakuzës, Nika akuzohet se pas një konflikti me të dashurën e tij, e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas, gjatë përleshjes në dhomën e hotelit, e kishte hedhur nga dritarja e katit të gjashtë, duke i shkaktuar lëndime fatale.

source

You Might Also Like

Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë

LEXO GJITHASHTU

Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
TOP Momenti
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
TOP Momenti
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
TOP Momenti
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
TOP Momenti
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
TOP Momenti

You Might Also Like

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
Lajme

Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?