By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Shqiptarët e Shqipërisë e duan BE-në më shumë se ata të Kosovës, serbët në fund të “pusit”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Shqiptarët e Shqipërisë e duan BE-në më shumë se ata të Kosovës, serbët në fund të “pusit”
TOP Momenti

​Shqiptarët e Shqipërisë e duan BE-në më shumë se ata të Kosovës, serbët në fund të “pusit”

Momenti
Published: June 22, 2026

Kosovarët nuk janë qytetarët më proevropianë të Ballkanit.

Këtë status e kanë “vëllezërit” e tyre nga Shqipëria.

Your browser does not support the video tag.

Serbët, ndërkaq, mbesin në fund për sa i përket nivelit të përkrahjes për integrimin në Bashkimin Evropian.

Sipas një njoftimi që ka lëshuar Komisioni Evropian del se 92 për qind e qytetarëve të Shqipërisë mbështesin anëtarësimin në BE, duke e bërë shtetin e tyre vendin më proevropian në rajon. Pas saj renditet Kosova me 83 për qind.

Your browser does not support the video tag.

Në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, mbështetja për integrimin evropian mbetet mbi 60 për qind, ndërsa Serbia shënon nivelin më të ulët me vetëm 31 për qind, njofton KosovaPress.

Komisioni Evropian thekson se qytetarët në vendet partnere të zgjerimit vazhdojnë të shohin anëtarësimin në BE si një investim për të ardhmen, duke e lidhur atë me “forcimin e paqes dhe sigurisë, mundësi më të mëdha ekonomike dhe perspektiva më të mira për brezat e rinj”.

Anketa përfshin edhe vendet e Partneritetit Lindor, ku mbështetja për anëtarësimin në BE arrin në 71 për qind në Gjeorgji, 65 për qind në Ukrainë dhe 58 për qind në Moldavi.

Ndërkaq, në Turqi, 46 për qind e qytetarëve shprehen në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian vlerëson se zgjerimi mbetet një investim strategjik për të ardhmen e BE-së dhe se mbështetja e vazhdueshme e qytetarëve në vendet aspirante dëshmon rëndësinë e procesit të integrimit evropian.

You Might Also Like

“Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp”, detaje nga vdekja e 25 vjeçarit në Prizren
LSH: Në Tetovën me 90% shqiptarë janë rikthyer emrat jugosllav e komunist, të cilët nuk i përdor më as Serbia
Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës
Prokuroria Speciale nuk mund t’i verifikojë të akuzuarit për krime lufte, njëri rezulton i vdekur para aktakuzës për Reçakun
Koçoska: Punësimet duhet të jenë në përputhje me buxhetin, jo të gjitha kërkesat mund të miratohen

You Might Also Like

Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
TOP Momenti

Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore

June 22, 2026
PZAP refuzon kandidatët e PDK-së për rinumërim, Haxhiu e Kryeziu do t’i drejtohen Supremes
TOP Momenti

PZAP refuzon kandidatët e PDK-së për rinumërim, Haxhiu e Kryeziu do t’i drejtohen Supremes

June 22, 2026
Arrestohet në Ferizaj një person i kërkuar nga gjykata me 4 vite burgim
TOP Momenti

Arrestohet në Ferizaj një person i kërkuar nga gjykata me 4 vite burgim

June 22, 2026
Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën
TOP Momenti

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

June 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?