By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Koçoska: Punësimet duhet të jenë në përputhje me buxhetin, jo të gjitha kërkesat mund të miratohen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Koçoska: Punësimet duhet të jenë në përputhje me buxhetin, jo të gjitha kërkesat mund të miratohen
TOP Momenti

Koçoska: Punësimet duhet të jenë në përputhje me buxhetin, jo të gjitha kërkesat mund të miratohen

Momenti
Published: June 22, 2026

As Ministria e Financave nuk jep shpresa se do të gjendet një zgjidhje për 50 ish-të punësuarit në Klinikën e Fëmijëve, të cilët prej muajsh janë lënë në mëshirë të fatit dhe presin një sinjal pozitiv nga institucionet kompetente, pasi kontratat e tyre nuk janë vazhduar. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, e arsyetoi mendimin negativ për vazhdimin e kontratave me kufizimet buxhetore dhe obligimet financiare të krijuara nga punësimet e mëparshme në institucion.

“Ministria e Financave në periudhën e kaluar ka dhënë pëlqime në përputhje me mjetet që kanë qenë në dispozicion për secilin institucion. Megjithatë, është e qartë se edhe këtë herë nuk janë paraqitur të dhënat siç duhet. Vitin e kaluar, kur janë kërkuar pëlqime për kontrata në vepër, në të njëjtën kohë është dhënë pëlqim për punësim me afat të pacaktuar për 38 persona. Për këtë është biseduar me drejtorin dhe i është bërë e ditur se vitin pasues efekti fiskal i këtyre 38 punësimeve do të jetë më i madh dhe, mbi këtë bazë, buxheti duhet të harmonizohet me obligimet e reja”, deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska
Koçoska shtoi pëlqimet për punësim nuk kanë të bëjnë me mjekët dhe infermierët, por kryesisht me personelin teknik, duke theksuar se këto vendime duhet të jenë në përputhje me mundësitë buxhetore.

Your browser does not support the video tag.

“Duhet patjetër të theksoj se kur bëhet fjalë për pëlqimet për punësim, nuk bëhet fjalë për punësimin e mjekëve dhe infermierëve. Nëse e pyesni drejtorin, le t’i paraqesë pëlqimet dhe të shohim nëse deri më tani Ministria e Financave ka refuzuar ndonjë kërkesë për mjek apo infermierë. Sa i përket personelit teknik, duhet të harmonizohet me mjetet financiare që kemi në dispozicion. Nuk mund të pajtohem me pretendimet se nuk kemi dhënë mbështetje, kur janë miratuar 38 pëlqime për punësim me afat të pacaktuar dhe janë punësuar më shumë se 65 persona, qoftë me afat të pacaktuar apo me kontratë. Nuk mund të japim pëlqime vetëm për një klinikë, sepse bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm punësimesh brenda një viti, ndërsa njëkohësisht duhet të kujdesemi edhe për klinikat e tjera”, deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska

Ish të punësuarit reaguan pas deklaratës së ministres së financave të cilët thonë se nuk është e drejtë që faji vazhdimisht të bartet nga një institucion te tjetri, ndërsa askush konkretisht të mos marrë përgjegjësi dhe të mos ofrojë zgjidhje. Shtojnë se nuk janë ata që marrim vendime për punësime, kontrata apo pagesa, por janë njerëzit që çdo ditë kanë shkuar në punë, kanë kryer detyrat dhe kanë siguruar funksionimin normal të institucionit.

Your browser does not support the video tag.

“Në vend që secili të tregojë me gisht drejt tjetrit, presim që të gjitha institucionet kompetente të ulen në një tryezë dhe më në fund të gjejnë zgjidhje. Punëtorët nuk duhet të jenë viktima të lëshimeve administrative, keqkuptimeve ndërinstitucionale apo përplasjeve politike”, thonë ish të punësuarit./Alsat/

You Might Also Like

ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive
Rama: Kërkesat e protestuesve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit” në Shqipëri
Rama dy orë diskutime me Macronin në Elysse, dalin detajet e diskutimeve
Taravari: Me ndonjë marrëveshje të ri mund të bëhemi pjesë e qeverisë
Dardan Gashi: Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK

You Might Also Like

Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, doli i rremë
TOP Momenti

Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, doli i rremë

June 22, 2026
Kthimi i emrave të vjetër të rrugëve, BDI-ja i jep ultimatum Komunës së Tetovës
TOP Momenti

Kthimi i emrave të vjetër të rrugëve, BDI-ja i jep ultimatum Komunës së Tetovës

June 22, 2026
“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës
TOP Momenti

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës

June 22, 2026
Sali: VLEN është gati, por është kundër zgjedhjeve të parakohshme që ato të mbahen me çdo kusht
TOP Momenti

Sali: VLEN është gati, por është kundër zgjedhjeve të parakohshme që ato të mbahen me çdo kusht

June 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?