By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas përplasjeve në Aeroportin e Vlorës, Pacolli kërkon hetim urgjent nga SPAK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas përplasjeve në Aeroportin e Vlorës, Pacolli kërkon hetim urgjent nga SPAK
TOP Momenti

Pas përplasjeve në Aeroportin e Vlorës, Pacolli kërkon hetim urgjent nga SPAK

Momenti
Published: June 22, 2026

Pas përplasjeve të raportuara në Aeroportin e Vlorës mes punonjësve të kompanisë së biznesmenit Behgjet Pacolli dhe një firme sigurie, ka reaguar vetë Pacolli me një deklaratë të gjatë publike, ku ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK).

Në reagimin e tij, Pacolli ka theksuar se qytetarët duhet të informohen për atë që ai e quan “e vërteta reale” mbi situatën në Aeroportin e Vlorës, duke pretenduar se janë kryer veprime të rënda dhe të paligjshme ndaj projektit.

Your browser does not support the video tag.

“Të dashur qytetarë, të dashur vlonjatë, ju, qytetarë të nderuar, keni të drejtën të informoheni mbi të vërtetën. Fatkeqësisht, ende nuk jeni njohur me gjendjen reale në Aeroportin e Vlorës. Për këtë arsye, i bëj thirrje urgjente SPAK-ut të nisë menjëherë hetime të plota mbi këtë skandal të rëndë, të krijuar dhe ushqyer nga individë që kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke cenuar rëndë shtetin e së drejtës dhe sistemin juridik të Republikës së Shqipërisë. Koha për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë është tani”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka pretenduar se për një periudhë të gjatë ka pasur bllokime dhe ndërhyrje të paligjshme në projektin e aeroportit, duke përmendur edhe dëme materiale të konsiderueshme.

Your browser does not support the video tag.

“Pas muajsh të tërë bllokade të paligjshme dhe uzurpimi të Terminalit të Vlorës nga grupe kriminale, sot MABCO dhe nënkontraktorët tanë kanë mundur të rikthehen në vendet e tyre të punës. Në këto momente po kryhet verifikimi dhe evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga vandalizmi, vjedhjet dhe shkatërrimet e ndodhura gjatë kësaj periudhe. Dëmet e konstatuara përfshijnë si inventarin e çmuar, të projektuar, porositur, prodhuar dhe instaluar posaçërisht për funksionimin e aeroportit, ashtu edhe instrumentet, pajisjet dhe mjetet e punës që përbëjnë pronë private të kompanive nënkontraktuese”, ka deklaruar Pacolli.

Përplasje në Aeroportin e Vlorës mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe një firme sigurie

Pacolli ka vazhduar akuzat duke thënë se situata ka zgjatur për muaj të tërë dhe se është shoqëruar me veprime të rënda ndaj pronës dhe rendit ligjor.

“Për më shumë se dhjetë muaj, këto grupe kriminale kanë vepruar në kundërshtim flagrant me ligjin, me metoda të papranueshme dhe çnjerëzore, duke cenuar jo vetëm pronën private, por edhe rendin juridik dhe sigurinë e investimeve. Më shqetësues është fakti se veprimtaria e tyre dyshohet se është mbështetur ose toleruar nga individë që fshihen pas petkut institucional, ndërsa në raste të caktuara kanë tentuar të ndikojnë edhe procese gjyqësore, duke sfiduar hapur sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, ai ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur nga SPAK, si dhe marrjen e masave për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Sot, në emër të ligjit, të drejtësisë dhe të besimit që qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të kenë tek institucionet e shtetit, i bëj thirrje publike SPAK që të nisë menjëherë një hetim të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës për të gjitha ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë kësaj periudhe, pa asnjë dallim dhe pa asnjë mbrojtje për askënd, pavarësisht pozitës, ndikimit apo lidhjeve që mund të ketë”, tha Pacolli.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve për përplasje në Aeroportin e Vlorës, ku sipas Telegrafit, ka pasur tensione mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe një firme sigurie gjatë zhvillimeve rreth projektit.

Në deklaratën e tij, Pacolli ka theksuar se kompania dhe nënkontraktorët e tij do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat ligjore dhe investimin në projekt. /Telegrafi/

You Might Also Like

Prokuroria për të dyshuarit në skandalin në FFM: Të gjithë janë nën masa sigurie, nuk ka të arratisur
PZAP refuzoi ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin e ankesave në Supreme para shpalljes së rezultateve
5-vjeçari Tian Rahimi zhdukuet në lumin Reuss në Zvicër, familja bën thirrje për ndihmë
Gashi nesër në Sofje në takim me homologen bullgare: Qëndrimet tona për ndryshimet kushtetuese janë të qarta
Afër 3 mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj një shtetasi shqiptar, dyshohet se tentoi të fusë mbi gjysmë kilogrami kokainë në Kosovë
TOP Momenti

Aktakuzë ndaj një shtetasi shqiptar, dyshohet se tentoi të fusë mbi gjysmë kilogrami kokainë në Kosovë

June 22, 2026
Deri në fund të javës do të dihet epilogu i bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë
TOP Momenti

Deri në fund të javës do të dihet epilogu i bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë

June 22, 2026
Lirohen çmimet e karburanteve në Maqedoni – dizeli për 7 denarë më i lirë, benzina për 4 denarë
TOP Momenti

Lirohen çmimet e karburanteve në Maqedoni – dizeli për 7 denarë më i lirë, benzina për 4 denarë

June 22, 2026
PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërim të votave
TOP Momenti

PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërim të votave

June 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?