By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aktakuzë ndaj një shtetasi shqiptar, dyshohet se tentoi të fusë mbi gjysmë kilogrami kokainë në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aktakuzë ndaj një shtetasi shqiptar, dyshohet se tentoi të fusë mbi gjysmë kilogrami kokainë në Kosovë
TOP Momenti

Aktakuzë ndaj një shtetasi shqiptar, dyshohet se tentoi të fusë mbi gjysmë kilogrami kokainë në Kosovë

Momenti
Published: June 22, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit dhe akuzohet për veprën penale të paraparë në nenin 267, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktakuzës, më 30 tetor 2025, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, Z.D. dyshohet se ka transportuar pa autorizim substanca të shpallura me ligj si narkotikë. Ai kishte marrë me qira një automjet në Tiranë dhe ishte nisur në drejtim të Republikës së Kosovës.

Gjatë hyrjes në Kosovë, automjeti i tij është ndaluar për kontroll nga autoritetet kompetente në pikën kufitare të Vërmicës. Gjatë kontrollit të automjetit, nën ulësen e shoferit është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme prej 575.71 gramësh.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të të pandehurit është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 0.35 gramësh.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet në përputhje me ligjin. /Telegrafi/

You Might Also Like

Bullgaria denoncoi Maqedoninë e Veriut në Këshillin e Evropës për djegien e automjeteve diplomatike
Prokuroria për të dyshuarit në skandalin në FFM: Të gjithë janë nën masa sigurie, nuk ka të arratisur
PZAP refuzoi ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin e ankesave në Supreme para shpalljes së rezultateve
5-vjeçari Tian Rahimi zhdukuet në lumin Reuss në Zvicër, familja bën thirrje për ndihmë
Gashi nesër në Sofje në takim me homologen bullgare: Qëndrimet tona për ndryshimet kushtetuese janë të qarta

You Might Also Like

Afër 3 mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit
TOP Momenti

Afër 3 mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit

June 22, 2026
Deri në fund të javës do të dihet epilogu i bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë
TOP Momenti

Deri në fund të javës do të dihet epilogu i bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë

June 22, 2026
Lirohen çmimet e karburanteve në Maqedoni – dizeli për 7 denarë më i lirë, benzina për 4 denarë
TOP Momenti

Lirohen çmimet e karburanteve në Maqedoni – dizeli për 7 denarë më i lirë, benzina për 4 denarë

June 22, 2026
PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërim të votave
TOP Momenti

PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërim të votave

June 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?