By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sekuestrohet arsenal armësh në tri lokacione në veri të Mitrovicës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sekuestrohet arsenal armësh në tri lokacione në veri të Mitrovicës
TOP Momenti

Sekuestrohet arsenal armësh në tri lokacione në veri të Mitrovicës

Momenti
Published: June 22, 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, në vazhdën e pranimit të informatave nga qytetarët, më datë 21.06.2026 ka pranuar informacione se në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut mund të ketë armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Si rezultat, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme.

Your browser does not support the video tag.

Sipas njoftimit për media thuhet se në rastin e parë, më datë 21.06.2026, pas pranimit të informatës për mjete ilegale, njësitë policore kanë kryer kontroll në fshatin Presek, Zubin Potok, në një objekt (shtallë për ushqimin e bagëtive), ku kanë gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë M48; 5 karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm; 151 fishekë të kalibrit 7.62 mm; Pjesë të uniformës e kamufluar; Bateri ndriçuese.

Ndërkaq, siç thuhet në raport në rastin e dytë me datë 21.06.2026, rreth orës 15:15, pas pranimit të informatës për mjete ilegale, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë kryer kontroll në një objekt (shtallë për ushqimin e bagëtive) në fshatin Presek, Zubin Potok, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 pushkë M48; 74 fishekë të së njëjtës armë; 254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm.

Po ashtu në njoftim thuhet se në rastin e tretë më datë 21.06.2026, rreth orës 19:00, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt të pabanuar në fshatin Qeçevë, Zubin Potok, pasi ishte pranuar informacion se në atë lokacion mund të gjendeshin armë dhe mjete të tjera ilegale.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë M48 me bajonetë; 11 fishekë të së njëjtës armë;

33 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm; dy makina (mjete pune) për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë; rreth 200 gramë barut; rreth 2 kilogramë sfera (thërrmija metalike) për mbushjen e fishekëve të armëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin emergjent 192. /Telegrafi/

You Might Also Like

28 vatra në 24 orët e fundit në Shqipëri, 4 ende aktive
Mbi 5 mijë kandidatë aplikuan për Provimin e Maturës, 4,967 aplikime u aprovuan
KGJK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra
Të paktën 12 persona të vdekur nga zjarret në Algjeri
Ndërron jetë edhe një pacientë nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej gjashtë raste të vdekjeve

LEXO GJITHASHTU

Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima
Alarm në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor: 232 raste dhe 19 viktima
Lajme
Kosova renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të internetit për TV e video online në Ballkan
Kosova renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të internetit për TV e video online në Ballkan
Lajme
E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh
E konfirmon Gjykata Themelore: Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh
Lajme
Rriten aksidentet rrugore me 10% në janar në Shqipëri-korrik, shkak kryesor pakujdesia e shoferëve
Rriten aksidentet rrugore me 10% në janar në Shqipëri-korrik, shkak kryesor pakujdesia e shoferëve
Lajme
Bill Gates ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Humbjet masive të vendeve të punës janë të pashmangshme
Bill Gates ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Humbjet masive të vendeve të punës janë të pashmangshme
Lajme

You Might Also Like

Emisioni “Mesditë” 27.08.2026
TOP Momenti

Emisioni “Mesditë” 27.08.2026

August 27, 2026
Përmbytjet në Nepal: Të paktën 273 të vdekur dhe mbi 1,300 persona të zhdukur
TOP Momenti

Përmbytjet në Nepal: Të paktën 273 të vdekur dhe mbi 1,300 persona të zhdukur

August 27, 2026
PDK-ja dorëzon sot kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
TOP Momenti

PDK-ja dorëzon sot kallëzim penal ndaj Avni Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

August 27, 2026
NPK “Sharri”: Ndalohet përdorimi i ujit për pije në Poroj, Xhepçisht dhe Reçicë
TOP Momenti

NPK “Sharri”: Ndalohet përdorimi i ujit për pije në Poroj, Xhepçisht dhe Reçicë

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?