By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bisedimet ShBA–Iran në Zvicër, përfundon raundi i parë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bisedimet ShBA–Iran në Zvicër, përfundon raundi i parë
Lajme

Bisedimet ShBA–Iran në Zvicër, përfundon raundi i parë

Momenti
Published: June 22, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, i mbajtur në Burgenstock të Zvicrës, ka përfunduar pas rreth një ore e 20 minutash.

Pas përfundimit të takimit, delegacionet e të dy vendeve janë tërhequr për konsultime të brendshme, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi rezultatet konkrete të diskutimeve, raporton Anadolu.

Para fillimit të bisedimeve, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje diplomatike, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë delegacionit amerikan mandat të plotë për të trajtuar çështjet që prekin Lindjen e Mesme.

Your browser does not support the video tag.

“Presidenti Trump na ka autorizuar të gjejmë një zgjidhje diplomatike për një numër çështjesh”, deklaroi Vance, duke shtuar se këto negociata mund të hapin rrugën për një transformim të marrëdhënieve në rajon.

Ai e cilësoi Iranin si një faktor destabilizues në Lindjen e Mesme, por theksoi se gjatë orëve të fundit është shënuar përparim i rëndësishëm në kontaktet diplomatike mes palëve.

Your browser does not support the video tag.

Në të njëjtën linjë, Vance u shpreh se administrata amerikane synon të promovojë një armëpushim më të gjerë rajonal, duke përfshirë edhe ruajtjen e armëpushimit në Liban.

Nga ana tjetër, delegacioni iranian nuk ka dhënë deklarata pas përfundimit të takimit. Teherani ka përsëritur më herët se çdo marrëveshje me SHBA-në lidhet ngushtë me ruajtjen e paqes në Liban dhe respektimin e armëpushimit nga Izraeli.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghai, kishte deklaruar më herët se situata në Liban do të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve, ndërsa në tryezë pritet të jenë edhe çështjet që lidhen me asetet iraniane dhe eksportet e naftës.

Ndërkohë, agjencia Fars ka raportuar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për lundrimin e anijeve, duke cituar një burim ushtarak iranian.

Në lidhje me zhvillimet, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka shprehur shpresën se bisedimet do të çojnë drejt një marrëveshjeje që do të kontribuojë në paqe, progres dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

source

You Might Also Like

Renault Megane E-Tech Electric e re vjen me më shumë karakter, performancë dhe teknologji
Defekt në gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në Podujevë
Aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se planifikoi vrasjen e një tjetër
Danimarka miraton pjesëmarrjen në misionin shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit
Qeveria serbe blen media për të shtrirë propagandën në Evropë përmes Telekomit të Serbisë

You Might Also Like

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për studentët
Lajme

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për studentët

June 25, 2026
Rexha: Kryetari i Gjilanit duhet të distancohet nga sulmi ndaj ekipit të TV Dukagjinit
Lajme

Rexha: Kryetari i Gjilanit duhet të distancohet nga sulmi ndaj ekipit të TV Dukagjinit

June 25, 2026
Zeneli: Komuna e Gjilanit duhet të ketë një distancim nga sulmi ndaj ekipit të TV Dukagjinit
Lajme

Zeneli: Komuna e Gjilanit duhet të ketë një distancim nga sulmi ndaj ekipit të TV Dukagjinit

June 25, 2026
Qerkini për Specialen: Gjykata duhet të jetë më efikase, por aktgjykimi s’duhet të jetë i nxituar
Lajme

Qerkini për Specialen: Gjykata duhet të jetë më efikase, por aktgjykimi s’duhet të jetë i nxituar

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?