By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani njofton për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani njofton për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
TOP Momenti

Irani njofton për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Momenti
Published: June 20, 2026




Foto: Reuters



Bota
June 20, 2026 – 19:20


Your browser does not support the video tag.

Komanda e ushtrisë së Iranit tha se po mbyll Ngushticën e Hormuzit për kalim tregtar në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme izraelite në jug të Libanit.


Në deklaratën e 20 qershorit, të publikuar nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB, komanda qendrore Khatam al-Anbiya njoftoi se vendimi ishte marrë në përgjigje të “mungesës së vullnetit të mirë dhe shkeljes së marrëveshjes nga Shtetet e Bashkuara” në zbatimin e nenit të parë të memorandumit të mirëkuptimit SHBA-Iran, si dhe ndaj “shkeljes së vazhdueshme të armëpushimit në Libanin jugor nga Izraeli”.


Në deklaratë u përmend po ashtu prania e vazhdueshme të forcave izraelite në Libanin jugor, duke e përshkruar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si “hapin e parë” të përgjigjes së Iranit ndaj asaj që e cilësoi si “shkelje të marrëveshjes nga armiku”.


Komanda ushtarake paralajmëroi se masa të tjera për ta detyruar palën tjetër të përmbushë zotimet e saj do të vendosen në agjendë nëse vazhdon ajo që e quajti “agresion”.


Duke folur për Fox News, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se “nuk ka prova” që Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit si përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit në Liban.


“Deri tani nuk kemi asnjë provë se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur”, tha Vance, duke theksuar se trafiku detar dhe dërgesat e naftës po vazhdojnë.


Disa orë para këtij njoftimi, agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, publikoi një koment që i adresohej ministrit të Jashtëm Abbas Araqchi, në përgjigje të raportimeve se ai po udhëtonte drejt Zvicrës për t’u takuar me delegacionin amerikan. Duke pasur parasysh luftimet në Liban, në këtë artikull u tha se “takimi me [Steve] Witkoffin nuk është i justifikuar” dhe se Hormuzi “duhet të mbyllet”.


I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, raportohet se po udhëton drejt Zvicrës për t’u takuar me Araqchin, si pjesë e një procesi 60-ditor për të arritur një marrëveshje të përhershme që synon t’i japë fund luftës.


Vance tha se pret të udhëtojë edhe vetë në Zvicër për bisedimet. Nëse kjo ndodh, kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori Mohammad Baqer Qalibaf gjithashtu ka gjasa të shkojë në Zvicër.


Sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Libanit më 20 qershor – vetëm disa orë pasi u shpall armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut – lanë të paktën 10 të vdekur, ndërsa vazhdimi i luftimeve ka hedhur dyshime mbi armëpushimin e shpallur.


Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, është një grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo degën e tij politike. /REL


source

You Might Also Like

Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë
Tronditje e rëndë për Juventusin, Yildiz do të mungoj për tre muaj
​PDK e çon në Prokurori Speciale Kurtin me deputetët ministra
Bastisje në rrethinë të Strumicës, gjendet drogë – ndalohen dy persona
Kadrijaj Kurtit: Je shkelës i Kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues

LEXO GJITHASHTU

Dokumentet e Shehollit në aktakuzë, Maliqi: Prokuroria ka bazë t’i përdorë nëse kanë fakte që i akuzuari i ka marrë nga zyrtarë serbë
Dokumentet e Shehollit në aktakuzë, Maliqi: Prokuroria ka bazë t’i përdorë nëse kanë fakte që i akuzuari i ka marrë nga zyrtarë serbë
Lajme
Mbi 2 milionë robotë punojnë në fabrikat kineze
Mbi 2 milionë robotë punojnë në fabrikat kineze
Lajme
Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA
Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA
TOP Momenti
“Mendova që ishte mërgimtar” – ish-deputeti Berisha sqaron fotografinë me Fatmir Shehollin
“Mendova që ishte mërgimtar” – ish-deputeti Berisha sqaron fotografinë me Fatmir Shehollin
Lajme
Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet
Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet
Lajme

You Might Also Like

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
TOP Momenti

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura

August 26, 2026
Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
TOP Momenti

Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

August 26, 2026
Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar
TOP Momenti

Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar

August 26, 2026
​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot
TOP Momenti

​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?