By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje
TOP Momenti

Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje

Momenti
Published: June 20, 2026

Kanali për vaditje ekziston, por sipas bujqve të disa fshatrave të Pollogut, kanali i ri ka devijuar rrjedhën tradicionale, e si pasojë uji nuk mund të ngjitet lart, pasi niveli i kanalit është rreth dy metra nën tokën që duhet të ujitet.

“Tani ndodhem te kanali, ku që kur mbaj mend unë, gjyshi im, babai im, stërgjyshi im, kanë marrë ujë nga kjo pendë. A është logjike që në shekullin e 21-të, me një inxhinieri të tillë, të bëjnë një sistem dy metra nën tokë, ku nuk mund ta ngresh dot ujin? Aktualisht po na hapin një kanal të përkohshëm, njëfarë kanali aty, i cili mund të mbyllet që nesër ose pasnesër. 80% e tokave bujqësore në Sedllarcë, Bërvenicë, Reçicë, Pallçisht dhe Kamjan mbeten pa ujë”, tha një banor.

Your browser does not support the video tag.

Në shenjë protesta, ata bllokuan punimet për ndërtimin e Korridorit 8 në pjesën e Bogovinës, dhe kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Ujërave që të vijnë dhe të zgjidhin problemin e tyre.

“Ne duam ujë për vaditje. Kanë vendosur një pompë, por ajo është vetëm për një bujk tërë ditën, kurse ne vetëm sot duhet të vadisim njëzet persona. Ne mund të rrimë gjithë verës në këtë vijë, por zgjidhje nuk ka. Ne duam uji të na lëshohet jo me pompë, por para si ka qenë, para këtij kanalit të ri”, u shpreh një tjetër banor.

“Të vijë të hapë vrimën ku ka qenë, mos na lodhë andej-këndej, se shumë mirë e dinë se këtu ka qenë vendi. E ka çuar 200 metra më larg të na malltretojë si bujq. Tokat na i morën, tallen me ndjenjat tona dhe më pas kërkojnë… këtu të gjithë kanë paguar edhe tokat e të tjerëve që nuk janë ujitur për tërë natën, duhet vrima të hapet. Më shumë se 500 hektarë tokë duhet ujitur këtu me të mirë, kjo për sot bisedohet. Unë ju thashë ‘hajdeni e hapim vetë’, sepse mijëra euro kemi dhënë nga pranvera për tokat, kanali është këtu, ai shkon dhe e bën 200 metra më larg”, shtoi banori tjetër.

“Drejtorin e ujërave të Tetovës e kemi informuar, i kam treguar që shtatë vrima duhet të hapen. Në kohën e vaditjes nuk janë askund, a njerëzit kanë problem, duhet të ujitet, a nuk është problem kjo?! Vetëm tre kanale duhet të hapen, një orë punë, vetëm tre orë duhen”, u shpreh banori.

TV21 kontaktoi Drejtorinë për Menaxhim me Ujërat, nga ku premtuan se në bashkëpunim me “Bechtel & Enka”, brenda ditësh do të zgjidhet problemi i bujqve. Për problemin, të hënën pritet të mbahet mbledhje edhe në Ministrinë e Bujqësisë. /tv21

You Might Also Like

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar
​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot
Vritet një grua në Prizren, dyshohet se u ngufat nga bashkëshorti i saj

LEXO GJITHASHTU

Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet
Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet
Lajme
Kadrijaj-Kurtit: Patriot me bateria, shkelës i kushtetutuës, je në trenin e gabuar
Kadrijaj-Kurtit: Patriot me bateria, shkelës i kushtetutuës, je në trenin e gabuar
Lajme
Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike
Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike
Lajme
PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje
PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje
TOP Momenti
Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
TOP Momenti

You Might Also Like

Alvarez mungoi në stërvitjen e sotme te Atletico, raportohet se ka probleme me bark
TOP Momenti

Alvarez mungoi në stërvitjen e sotme te Atletico, raportohet se ka probleme me bark

August 26, 2026
​William Walker propozon Faton Bislimin për president të Kosovës
TOP Momenti

​William Walker propozon Faton Bislimin për president të Kosovës

August 26, 2026
Konjufca thotë se LVV i ka emrat për president, por nuk mund t’i bëjë publikë
TOP Momenti

Konjufca thotë se LVV i ka emrat për president, por nuk mund t’i bëjë publikë

August 26, 2026
​Konjufca për aktakuzën ndaj Shehollit: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin
TOP Momenti

​Konjufca për aktakuzën ndaj Shehollit: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?