By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Auditori kritikon KEK-un: Tregtimi i rrymës u menaxhua përmes një sistemi të pasigurt emaili
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Auditori kritikon KEK-un: Tregtimi i rrymës u menaxhua përmes një sistemi të pasigurt emaili
TOP Momenti

Auditori kritikon KEK-un: Tregtimi i rrymës u menaxhua përmes një sistemi të pasigurt emaili

Momenti
Published: June 20, 2026




Foto: Laura Hasani





Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të dhënat me gjetjet që i ka bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës 

Your browser does not support the video tag.


Sipas asaj që është publikuar në raportin që përfshin gjetjet për vitin 2025, thuhet se ndërmarrja nuk ka arritur të finalizojë përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, pavarësisht veprimeve të ndërmarra gjatë vitit 2025.

Your browser does not support the video tag.


“Në regjistër vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë pesë prona të transferuara te Infrakos në vlerë 7,867,541€, 11 parcela të identifikuara për fshirje në vlerë 866,223€, si dhe prona ‘Mali i pyllëzuar’ në Podujevë në vlerë 5,000,000€”.


“Po ashtu, prona në Prishtinë nuk është përditësuar sipas certifikatës së pronësisë, ndërsa ajo në Vasilevë është vetëm pjesërisht e regjistruar”.


“Gjithashtu, janë evidentuar mangësi në regjistrin e pasurive, përfshirë përshkrimet e paplota dhe parcelat e pabartuara nga proceset e shpronësimit”, thotë mes tjerash ZKA në raport, raporton Klankosova.tv.


Më tej, në raport theksohet se menaxhmenti gjatë vitit 2023 ka kryer rivlerësim vetëm për kategorinë e tokave, ndërsa kategoritë tjera të pasurive janë mbajtur sipas modelit të kostos fillestare.


Megjithatë, ZKA thotë se regjistri i pasurive përmban 472 pasuri me vlerë neto 7,744,723€ që nuk janë në përputhje me këtë model.


“Në regjistër janë 5,376 pasuri me vlerë fillestare, të rivlerësuar dhe vlerë neto zero, duke përfshirë objekte, rrugë, hekurudha, rrjete, largpërçues, pajisje dhe makineri”, thotë Auditori.


Për më tepër, ZKA thotë se ndërmarrja nuk kishte bërë trajtimin e plotë të rezultateve të komisionit të inventarizimit dhe nuk kishte bërë harmonizimin e plotë të rezultateve me shënimet kontabël, të cilat përfshijnë mos harmonizim të pasurive në vlerë 135,501€.


Ndërkaq, Auditori ka gjetur parregullsi edhe te çështja e garancioni bankar për një pjesë të konsumatorëve komercialë, gjë e cila thotë se nuk është aplikuar.


“Sipas Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, nenet 32 dhe 37 përcaktojnë natyrën kontraktuale të marrëdhënies së furnizimit në tregun e liberalizuar. Po ashtu, Ligji Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve garanton lirinë e kontraktimit ndërmjet palëve. Në përputhje me rregullat e ZRRE dhe kushtet e licencës së furnizuesit, aplikimi i garancionit bankar ose parapagimit përbën një mekanizëm të ligjshëm për menaxhimin e riskut kreditor dhe sigurimin e likuiditetit të furnizuesit”.


“Sipas kushteve kontraktuale të KEK, parapagimi ose garancioni bankar kërkohet për të mbuluar periudhën ndërmjet furnizimit me energji dhe pagesës së faturës nga konsumatori, si dhe për të kompensuar obligimet e papaguara në rast të ndërprerjes së kontratës”.


“Gjatë vitit 2025, ndërmarrja ka nënshkruar kontrata furnizimi me konsumatorë komercialë, me një numër që varion nga 128 deri në 166 kontrata. Megjithatë, në 32 raste nuk është aplikuar garancioni bankar apo parapagimi, pavarësisht se kjo kërkesë është e përcaktuar në kushtet kontraktuale si një masë për menaxhimin e riskut kreditor”, thuhet në gjetjet e Auditorit.


ZKA thotë se mosaplikimi i mekanizmave të sigurisë financiare, si garancioni bankar apo parapagimi, “rrit ekspozimin e ndërmarrjes ndaj rrezikut të mosarkëtimit të të hyrave dhe mund të ndikojë negativisht në likuiditetin e saj. Për më tepër, krijon trajtim jo të barabartë të konsumatorëve dhe dobëson zbatimin e kushteve kontraktuale të përcaktuara nga vetë ndërmarrja”.


Si rezultat, ZKA thotë se ndërmarrja është e ekspozuar ndaj riskut të shtuar kreditor për një pjesë të konsumatorëve komercialë, duke rrezikuar mospagesën e faturave dhe krijimin e llogarive të paarkëtueshme.


“Kjo ndikon në likuiditetin e ndërmarrjes dhe mund të çojë në humbje financiare në rast të mosinkasimit të detyrimeve”, u tha në gjetjet e Auditorit.


Tutje, ZKA thotë se sipas procedurës për tregtimin e energjisë, vendimmarrja rreth ndarjes së sasive që do të tregtohen përmes bursës ALPEX apo bursave të tjera dhe ankandit duhet të bazohet në tërësinë e kritereve për tregtim, likuiditetin e bursës, përfitimin ekonomik për ndërmarrjen, të dhënat historike të tregtimit, kapacitetet ndërkufitare dhe indikatorë të tjerë që mund të ndikojnë në kërkesat afatshkurtra dhe afatgjata për tregtim, duke respektuar afatet kohore të detyrueshme për secilën platformë të tregtimit.


Auditori thotë se gjatë auditimit kanë identifikuar se ndërmarrja, pas pranimit të raportit të KOSTT mbi tepricat e energjisë, “nuk ka arritur të dokumentojë vendimmarrjen rreth ndarjes së sasive që do të tregtohen përmes bursës ALPEX/bursave tjera dhe ankandit, e cila sipas procedurave të brendshme duhet të bëhet përmes procesit të vlerësimit duke u bazuar në kriteret: sasia për tregtim, likuiditeti i bursës, përfitimi ekonomik për ndërmarrjen, të dhënat historike të tregtimit, kapacitetet ndërkufitare dhe indikatorë të tjerë që mund të ndikojnë në kërkesat afatshkurtra dhe afatgjata për tregtim”.


“Mosdokumentimi i vlerësimit kishte ndodhur për shkak të moszbatimit të plotë të kërkesave të procedurës për tregtim të energjisë dhe mungesës së një procesi të strukturuar për dokumentimin e analizave dhe vendimmarrjes brenda afateve të përcaktuara”, tha ZKA-ja.


Auditori thotë se mosdokumentimi rrit rrezikun për vendimmarrje jo të bazuar në analiza të plota dhe të verifikueshme, duke rrezikuar arritjen e përfitimit optimal ekonomik për ndërmarrjen, si dhe krijon mungesë transparence dhe gjurmueshmërie në proces.


Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, thotë Auditori, duhet të sigurojë që procesi i vlerësimit dhe ndarjes së tepricave të energjisë për tregtim të dokumentohet në mënyrë të plotë dhe të strukturuar, duke përfshirë të gjitha analizat relevante sipas kërkesave të Procedurës për Tregtimin e Energjisë.


“Po ashtu, duhet të vendosen kontrolle të brendshme dhe afate të qarta për dokumentimin e vendimmarrjes, në mënyrë që të garantohet transparenca, gjurmueshmëria dhe respektimi i plotë i rregullave në fuqi”, theksoi ZKA-ja.


Më tutje, Auditori thotë se sipas Procedurës për Tregtimin e Energjisë Elektrike nr. 8071/1, Neni 2 – Objekti dhe Qëllimi, KEK-u duhet të përcaktojë parimet e përgjithshme të shitjes, blerjes dhe shkëmbimit të energjisë elektrike dhe të garantojë mënyra efikase dhe praktike të tregtimit, prokurim ekonomik, promovim të konkurrencës, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.


Gjithashtu në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira, ZKA thotë se sistemet që mbështesin procese dhe transaksione kritike duhet të sigurojnë gjurmë të besueshme auditimi dhe të funksionojnë në platforma të sigurta dhe të mbështetura nga prodhuesi.


Procesi i tregtimit të tepricave të energjisë është i bazuar në Procedurën për Tregtimin e Energjisë Elektrike dhe realizohet përmes bursave dhe/apo ankandeve.


Kjo procedurë përcakton hapat dhe rrjedhën e procesit të tregtimit, mirëpo nuk përmban dispozita të mjaftueshme lidhur me monitorimin sistematik dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm për këto aktivitete.


“Megjithatë, ndërmarrja gjatë vitit 2024 kishte përcaktuar një lokacion të veçantë për tregtimin e energjisë të pajisur me kamera mbikëqyrëse, me qëllim të pamundësisë së tregtimit nga lokacione tjera dhe kufizon qasjen vetëm në persona të autorizuar. Nga testimet tona kemi identifikuar se procesi i ankandit për tregtimin e energjisë realizohet përmes një adrese elektronike (e-mail) të menaxhuar në platformën Microsoft Exchange Server 2010, e cila ka arritur fundin e ciklit të mbështetjes nga prodhuesi dhe nuk përfiton më përditësime të sigurisë dhe kibernetike”.


“Gjithashtu është evidentuar mungesa e gjurmëve të auditimit, pasi kutia postare e përdorur për pranimin e ofertave nuk ka të aktivizuara regjistrimet e aktiviteteve të përdoruesve (audit logs). Si rrjedhojë, sistemi nuk regjistron kohën e hapjes së email-it dhe as identitetin e përdoruesit, duke pamundësuar verifikimin e saktë të kohës zyrtare të hapjes së ankandit”.


“Duke pasur parasysh rëndësinë e procesit, gjatë vitit 2022-2023 ndërmarrja ka zhvilluar një sistem të ri, i cili është vendosur menjëherë në testim nga përdoruesit fundorë pa kaluar në testime teknike nga departamenti i TI-së dhe nuk është vënë asnjëherë në përdorim”, thotë ZKA në raportin voluminoz për gjetjet në KEK.


Tutje, Auditori thotë se gjatë vitit 2025 janë zhvilluar dy procedura të prokurimit për marrjen me qira të një platforme alternative, por procedurat kishin dështuar për shkak se nuk është pranuar asnjë ofertë.


Kjo situatë, thotë ZKA, ka ndodhur si rezultat i mungesës së një kornize të plotë për monitorim dhe kontrolle të brendshme në procesin e tregtimit të energjisë, e shoqëruar me menaxhim të pamjaftueshëm të sistemeve të TI-së dhe mungesë të zgjidhjeve të qëndrueshme teknologjike, përfshirë mosfunksionalizimin e sistemit të ri dhe dështimin e sigurimit të një platforme alternative përmes prokurimit.


Mungesa e dispozitave të mjaftueshme për monitorim dhe kontrolle të brendshme, e shoqëruar me përdorimin e një platforme të vjetruar pa gjurmë auditimi, mosfunksionalizimin e sistemit të ri, si dhe dështimin e sigurimit të një platforme alternative përmes prokurimit, ZKA thotë se ka ndikuar në vazhdimin e procesit të tregtimit në kushte të njëjta, pa përmirësim të kontrollit dhe gjurmueshmërisë.


Auditori i rekomandon Bordit të Drejtorëve që të sigurojë rishikimin e procedurës për tregtimin e energjisë duke siguruar dispozita të mjaftueshme lidhur me monitorimin sistematik dhe mekanizmat e kontrollit të brendshëm për aktivitetet e tregtimit të energjisë.


“Gjithashtu, duhet të merren masa në TI për forcimin e integritetit, transparencës dhe sigurisë në tregtimin e energjisë, përmes përdorimit të një platforme me gjurmë auditimi, kontroll të qasjes dhe monitorim të aktiviteteve. Po ashtu, të vlerësohet dhe përmirësohet sistemi ekzistues i TI-së përmes testimeve dhe certifikimit të pavarur, ndërsa nëse ai nuk është i përshtatshëm, të zhvillohet ose prokurohet një zgjidhje alternative e qëndrueshme dhe e përditësuar. Deri atëherë, rekomandojmë të forcohen kontrollet e brendshme ekzistuese”, u tha në gjetjet e Auditorit për Korporatën Energjetike të Kosovës.


source

You Might Also Like

Diplomatët e huaj promovojnë veriun e Shqipërisë, vizitë në peizazhet e Malësisë së Madhe
Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen
Vrasje me thikë në Rrogozhinë, i riu i merr jetën fqinjit 60-vjeçar pas një konflikti të çastit
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Konfiskohen rreth 18 kilogramë marihuanë, dy të arrestuar në Kaçanik

You Might Also Like

Rezistenca vazhdon te Kryeministria: Nuk ikim nga sheshi pa dhënë Rama dorëheqjen
TOP Momenti

Rezistenca vazhdon te Kryeministria: Nuk ikim nga sheshi pa dhënë Rama dorëheqjen

June 20, 2026
Ulsi Manja: Dhomat e Specializuara të Kosovës – Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
TOP Momenti

Ulsi Manja: Dhomat e Specializuara të Kosovës – Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

June 20, 2026
Mbi 19 mijë maturantë iu nënshtruan testit të maturës, raste përjashtimi për shkak të telefonit
TOP Momenti

Mbi 19 mijë maturantë iu nënshtruan testit të maturës, raste përjashtimi për shkak të telefonit

June 20, 2026
Merzi rrëzon buxhetin e BE-së: Plani prej 1.6 trilionë eurosh është i papërballueshëm
TOP Momenti

Merzi rrëzon buxhetin e BE-së: Plani prej 1.6 trilionë eurosh është i papërballueshëm

June 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?