By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Mjegull” mbi bashkëpunimin eventual LVV – LDK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Mjegull” mbi bashkëpunimin eventual LVV – LDK
TOP Momenti

“Mjegull” mbi bashkëpunimin eventual LVV – LDK

Momenti
Published: June 19, 2026




Foto: Laura Hasani





Nga refuzimi për një bashkëpunim me Vetëvendosjen, në të kaluarën, deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, thotë që e morën një mësim të mirë.

Your browser does not support the video tag.


“Jemi dënu në zgjedhje. Populli nuk na ka përkrahë në atë hap që e kemi marrë. Dhe kemi reflektuar, duke e kuptuar që bllokada apo barrikadimi, si parti e tretë nuk ka sjellë rezultatin e duhur”, ka thënë Ermal Sadiku, Deputet i LDK-së.


Andaj, tash, thotë se janë më të hapur për bashkëpunim, por me një kusht.


“Nëse kërkohet prej Vetëvendosjes që ta ketë presidentin dhe kryeministrin, nuk hyjmë në koalicion, sepse pastaj dalim hipokritë”, ka thënë Ermal Sadiku, Deputet i LDK-së.


Megjithatë, një ditë pas kësaj deklarate, Albin Kurti, refuzoi që të japë një qëndrim.


“Jam shumë vonë”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër në Detyrë.


Por, një përgjigje LDK-së dhe të tjerave ua dha ministrja në detyrë e Drejtësisë.


“Opozita do të bënte mirë të mos vendoste kushte, sepse vendosja e kushteve, kushtëzimet, janë parakusht shumë i keq për fillim negociatash”, ka thënë Donika Gërvalla, Ministre në Detyrë e Drejtësisë.


Këto deklarata, sipas një njohësi të çështjeve politike, tregojnë për distancën e madhe që e kanë ende partitë, sidomos me numrat që Vetëvendosjes ia mundësojnë formimin e qeverisë.


“Ne pak a shumë e pamë qëndrimin e Kurtit, i cili në projeksionin e tij synon që ta konstituojë kuvendin, ta formojë qeverinë, gjë që tregon se do ta shpërfillë kërkesën e opozitës për diskutim për tri pozitat më të larta shtetërore”, ka thënë Afrim Kasolli, Njohës i çështjeve politike.


Andaj, Kasolli, sheh pak gjasa që të gjendet një zgjidhje.


“Skenarin më të mundshëm e shoh, një proces të ri zgjedhor, në mungesë të një harmonie, sidomos brenda partive opozitare, se si duhet ti qasen këtij problemi. Ato janë të fragmentarizuara brenda”, ka thënë Afrim Kasolli, Njohës i çështjeve politike.


Sidoqoftë, nëse do gjendet një zgjidhje, do kuptohet veç pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, i cili hapë rrugë për rrjedhjen e afateve për formim të institucioneve./dukagjini


source

You Might Also Like

Rreth 7 mijë shkelje nga drejtuesit e motoçikletve dhe katërçikleve, MPB me 503 kallëzime penale
Tre vatra zjarri aktive, katër janë nën kontroll
Kthehen nga Siria 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën
Komuna e Pehçevës hedh poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të të dhënave

LEXO GJITHASHTU

Para dorëzimit të kallëzimit penal, Kryesia e Aleancës proteston para Qeverisë
Para dorëzimit të kallëzimit penal, Kryesia e Aleancës proteston para Qeverisë
Lajme
Ngushtica e Hormuzit – Irani dhe Omani bien dakord për një rrugë të përkohshme tranziti
Ngushtica e Hormuzit – Irani dhe Omani bien dakord për një rrugë të përkohshme tranziti
Lajme
Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve
Rama – VV’së: Pse e bllokuat “Ishullin Urban”, kush po don me pa Kosovën si Kandahar – tregoni qytetarëve
Lajme
Ekonomia gjermane është rritur pavarësisht krizave
Ekonomia gjermane është rritur pavarësisht krizave
Lajme
MINT cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet
MINT cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet
Lajme

You Might Also Like

​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit
TOP Momenti

​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

August 26, 2026
Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu
TOP Momenti

Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu

August 26, 2026
Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu
TOP Momenti

Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu

August 26, 2026
Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
TOP Momenti

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?