By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve
TOP Momenti

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

Momenti
Published: June 19, 2026

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, vendet e QUINT-it dhe EULEX-i i kanë dërguar një letër institucioneve të Kosovës, në të cilën kërkojnë miratimin e legjislacionit sekondar për të qartësuar zbatimin e kornizës ligjore lidhur me përdorimin e simboleve dhe flamujve të komuniteteve.

Letra, e datës 17 qershor 2026, për të cilën është vënë në dijeni KosovaPress, i është adresuar ministrit në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa i është bërë “cc” edhe drejtorit të policisë së Kosovës dhe të gjithë kryetarëve të komunave.

Dokumenti është nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, ambasadori i Francës Olivier Guérot, ambasadori i Gjermanisë Rainer Rudolph, ambasadori i Italisë Maurizio Antonini, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Jonathan Hargreaves, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së Anu Prattipati, si dhe shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano.

Your browser does not support the video tag.

Në letër thuhet se Kushtetuta dhe legjislacioni i Kosovës mbrojnë të drejtën e të gjitha komuniteteve për të ruajtur, shprehur dhe zhvilluar identitetin e tyre, përfshirë përmes përdorimit dhe shfaqjes së simboleve të komuniteteve.

Sipas nënshkruesve, përdorimi i simboleve, përfshirë flamujt kombëtarë ose të komuniteteve, është një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë dhe autoritetet e Kosovës kanë detyrimin jo vetëm të mos ndërhyjnë në ushtrimin e kësaj të drejte, por edhe të krijojnë kushtet për zbatimin e saj të barabartë.

Megjithatë, në letër vlerësohet se korniza aktuale ligjore mbetet e paplotë, pasi legjislacioni sekondar i paraparë me Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore ende nuk është miratuar.

Sipas tyre, mungesa e këtyre akteve nënligjore krijon paqartësi juridike dhe rrit rrezikun e zbatimit jo të njëtrajtshëm ose diskriminues në praktikë.

Për këtë arsye, BE-ja, QUINT-i dhe EULEX-i u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që, si çështje prioritare, të miratojnë legjislacionin e nevojshëm sekondar për të siguruar qartësi ligjore dhe zbatim të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Ata kërkojnë gjithashtu që ky proces të zhvillohet në konsultim të ngushtë me komunitetet joshumicë dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Në letër theksohet se, deri në miratimin e akteve të nevojshme, të gjitha çështjet që lidhen me përdorimin e flamujve dhe simboleve të komuniteteve, përfshirë gjatë festave dhe përvjetorëve, duhet të trajtohen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, në mënyrë konsistente, proporcionale dhe pa diskriminim.

source

You Might Also Like

Tre vatra zjarri aktive, katër janë nën kontroll
Kthehen nga Siria 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën
Komuna e Pehçevës hedh poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të të dhënave
​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Kthehen nga Siria në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Kthehen nga Siria në Shqipëri 5 shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Lajme
“Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” edhe në Vushtrri
“Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” edhe në Vushtrri
Lajme
Çitaku: Nuk zbrapsemi deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve
Çitaku: Nuk zbrapsemi deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve
Lajme
Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare
Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare
Lajme
Bitcoin ‘shpërthen’, por çfarë fshihet pas rritjes së papritur
Bitcoin ‘shpërthen’, por çfarë fshihet pas rritjes së papritur
Lajme

You Might Also Like

Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu
TOP Momenti

Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu

August 26, 2026
Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu
TOP Momenti

Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu

August 26, 2026
Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
TOP Momenti

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

August 26, 2026
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
TOP Momenti

Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?