By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryeziu: VV dhe PDK do të mund të formonin koalicionin më funksional, por vendi rrezikon të shkon përsëri në zgjedhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryeziu: VV dhe PDK do të mund të formonin koalicionin më funksional, por vendi rrezikon të shkon përsëri në zgjedhje
TOP Momenti

Kryeziu: VV dhe PDK do të mund të formonin koalicionin më funksional, por vendi rrezikon të shkon përsëri në zgjedhje

Momenti
Published: June 18, 2026

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike në Kosovë, duke vlerësuar se vendi ka nevojë për institucione funksionale dhe zgjedhje të shpejta të organeve shtetërore.

Sipas tij, subjektet politike duhet të ulin tensionet dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e institucioneve të reja.

“Unë konsideroj që partitë politike të ulen dhe t’i ulen gjakrat, të bashkëpunojnë dhe të zgjedhin një president dhe të zgjedhin të gjitha institucionet për zhvillimin e politikave qeveritare këtu në Kosovë. LVV është një shtresë e re në Gjermani, Itali, gjatë qeverisjes dhe fushatës kanë pasur kontakte sepse këto partitë tjera s’kanë pasur ndonjë kontakt mjaftueshëm për këtë arsye është ky rezultat i VV-së nga diaspora. Në Kosovë kryesisht partitë janë lideriste, nuk janë programore që nënkupton se votuesit nuk e shikojnë programin, i shikojnë liderët. PDK-se i mungojnë liderët historik, po ashtu edhe LDK nuk e ka liderin historik që ka vdekur. Aleanca e ka liderin, por nuk e ka një mbështetje të fuqishme”, ka deklaruar Kryeziu në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Your browser does not support the video tag.

Duke komentuar rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje në diasporë, ai tha se kjo parti ka pasur kontakte dhe angazhim më të madh me mërgatën krahasuar me subjektet e tjera politike.

Kryeziu theksoi se skena politike në Kosovë mbetet kryesisht e orientuar nga figurat politike dhe jo nga programet partiake.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, mungesa e liderëve historikë ka ndikuar në partitë si PDK dhe LDK, ndërsa Aleanca, ndonëse ka një lider të njohur, nuk merr mbështetje të mjaftueshme elektorale.

Ai vlerësoi se aktualisht figura dominuese në skenën politike është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka një strukturë të organizuar partiake dhe mbështetje të gjerë elektorale.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese u shpreh se një koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe PDK-së do të ishte zgjidhja më funksionale për vendin.

“Këtu ekziston një lider politik, është Albin Kurti, i cili ka struktura të partisë të organizuara, ka edhe njerëz të cilët e votojnë edhe nëse nuk janë të strukturuara. Partia më e strukturuar është PDK e cila e ka ruajtur boshtin kryesor, gjithmonë kam mendua se PDK dhe LVV do të bëjnë një koalicion, një bashkëpunim më të mirë dhe funksionale e shoh partinë VV me PDK sepse VV dhe PDK i kanë numrat e mjaftueshëm, por tendencat unë si i shoh është se jemi duke shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme përsëri, komunikimi mes partive nuk jep ndonjë shpresë që të ulen të bisedojnë dhe ta bëjnë një zgjidhje”, ka thënë ai.

Megjithatë, Kryeziu u shpreh se nuk do të ketë një marrëveshjeje politike mes partive, duke paralajmëruar se vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të jashtëzakonshme./teve1.info/

 

source

You Might Also Like

Dështon nisja e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës
Vdes tragjikisht 26-vjeçari pasi u godit nga rrufeja në Delloc të Suharekës
Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat
PDK e quan të padrejtë shtyrjen e vendimit në rastin Thaçi dhe të tjerët

You Might Also Like

Bedri Hamza: Gjykata Speciale po vepron më shumë si instrument politik sesa si gjykatë e drejtësisë
TOP Momenti

Bedri Hamza: Gjykata Speciale po vepron më shumë si instrument politik sesa si gjykatë e drejtësisë

July 1, 2026
“Gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha”, Osmani thotë se rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë
TOP Momenti

“Gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha”, Osmani thotë se rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë

July 1, 2026
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator
TOP Momenti

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator

July 1, 2026
Serwer në Prizren: Kosova duhet të lobojë që anëtarësimi në NATO të bëhet pjesë e agjendës së SHBA-së
TOP Momenti

Serwer në Prizren: Kosova duhet të lobojë që anëtarësimi në NATO të bëhet pjesë e agjendës së SHBA-së

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?