By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy ish-kryetarë të FFM-së dyshohen për “përvetësim në detyrë” prej mbi 180 milionë denarësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy ish-kryetarë të FFM-së dyshohen për “përvetësim në detyrë” prej mbi 180 milionë denarësh
TOP Momenti

Dy ish-kryetarë të FFM-së dyshohen për “përvetësim në detyrë” prej mbi 180 milionë denarësh

Momenti
Published: June 18, 2026

Prokuroria, MPB-ja dhe Policia Financiare zhvilluan një aksion të gjerë kundër 18 personave fizikë dhe 8 juridikë, ku u arrestuan 12 persona, ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim, transmeton TV21. Dy ish-kryetarë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe disa persona të tjerë dyshohen për përvetësim në detyrë dhe pastrim parash, me ç’rast FFM-së dyshohet se i është shkaktuar dëm prej mbi 180 milionë denarësh.

“Pas procedurës paraprake hetimore të zhvilluar nga hetuesit e Qendrës Hetimore pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Financiare realizuan një aksion të koordinuar që përfshiu disa persona fizikë dhe juridikë. Në aksion janë arrestuar 12 persona, ndërsa 5 të tjerë janë të pakapshëm për organet e ndjekjes”.

Your browser does not support the video tag.

“Duke vepruar sipas kallëzimit penal të paraqitur nga Policia Financiare, prokurori publik ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 18 personave fizikë dhe 8 personave juridikë”.

“Me urdhrin përfshihen dy ish-kryetarë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale “Përvetësim në detyrë”, udhëheqësja e Departamentit për Financa dhe Kontabilitet në FFM, 14 drejtorë, pronarë dhe persona të autorizuar në subjekte juridike, si dhe udhëheqësi i Departamentit të Arbitrave dhe Arbitrimit në FFM, të cilëve, përveç veprës penale “Përvetësim në detyrë”, u ngarkohet edhe vepra penale “Pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale””.
“Po ashtu, procedura hetimore përfshin edhe tetë persona juridikë për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprat penale “Përvetësim në detyrë” dhe “Pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale””.

Your browser does not support the video tag.

“Sipas provave të siguruara në procedurën paraprake, i dyshuari i parë, në cilësinë e kryetarit të FFM-së, së bashku dhe me marrëveshje paraprake me të dyshuarën, udhëheqëse e Departamentit për Financa dhe Kontabilitet, në periudhën nga 1 janari 2015 deri më 25 korrik 2018, përmes një sërë veprimesh të ndërlidhura kohore dhe me qëllim përfitimin e kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë, kanë përvetësuar mjete financiare të besuara në detyrë në vlerë të përgjithshme prej 127.451.156 denarësh”.

“I dyshuari i dytë, gjithashtu në cilësinë e kryetarit të FFM-së, së bashku dhe me marrëveshje paraprake me të njëjtën të dyshuar, në periudhën nga 25 korriku 2018 deri më 10 tetor 2019, përmes një sërë veprimesh të ndërlidhura kohore, ka përvetësuar mjete financiare të besuara në detyrë në vlerë prej 53.351.209 denarësh”.

“E dyshuara, udhëheqëse e Departamentit për Financa dhe Kontabilitet, me qëllim fshehjen e pagesave të paligjshme ndaj disa subjekteve juridike, ka kryer manipulime me evidencën kontabël të FFM-së. Fillimisht pagesat i ka evidentuar si ulje të detyrimeve në bazë të faturave hyrëse, ndërsa më pas ka bërë ndryshime në urdhrat e kontabilizimit të regjistruar më parë, duke fshirë detyrimet dhe duke i evidentuar si shpenzime pa përmendur faturë konkrete, shërbim apo partner afarist. Me këto veprime ka shkaktuar që evidenca kontabël e FFM-së të përmbajë kartela analitike të paplota, të pasakta dhe të manipuluara për partnerët afaristë dhe shpenzimet”.

“Dy kryetarët e dyshuar të FFM-së, në periudha të ndryshme kohore, ndonëse ishin të detyruar të siguronin përdorim ligjor, ekonomik, të dedikuar dhe transparent të mjeteve financiare dhe të ushtronin kontroll mbi punën financiare të federatës, kanë miratuar dhe nënshkruar gjithsej 728 urdhra pagesash të përgatitura nga e dyshuara. Në këtë mënyrë kanë mundësuar pagesa pa dokumentacion të plotë dhe të vlefshëm financiar dhe pa verifikim paraprak të bazueshmërisë dhe qëllimit të pagesave”.

“Duke vepruar në kundërshtim me nenin 92 të Statutit të FFM-së dhe nenin 6 të Rregullores për Organizimin e FFM-së, si dhe duke mos ndërmarrë masa për parandalimin e përdorimit të paligjshëm të mjeteve, ata i kanë shkaktuar dëm Federatës së Futbollit të Maqedonisë në vlerë të përgjithshme prej 180.802.365 denarësh”.

“Të dyshuarit – drejtorë, pronarë dhe persona të autorizuar në subjektet juridike – në emër dhe për llogari të këtyre subjekteve, kanë lëshuar fatura me përmbajtje të pavërtetë për gjoja shërbime të kryera dhe mallra të dorëzuara për FFM-në. Në bazë të këtyre faturave, e dyshuara ka përgatitur urdhra pagesash që më pas u janë dorëzuar personave përgjegjës në FFM për miratim dhe nënshkrim”.

“Në këtë mënyrë FFM-së i është shkaktuar dëm në shumën e përmendur, ndërsa subjektet juridike kanë përfituar dobi pasurore të kundërligjshme. Më pas, mjetet e përfituara nga veprat penale janë pranuar, copëzuar, futur në qarkullim dhe përdorur në transaksione financiare me qëllim fshehjen e origjinës së tyre të paligjshme”.

“Për 10 persona, prokurori publik do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa për shtatë persona do të propozohen masa të tjera për sigurimin e pranisë së tyre gjatë procedurës. I dyshuari i dytë tashmë ndodhet në paraburgim të caktuar në një procedurë tjetër”, thonë nga Prokuroria.

You Might Also Like

Dështon nisja e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës
Vdes tragjikisht 26-vjeçari pasi u godit nga rrufeja në Delloc të Suharekës
Hyn në fuqi paga minimale prej 500 eurosh, reagon Sindikata e Sektorit Privat
PDK e quan të padrejtë shtyrjen e vendimit në rastin Thaçi dhe të tjerët

You Might Also Like

Bedri Hamza: Gjykata Speciale po vepron më shumë si instrument politik sesa si gjykatë e drejtësisë
TOP Momenti

Bedri Hamza: Gjykata Speciale po vepron më shumë si instrument politik sesa si gjykatë e drejtësisë

July 1, 2026
“Gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha”, Osmani thotë se rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë
TOP Momenti

“Gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha”, Osmani thotë se rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë

July 1, 2026
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator
TOP Momenti

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator

July 1, 2026
Serwer në Prizren: Kosova duhet të lobojë që anëtarësimi në NATO të bëhet pjesë e agjendës së SHBA-së
TOP Momenti

Serwer në Prizren: Kosova duhet të lobojë që anëtarësimi në NATO të bëhet pjesë e agjendës së SHBA-së

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?