By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: I nxehti sfidon punëtorët e ndërtimit, kërkohen masa për mbrojtjen e tyre
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
I nxehti sfidon punëtorët e ndërtimit, kërkohen masa për mbrojtjen e tyre
TOP Momenti

I nxehti sfidon punëtorët e ndërtimit, kërkohen masa për mbrojtjen e tyre

Momenti
Published: June 18, 2026




Foto: Laura Hasani





Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse masa të menjëhershme për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë valës aktuale të të nxehtit.

Your browser does not support the video tag.


BSPK ka paralajmëruar se temperaturat e larta po rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve dhe vdekjeve në vendet e punës.


Ka mbi një dekadë që Haki Pecani punon në ndërtimtari. Ditën e nis në mëngjes, por në pikun e të nxehtit ai nuk e ndal punën, por i shmanget diellit.


 “Ne e nisim punën nga ora 08:00 deri në 16:00. Pastaj e kemi pauzën e drekës dhe disa pauza gjatë ditës që t’i ikim të nxehtit”, tha Haki Pecani, punëtor ndërtimi.

Kurse punëdhënësit flasin për masat që kanë ndërmarrë gjatë sezonit të verës.


“Ne mundohemi që punët t’i kryejmë gjatë mëngjesit dhe në orët e pasdites. Po ashtu, gjatë këtij sezoni përpiqemi që punët t’i realizojmë, ato çfarë kërkohen, brenda objektit. Pastaj kemi edhe pushimet verore”, tha Jahir Morina, ndërtues.


Nga Shoqata e Ndërtimtarisë në Kosovë bëjnë thirrje që gjatë këtyre muajve të verës ndërtuesit të kenë parasysh shëndetin dhe sigurinë në punë.


“Ne do të dalim me disa kërkesa që kompanitë e ndërtimit të kenë prioritet shëndetin dhe sigurinë në punë, pasi temperaturat mund të shkaktojnë rreziqe në vendpunishte. Mirëpo, ne kemi praktika edhe më herët, ku mund të bëhet reduktimi i orarit”, tha Valon Vataj, kryetar i Shoqatës së Ndërtimit në Kosovë.


Nga Ministria e Punës patën deklaruar se do të angazhohen që të drejtat e punëtorëve të respektohen.


Ndërkaq, Inspektorati i Punës ka deklaruar se aktualisht, në kuadër të Inspektoratit të Punës janë 52 inspektorë aktivë, numër i cili nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar në mënyrë efektive të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga mandati i institucionit. Megjithatë, sipas Inspektoratit, pritet shtim i tyre, pasi gjatë inspektimeve në terren janë hasur shkelje. Në rastet kur zyrtarët konstatojnë se nuk respektohen masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, ndërmarrin të gjitha veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.


Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar masa të menjëhershme për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë valës aktuale të të nxehtit, si dhe rritjen e numrit të inspektorëve në terren. /rtk


source

You Might Also Like

Zjarri në Vlorë merr përmasa të mëdha, kryetarja e bashkisë: Nuk rrezikohen banesat
Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit
Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit: Prokuroria pretendon ndërhyrje në zgjedhje dhe plan për ta paraqitur Kosovën si “Kandahar”
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Mali i Dajtit vijon të jetë problematik, 6 vatra aktive nga 24 në total
Këmbësori vdes pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi

LEXO GJITHASHTU

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Lajme
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Lajme
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Lajme
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Lajme
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Lajme

You Might Also Like

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës
TOP Momenti

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

August 25, 2026
​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni
TOP Momenti

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni

August 25, 2026
Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor
TOP Momenti

Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor

August 25, 2026
Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
TOP Momenti

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?