By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Meta: Prisnim të ishim partia e dytë, por rezultatet e zgjedhjeve treguan ndryshe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Meta: Prisnim të ishim partia e dytë, por rezultatet e zgjedhjeve treguan ndryshe
TOP Momenti

Meta: Prisnim të ishim partia e dytë, por rezultatet e zgjedhjeve treguan ndryshe

Momenti
Published: June 18, 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Burim Meta, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke thënë se pritjet brenda partisë kanë qenë më të mëdha sesa rezultati i arritur.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Meta tha se gjatë fushatës zgjedhore kishte bindjen se LDK-ja do të renditej së paku si partia e dytë në nivel vendi dhe se Lëvizja Vetëvendosje do të pësonte rënie më të theksuar.

“Nga takimet që kemi pasur me qytetarët, perceptimi ynë ka qenë se së paku do të ishim partia e dytë në nivel nacional. Gjithashtu kemi pritur një rënie më të madhe të LVV-së, si rezultat i bashkimit dhe organizimit brenda LDK-së”, tha Meta.

Your browser does not support the video tag.

Ai vlerësoi se LDK-ja kishte krijuar një frymë të re politike dhe një perceptim ndryshe te qytetarët, duke veçuar edhe figurat e Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut.

“U krijua një perceptim i ri i së djathtës, për të cilin skena politike në Kosovë kishte nevojë. Gjithashtu ka ekzistuar një sentiment qytetar për Vjosa Osmanin dhe më pas për binomin që u krijua mes saj dhe Lumir Abdixhikut. Megjithatë, rezultatet treguan ndryshe dhe natyrisht ne e pranojmë këtë rezultat pa e kontestuar”, u shpreh ai.

Meta tha se gjatë vizitave në degët e LDK-së kishte vërejtur probleme të brendshme në parti, duke shtuar se gjendja nuk ishte ajo që do të dëshironte ta shihte.

“Nga takimet që kam pasur në degën e LDK-së në Ferizaj dhe në degë të tjera, kam parë se partia ka qenë në një pozicion jo të dëshirueshëm. Ka pasur rënie dhe probleme të brendshme, por pavarësisht kësaj kemi arritur një rritje të konsiderueshme krahasuar me parashikimet që ishin bërë më herët”, deklaroi Meta.

source

You Might Also Like

Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit
Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit: Prokuroria pretendon ndërhyrje në zgjedhje dhe plan për ta paraqitur Kosovën si “Kandahar”
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Mali i Dajtit vijon të jetë problematik, 6 vatra aktive nga 24 në total
Këmbësori vdes pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi
KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Lajme
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Lajme
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Lajme
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Lajme
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Lajme

You Might Also Like

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni
TOP Momenti

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni

August 25, 2026
Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor
TOP Momenti

Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor

August 25, 2026
Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
TOP Momenti

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove

August 25, 2026
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
TOP Momenti

“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?