By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti në diplomimin e 420 studentëve në Prizren: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit të arsimit të lartë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti në diplomimin e 420 studentëve në Prizren: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit të arsimit të lartë
TOP Momenti

Kurti në diplomimin e 420 studentëve në Prizren: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit të arsimit të lartë

Momenti
Published: June 18, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 420 studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Në fjalën e tij para të diplomuarve, Kurti e lidhi ngjarjen me rëndësinë historike të qytetit të Prizrenit, duke kujtuar Lidhjen e Prizrenit dhe figurën e Ukshin Hotit.

“Sa herë vijmë në Prizren, na kujtohet Lidhja e Prizrenit e 10 qershorit 1878, një nga ngjarjet themeltare të historisë sonë kombëtare. Vetëm pak ditë më parë shënuam 148-vjetorin e saj. E sot jemi sërish në këtë qytet, në diplomimin e 420 studentëve të Universitetit ‘Ukshin Hoti’, teksa kujtojmë edhe 83-vjetorin e lindjes së Prof. Ukshinit”, tha Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Ai vuri në pah edhe pjesëmarrjen e lartë të vajzave dhe grave në këtë universitet, duke theksuar rëndësinë e tyre në zhvillimin e shoqërisë.

“Nga rreth katër mijë studentë aktivë në Universitetin ‘Ukshin Hoti’, afërsisht 70 për qind janë vajza dhe gra. Kur një vajzë hyn në tregun e punës, nuk ndryshon vetëm jeta e saj, por ndryshon drejtimi i shoqërisë dhe përmirësohet e ardhmja e vendit”, u shpreh ai.

Kurti tha se Qeveria po punon për forcimin e arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve, duke mirëpritur edhe kontributin e profesionistëve nga diaspora.

“Po i kushtojmë rëndësi të posaçme ndërkombëtarizimit të kapaciteteve akademike. Na gëzon fakti që profesionistë dhe akademikë nga mërgata jonë po kthehen për ta dhënë përvojën e tyre profesionale në institucionet tona të arsimit të lartë”, deklaroi ai.

Duke folur për të ardhmen e sektorit të arsimit, Kurti tha se mandati i ardhshëm do të fokusohet në transformimin dhe ristrukturimin e arsimit të lartë në Kosovë.

“Zhvillojeni veten duke besuar, duke guxuar dhe duke punuar në vazhdimësi. Qeveria juaj do të vazhdojë të jetë partnere e juaja drejt sukseseve të reja dhe aspiratave tuaja”, ishte mesazhi i tij për studentët e diplomuar.

source

You Might Also Like

Zjarri në Vlorë merr përmasa të mëdha, kryetarja e bashkisë: Nuk rrezikohen banesat
Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit
Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit: Prokuroria pretendon ndërhyrje në zgjedhje dhe plan për ta paraqitur Kosovën si “Kandahar”
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Mali i Dajtit vijon të jetë problematik, 6 vatra aktive nga 24 në total
Këmbësori vdes pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi

LEXO GJITHASHTU

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Lajme
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Lajme
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës
Lajme
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Lajme
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Lajme

You Might Also Like

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës
TOP Momenti

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

August 25, 2026
​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni
TOP Momenti

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni

August 25, 2026
Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor
TOP Momenti

Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor

August 25, 2026
Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
TOP Momenti

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?