By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese
TOP Momenti

Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

Momenti
Published: June 17, 2026

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka akuzuar partinë opozitare BDI se po bllokon reformat.

Ai thotë se BDI ka dështuar t’i bllokojë reformat me argumente politike, ndaj tanimë po e përdorin Gjykatën Kushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

“Pasi dështuan t’i bllokojnë proceset me argumente politike, BDI sot shpresën e vetme e ka te Gjykata Kushtetuese.
Nuk është rastësi. Për vite me radhë, BDI ishte partia dominuese në pushtet dhe ndikimi i saj është ende i dukshëm në shumë segmente të institucioneve. Prandaj, sa herë që humbin betejën politike para qytetarëve, kërkojnë shpëtim te strukturat që i konsiderojnë si trashëgimi të periudhës së tyre të qeverisjes. Në vend që të japin llogari për premtimet e parealizuara dhe për obligimet që i lanë peng për më shumë se dy dekada, ata vazhdojnë të pengojnë proceset dhe reformat që i kërkon koha”, shkruan Sali në reagimin e tij.

Ai shton se republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për institucione të pavarura, profesionale dhe të çliruara nga logjika partiake.

“Çdo tentativë për ta përdorur sistemin institucional si mjet për beteja politike paraqet rrezik për shtetin multietnik, për besimin e qytetarëve dhe për perspektivën demokratike të vendit”, thuhet në reagimin e tij.

You Might Also Like

Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit
Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit: Prokuroria pretendon ndërhyrje në zgjedhje dhe plan për ta paraqitur Kosovën si “Kandahar”
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Mali i Dajtit vijon të jetë problematik, 6 vatra aktive nga 24 në total
Këmbësori vdes pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi
KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve
Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve
Lajme
Kelmendi rrëfen për përçarjet në emigracionin shqiptar: Na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur
Kelmendi rrëfen për përçarjet në emigracionin shqiptar: Na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur
Lajme
Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”
Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”
Lajme
Wikoff: Pasi të përfundojë prania e KFOR në Urën e Ibrit, BE dhe institucionet në Kosovë të vendosin rreth hapjes
Wikoff: Pasi të përfundojë prania e KFOR në Urën e Ibrit, BE dhe institucionet në Kosovë të vendosin rreth hapjes
Lajme
Kelmendi: Me Jusuf Gërvallën bashkëpunuam deri në ditët e fundit para vrasjes
Kelmendi: Me Jusuf Gërvallën bashkëpunuam deri në ditët e fundit para vrasjes
Lajme

You Might Also Like

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni
TOP Momenti

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni

August 25, 2026
Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor
TOP Momenti

Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor

August 25, 2026
Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
TOP Momenti

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove

August 25, 2026
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
TOP Momenti

“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?