By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë
TOP Momenti

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

Momenti
Published: June 17, 2026

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u bëri thirrje forcave politike në Kosovë që të bashkëpunojnë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e reformave demokratike.

Ai tha se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë, raporton KosovaPress.

Your browser does not support the video tag.

Ai këtë deklaratë e bëri në pritjen solemne me rastin e ditëlindjes zyrtare të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, organizuar sonte nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

“Ju e dini se sfidat me të cilat përballet ky vend dhe ky kontinent nuk mund të presin. Pas 18 muajsh pasigurie, besoj se të gjithë këtu pajtohen se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë. Ka shumë punë për të bërë për të vazhduar ndërtimin e një shteti ku të gjitha komunitetet dëshirojnë të jetojnë dhe të ndihen pjesë e tij, për të ruajtur institucione që gëzojnë besim për pavarësinë dhe integritetin e tyre dhe për të kultivuar një kulturë ku kompromisi politik të shihet jo si dobësi apo lëshim, por si guxim dhe detyrë në shërbim të këtij vendi të mrekullueshëm. Kosova nuk duhet të dyshojë kurrë në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kemi qenë me ju që nga fillimi dhe do të mbetemi me ju edhe në të ardhmen. Natyrisht, kjo e ardhme duhet të formësohet si nga mbështetja që merr Kosova, ashtu edhe nga besimi që ajo frymëzon. Besimi se ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen. Besimi se Kosova është një partner tek i cili mund të mbështeten të tjerët. Dhe besimi se Kosova do ta mbajë fjalën e saj dhe premtimin e saj solemn – nëse mund të them kështu, ‘besën’ e saj – për të ruajtur dhe mbrojtur një shtet të pavarur, demokratik dhe multietnik”, u shpreh Hargreaves.

Në fjalën e tij në pritjen solemne me rastin e ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III., ambasadori Hargreaves, tha se festa e sivjetme është frymëzuar nga tradita e festave mbretërore në kopshte, të cilat organizohen në Mbretërinë e Bashkuar prej gati dy shekujsh.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ai vlerësoi progresin e Kosovës ndër vite dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme britanike për shtetin e Kosovës.

“Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 30,000 njerëz marrin pjesë çdo vit në festat mbretërore në kopshte, qoftë në Pallatin Buckingham apo në Holyroodhouse në Skoci. Ajo që i bën këto ngjarje veçanërisht të veçanta është se ato bashkojnë jo vetëm njerëz të rëndësishëm nga qeveria dhe forcat e armatosura, por edhe nga arti, media, sporti, arsimi, bamirësia, biznesi, teknologjia, komunitetet fetare dhe shumë fusha të tjera të jetës…Që kur jetoj këtu, kam pasur privilegjin e madh të vizitoj secilën komunë të Kosovës, çdo cep të këtij vendi të bukur dhe thellësisht mikpritës. E di se suksesi i jashtëzakonshëm i Kosovës pasqyron vendosmërinë, guximin dhe shpirtin sipërmarrës të qytetarëve të saj në të gjithë shoqërinë dhe në komunitete të ndryshme. Mendoj se përparimi i jashtëzakonshëm dhe sinqerisht shpesh i nënvlerësuar i Kosovës që nga viti 1999 dhe gjatë 18 viteve që nga pavarësia, u përket të gjithëve ju: popullit të Kosovës nga të gjitha anët e këtij territori. Duke folur për vende që së fundmi kanë fituar pavarësinë e tyre, Shtetet e Bashkuara ishin destinacioni i Madhërisë së Tij më herët këtë vit. Në fjalimin e tij para Kongresit, ai foli për kohët e pasigurta, në të cilat jetojmë. Këto kohë nënkuptojnë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë shumë interesa të përbashkëta. Të dyja vendet kanë nevojë të jenë pjesë e një Evrope të sigurt dhe të begatë. Na duhet një rajon i Ballkanit Perëndimor pa konflikte dhe të dyja dëshirojnë fuqishëm që Kosova të ecë drejt institucioneve ndërkombëtare që na bashkojnë”, tha Hargreaves.

Ai njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do të inaugurohet Qendra Teknologjike Britani–Kosovë (UK-Kosovo Tech Hub), e cila synon të forcojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar se ajo ka qenë një nga mbështetëset më të rëndësishme të shtetit të Kosovës.

“Për Kosovën, miqësia e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka qenë kurrë diçka abstrakte. Ajo ka qenë e pranishme në momentet më të rëndësishme të historisë sonë, në rrugën tonë drejt lirisë, në konsolidimin e shtetësisë sonë dhe në përpjekjet tona për të ndërtuar një vend demokratik, paqësor dhe të sigurt. Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar pranë Kosovës përmes mbështetjes politike, bashkëpunimit në fushën e sigurisë, zhvillimit, arsimit, kulturës dhe lidhjeve ndërmjet njerëzve. Ushtarë britanikë, diplomatë, ekspertë, mësues, artistë, gazetarë dhe shumë miq të Kosovës kanë kontribuar në marrëdhënien që nderojmë sonte…Si një republikë e re, Kosova e kupton se institucionet nuk ndërtohen një herë e përgjithmonë. Ato ndërtohen, forcohen dhe mbrohen çdo ditë – përmes shërbimit, përmes besimit, përmes durimit dhe përmes përgjegjësisë që mbajmë ndaj brezave që do të vijnë pas nesh. Në këtë punë, miqësitë kanë rëndësi. Dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ka pasur rëndësi të thellë. Ajo ka qenë e pranishme në kohë të vështira, në momente vendimtare dhe tani në punën e përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më demokratike dhe më të begatë”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve vazhdon të forcohet në fusha të ndryshme, duke përfshirë sigurinë, arsimin, kulturën dhe zhvillimin ekonomik.

Kjo ngjarje mblodhi në një vend përfaqësues të institucioneve vendore, ambasadorë të huaj, diplomatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, figura politike, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile. Po ashtu, në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.

Mbrëmja u shoqërua me program artistik, muzikë dhe fishekzjarrë, ndërsa të pranishmit kishin mundësinë të bashkëbisedonin në një atmosferë festive që reflektoi miqësinë e gjatë dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

You Might Also Like

Lidhjet me BIA-n serbe, materialet sekrete e “Kosova si Kandahar”– dosja e plotë ndaj Fatmir Shehollit
Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit: Prokuroria pretendon ndërhyrje në zgjedhje dhe plan për ta paraqitur Kosovën si “Kandahar”
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Mali i Dajtit vijon të jetë problematik, 6 vatra aktive nga 24 në total
Këmbësori vdes pas aksidentit në Podujevë-Prishtinë, arrestohet shoferi
KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve
Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, gjashtë skenarët që po shqyrtohen: Nga Irani te Ukraina dhe shkëmbimi i të burgosurve
Lajme
Kelmendi rrëfen për përçarjet në emigracionin shqiptar: Na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur
Kelmendi rrëfen për përçarjet në emigracionin shqiptar: Na shkaktuan edhe të vdekur e të plagosur
Lajme
Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”
Kelmendi i cilëson disa figura të ilegales si “marioneta të UDB-së”
Lajme
Wikoff: Pasi të përfundojë prania e KFOR në Urën e Ibrit, BE dhe institucionet në Kosovë të vendosin rreth hapjes
Wikoff: Pasi të përfundojë prania e KFOR në Urën e Ibrit, BE dhe institucionet në Kosovë të vendosin rreth hapjes
Lajme
Kelmendi: Me Jusuf Gërvallën bashkëpunuam deri në ditët e fundit para vrasjes
Kelmendi: Me Jusuf Gërvallën bashkëpunuam deri në ditët e fundit para vrasjes
Lajme

You Might Also Like

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni
TOP Momenti

​Gjini: Kurti po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, pritni dhe shihni

August 25, 2026
Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor
TOP Momenti

Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu: Do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor

August 25, 2026
Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
TOP Momenti

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove

August 25, 2026
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
TOP Momenti

“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?