By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tre të arrestuar për falsifikim dokumentesh, Policia sekuestron 50 mijë euro, armë dhe pajisje elektronike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tre të arrestuar për falsifikim dokumentesh, Policia sekuestron 50 mijë euro, armë dhe pajisje elektronike
TOP Momenti

Tre të arrestuar për falsifikim dokumentesh, Policia sekuestron 50 mijë euro, armë dhe pajisje elektronike

Momenti
Published: June 17, 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një skemë të falsifikimit të dokumenteve, pas një operacioni të zhvilluar në tri rajone të vendit.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar të mërkurën nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një hetimi disa mujor dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Your browser does not support the video tag.

Bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonet e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit, me qëllim sigurimin e provave lidhur me dyshimet për falsifikim dokumentesh dhe vepra të tjera penale.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar mes vete për të falsifikuar dokumente të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 50 mijë euro para të gatshme, një veturë, një armë zjarri pa leje, dy shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobilë, si dhe dokumente të ndryshme, autorizime dhe kontrata që pritet të përdoren si prova në procedurën hetimore.

Your browser does not support the video tag.

Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat policore dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Policia bëri të ditur se ndaj tyre rëndojnë dyshimet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të rastit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Telegrafi.

You Might Also Like

​Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit, do të rinumërohen 7.41% e vendvotimeve
ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë
Kane e Mbappe në garë për golashënuesin më të mirë, sipas Haalandit
Tre të arrestuar për falsifikim dokumentesh – Policia sekuestron 50 mijë euro, armë dhe pajisje elektronike
Angli – Kroaci, derbi i madh i mbrëmjes

You Might Also Like

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij
TOP Momenti

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

June 17, 2026
KQZ përfundon numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta
TOP Momenti

KQZ përfundon numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta

June 17, 2026
PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Parlamenti Evropian konfirmoi të pavërtetat mbi Vjosë-Nartën
TOP Momenti

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Parlamenti Evropian konfirmoi të pavërtetat mbi Vjosë-Nartën

June 17, 2026
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, Hamza kërkon proces transparent dhe demokratik
TOP Momenti

PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, Hamza kërkon proces transparent dhe demokratik

June 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?