Bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonet e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit, me qëllim sigurimin e provave lidhur me dyshimet për falsifikim dokumentesh dhe vepra të tjera penale.
Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar mes vete për të falsifikuar dokumente të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 50 mijë euro para të gatshme, një veturë, një armë zjarri pa leje, dy shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobilë, si dhe dokumente të ndryshme, autorizime dhe kontrata që pritet të përdoren si prova në procedurën hetimore.
Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat policore dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

