By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dënimi me burg i P Diddy-t ulet përsëri, ai lirohet para kohe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dënimi me burg i P Diddy-t ulet përsëri, ai lirohet para kohe
TOP Momenti

Dënimi me burg i P Diddy-t ulet përsëri, ai lirohet para kohe

Momenti
Published: June 16, 2026









Sean “Diddy” Combs pritet të lirohet nga burgu federal më herët se sa ishte planifikuar fillimisht. Sipas raportimit të Page Six, manjati kontrovers i muzikës do të dalë në liri më 23 shkurt 2028.

Your browser does not support the video tag.


Reperi 56-vjeçar u dënua në tetor të vitit 2025 me 50 muaj burgim, pasi u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave me qëllim prostitucioni.


Data e lirimit të Combs ka pësuar disa ndryshime gjatë viteve të fundit. Fillimisht, ai pritej të lirohej më 8 maj 2028, por në nëntor të vitit 2025 kjo datë u shty për në 4 qershor të po atij viti.


Sipas raportimeve, shtyrja erdhi pasi Combs kishte shkelur disa rregulla të burgut, përfshirë organizimin e një telefonate treshe dhe konsumimin e alkoolit të prodhuar në mënyrë artizanale brenda institucionit korrektues.


Megjithatë, në mars të këtij viti, dënimi i tij u shkurtua me gjashtë javë dhe data e re e lirimit u caktua më 25 prill 2028. Ky lehtësim u lidh me përfshirjen e tij në një program rehabilitimi kundër abuzimit me drogën.


“Zoti Combs është pjesëmarrës aktiv në programin rezidencial të rehabilitimit nga droga dhe që nga dita e parë e ka marrë seriozisht procesin. Ai është plotësisht i angazhuar, i fokusuar në zhvillimin personal dhe i përkushtuar ndaj ndryshimeve pozitive”, kishte deklaruar atëherë përfaqësuesi i tij.


Pas kësaj, dënimi iu reduktua sërish, duke e afruar datën e lirimit në 15 prill 2028, ndërsa tani është konfirmuar data më e re, 23 shkurt 2028. Përfaqësuesit e Combs nuk kanë komentuar ende publikisht këtë reduktim të fundit të dënimit.


Ndërkohë, ekipi ligjor i fituesit të çmimit Grammy vazhdon përpjekjet për të rrëzuar vendimin e gjykatës nga korriku i vitit 2025.


Avokatët e tij paraqitën ankesë në dhjetor të vitit të kaluar dhe e vazhduan betejën ligjore me një tjetër kërkesë në mars të këtij viti.


Duke e cilësuar të gjithë procesin si një “shtrembërim të drejtësisë”, ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Combs dhe shpalljen e tij të pafajshëm, ose së paku anulimin e vendimit dhe rikthimin e çështjes për një rivlerësim të dënimit.


Nga ana tjetër, prokurorët federalë kanë kërkuar që ankesa të refuzohet, ndërsa gjykata ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.


Sean “Diddy” Combs u arrestua në shtator të vitit 2024 dhe u përball me akuza të rënda, përfshirë organizim kriminal, trafikim seksual me përdorim force, mashtrimi ose shtrëngimi, si dhe transportim personash me qëllim prostitucioni.


Pas një procesi të gjatë gjyqësor, ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, por u dënua për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni. /telegrafi


source

You Might Also Like

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?
Arrestimi i Ergys Agasit, reagon zyrtarisht SPAK
Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet
Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
Bajrami: Qeveria gjen kohë natën për ndarje të buxhetit, fermerët ende presin

LEXO GJITHASHTU

Remi me thirrjen e radhës për koalicion VV-PDK: Ata sjellin legjitimitetin, ne përvojën, balancën dhe përgjegjësinë
Remi me thirrjen e radhës për koalicion VV-PDK: Ata sjellin legjitimitetin, ne përvojën, balancën dhe përgjegjësinë
Lajme
Trump thotë se diçka mund të dalë nga vizita e paparalajmëruar e kreut të CIA-s në Moskë
Trump thotë se diçka mund të dalë nga vizita e paparalajmëruar e kreut të CIA-s në Moskë
Lajme
100 nxënës nga e gjithë Kosova përfitues të bursës për shkollim në UBT International Smart Schools
100 nxënës nga e gjithë Kosova përfitues të bursës për shkollim në UBT International Smart Schools
Lajme
Të enjten në Kosovë temperaturat deri në 34 gradë Celsius
Të enjten në Kosovë temperaturat deri në 34 gradë Celsius
Lajme
Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku pas më shumë se dy orësh
Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku pas më shumë se dy orësh
Lajme

You Might Also Like

20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë
TOP Momenti

20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë

August 26, 2026
Ish-sekretari i OVL e UÇK-së i reagon Nasim Haradinajt: Akuzat ndaj Hysni Gucatit janë të pavërteta
TOP Momenti

Ish-sekretari i OVL e UÇK-së i reagon Nasim Haradinajt: Akuzat ndaj Hysni Gucatit janë të pavërteta

August 26, 2026
Qeveria në detyrë zhvillon mbledhje elektronike, miraton mbi 5.6 milionë euro transfere
TOP Momenti

Qeveria në detyrë zhvillon mbledhje elektronike, miraton mbi 5.6 milionë euro transfere

August 26, 2026
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit: U zu në hajni, për t’u mbuluar thirri protestë
TOP Momenti

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit: U zu në hajni, për t’u mbuluar thirri protestë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?