By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?
TOP Momenti

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

Momenti
Published: August 27, 2026

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se, në situatën aktuale politike në Kosovë, vetëm dy persona do ta pranonin postin e presidentit nëse do t’u ofrohej nga Lëvizja Vetëvendosje ose Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Spahiu ka thënë se njëri prej këtyre dy personave është vetë ai, ndërsa tjetri, sipas tij, është i ndjeri Adem Demaçi.

Ai ka shtuar se e konsideron veten një prej personave që do ta pranonte këtë përgjegjësi, me synimin për ta përfunduar mandatin deri në fund.

Your browser does not support the video tag.

“Është një situatë ku njerëzit seriozë, edhe që nuk ua merr mendja se e qesin përtej situatën politike, nuk pranojnë të bëhen president të Kosovës. Kështu që ose do të zgjidhet një president që është joserioz, që pranon të bëhet vetëm sa me marrë një rrogë aty, ose një person serioz. Unë mendoj që janë vetëm dy njerëz këtu në Kosovë, njëri ka vdekur e që është Adem Demaçi dhe tjetri jam unë, që do ta pranonim në një situatë të tillë me u bë president. Unë e di që edhe Lumirit edhe Albinit emri im është i fundit që iu shkon në mend, por unë kisha mujt me pranu këtë me mendimin që e përfundoj deri në fund”, ka deklaruar Spahiu.

Sipas Spahiut, shumë persona nuk do ta pranonin këtë post për shkak të frikës se do të shndërroheshin në “lodër” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka përmendur edhe rastin e profesorit Ibrahim Berisha, duke thënë se e kupton vendimin e tij për të mos e pranuar një përgjegjësi të tillë.

“Shumë persona nuk pranojnë të bëhen sepse nuk duan që të bëhen lodër e Albin Kurtit. Me e fut kokën aty edhe me e lujt pozicionin e vet duhet pak guxim. Prandaj unë i kuptoj ata persona si Ibrahim Berisha që nuk kanë pranuar të bëhen, sepse nuk kanë dashur të rrezikojnë karrierën e tyre intelektuale, sepse konsiderojnë që nuk mund ta kryejnë detyrën ashtu siç duhet. E lodër nuk dëshirojnë të bëhen për një post të presidentit”, është shprehur Spahiu.

I pyetur nëse edhe ai do të shndërrohej në “lodër të Kurtit” nëse do ta merrte postin e presidentit, Spahiu është përgjigjur shkurt:

“Jo, kuptohet që jo.”

Spahiu ka thënë gjithashtu se vetë posti i presidentit nuk përbën domosdoshmërisht një nder të madh, duke argumentuar se rëndësia e tij qëndron në atë se çfarë arrin të bëjë një president gjatë mandatit.

“Nuk është ndonjë nder i madh me u bë president i Kosovës, sepse ‘gjithkush’ ka qenë. Nder i madh do të ishte që me qenë president dhe me bë diçka që nuk kanë bërë të tjerët”, ka thënë ai.

Duke folur për diskutimet mes LVV-së dhe LDK-së për çështjen e presidentit, ai ka theksuar se nuk do të ketë marrëveshje për një kandidat nëse Kurti nuk e përkrahë.

“Një është e qartë që atë që nuk e dëshiron Albini, nuk bahet dhe nëse do të ketë një marrëveshje kjo do të thotë që LDK-ja do të lëshojë pe. Është e vështirë që të gjendet një kandidat që edhe LVV mendon që e ka të vetin edhe LDK e ka të vetin. Zakonisht kur kërkohet një kandidat konsensual duhet të jetë në pozicion mes dy palëve”, ka përfunduar Spahiu.

Ndryshe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku, u takuan të mërkurën në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.

Pas takimit ata thanë se kanë biseduar për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk pranuan t’i bëjë të ditur ata për shkak të “ndjeshmërisë” së bisedimeve.

“Do të vazhdojnë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm”, tha Kurti pas takimit pothuajse treorësh në Prishtinë.

Edhe Abdixhiku theksoi se emrat e shtjelluar në takim me kryetarin e Vetëvendosjes, janë në vijë me “parimet e dakorduara deri më tani”.

Ai shtoi se, për shkak të ndjeshmërisë së procesit, nuk mund të thotë se cilët janë emra konkretë në këtë fazë, “por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Kosovës”./teve1.info/

source

You Might Also Like

E enjtja vjen me temperatura të larta dhe vranësira në zonat malore
Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve
​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në
Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

LEXO GJITHASHTU

Galatasaray pranë marrëveshjes për Rafael Leaon
Galatasaray pranë marrëveshjes për Rafael Leaon
TOP Momenti
88 ditë protestë në Tiranë
88 ditë protestë në Tiranë
TOP Momenti
Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet
Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet
TOP Momenti
Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen
Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen
TOP Momenti
“InfoNata” 26.08.2026
“InfoNata” 26.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon zyrtarisht SPAK
TOP Momenti

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon zyrtarisht SPAK

August 26, 2026
Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet
TOP Momenti

Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet

August 26, 2026
Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
TOP Momenti

Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën

August 26, 2026
Bajrami: Qeveria gjen kohë natën për ndarje të buxhetit, fermerët ende presin
TOP Momenti

Bajrami: Qeveria gjen kohë natën për ndarje të buxhetit, fermerët ende presin

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?