By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Heshtja e Ministrisë është alarm”, aksion para MPB-së për aplikimet për shtetësinë e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Heshtja e Ministrisë është alarm”, aksion para MPB-së për aplikimet për shtetësinë e Kosovës
Lajme

“Heshtja e Ministrisë është alarm”, aksion para MPB-së për aplikimet për shtetësinë e Kosovës

Momenti
Published: June 16, 2026

Lëvizja Revolta ka zhvilluar një aktivitet simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), duke shprehur shqetësim për mungesën e transparencës lidhur me aplikimet për shtetësinë e Republikës së Kosovës pas miratimit të Ligjit të ri për Shtetësinë.

Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, Rilind Kuçi, tha se aktiviteti është organizuar për të ngritur shqetësime rreth dispozitave kalimtare të ligjit dhe për të kërkuar informacion zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ne kemi vendosur që sot të mbajmë këtë aktivitet simbolik sepse e shohim shqetësuese situatën politike në Kosovë. Kanë kaluar tash një muaj e diçka që është miratuar Ligji i Ri për Shtetësi. Ky ligj ka brenda vetes një rrezik shumë të madh. Bëhet fjalë për dispozitat kalimtare të këtij ligji, konkretisht për nenet 30 dhe 31, të cilat i mundësojnë të gjithë banorëve që kanë qenë banorë në Kosovë deri më 1 janar 1998 të kenë të drejtë të fitojnë shtetësinë e Kosovës, bashkë me pasardhësit e tyre direkt”, deklaroi Kuçi.

Your browser does not support the video tag.

Ai tha se, sipas informacioneve dhe analizave të Lëvizjes Revolta, ekziston mundësia që një numër i madh personash të përfitojnë nga këto dispozita.

“Ne kemi informata që një numër shumë i madh, i konsiderueshëm i serbëve veç kanë aplikuar për me marrë shtetësi. Sipas analizave tona, me këto dy nene rritet numri potencial i serbëve të cilët munden me marrë shtetësi në Kosovë deri në 1 milion. Dhe nëse janë 1 milion persona serbë të cilët mund me marrë shtetësi në Kosovë, atëherë çfarë kuptimi kanë krejt viktimat e luftës në këtë vend, që e kanë dhënë jetën për me i larguar edhe tash me i kthyer prapë në paqe?”, u shpreh ai.

Kuçi tha se organizata i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme me një kërkesë për qasje në dokumente publike, duke kërkuar numrin e aplikuesve për shtetësi, por sipas tij nuk ka marrë përgjigje.

“Ne kemi reaguar direkt tek Ministria e Punëve të Brendshme edhe kemi kërkuar prej Ministrisë një pyetje shumë të thjeshtë: me na treguar numrin e saktë të aplikuesve serbë për me fituar shtetësinë e Kosovës. Fatkeqësisht, i kanë tejkaluar krejt afatet ligjore. Kanë kaluar rreth dy javë prej kur e kemi dërguar kërkesën edhe nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje. Na kanë detyruar me kaluar prej pyetjes se sa serbë kanë aplikuar për me fituar shtetësinë e Kosovës, në pyetjen se çka janë duke fshehur”, tha ai.

Sipas Kuçit, kërkesa e tyre lidhet me të drejtën për qasje në dokumente publike dhe me transparencën institucionale.

“I kemi kërkuar Ministrisë të na përgjigjet sepse Ministria është publike, nuk është private. Kemi ardhur sot këtu me një aktivitet simbolik për me i treguar gjithë atyre që e kanë pushtetin, e gjithë atyre që mund me marrë pushtetin pas tyre, që pushtetin mos ta konsiderojnë si privilegj e fuqi, por ta konsiderojnë si përgjegjësi ndaj çdo qytetari që e meriton me ditë të vërtetën në këtë vend”, deklaroi ai.

Lëvizja Revolta paraqiti dy kërkesa, një ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe një tjetër ndaj qytetarëve.

“Po ne i kemi dy kërkesa. E para i parashtrohet Ministrisë së Punëve të Brendshme: duhet të na kthejnë përgjigje sa më shpejt me na treguar sa është numri i serbëve që kanë aplikuar për me fituar shtetësinë. Kërkesa e dytë u drejtohet qytetarëve të këtij vendi: i lus të gjithë që të jenë vigjilentë ndaj kësaj çështjeje. Unë po i them Ministrisë se sa më e madhe të jetë heshtja, aq më e madhe do të bëhet revolta. Sot është aktivitet simbolik, por ne e paralajmërojmë Ministrinë që nëse nuk ka reagim të shpejtë për këtë çështje, atëherë ne paralajmërojmë thirrje për protestë”, shtoi Kuçi./EO

source

You Might Also Like

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi
SHBA-të thonë se sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime
Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

LEXO GJITHASHTU

NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte
NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte
TOP Momenti
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-n si progres
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-n si progres
TOP Momenti
Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
TOP Momenti
Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim
Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim
Lajme
Ndalohet për 48 orë një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK – për çfarë dyshon Prokuroria?
Ndalohet për 48 orë një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK – për çfarë dyshon Prokuroria?
Lajme

You Might Also Like

Sveçla thotë se kapja e armatimit dhe gjetja e varrezave masive në Zubin Potok, lidhet me “shtrirjen e sovranitetit”
Lajme

Sveçla thotë se kapja e armatimit dhe gjetja e varrezave masive në Zubin Potok, lidhet me “shtrirjen e sovranitetit”

August 20, 2026
“Nuk ka ditë me thënë jo në punë, me përvojë 7-vjeçare”, kryetari i sindikatës së KEK shpërthen në lot derisa jep detaje për vdekjen e 32-vjeçarit
Lajme

“Nuk ka ditë me thënë jo në punë, me përvojë 7-vjeçare”, kryetari i sindikatës së KEK shpërthen në lot derisa jep detaje për vdekjen e 32-vjeçarit

August 20, 2026
Stuhia e shiut dhe breshërit godet Vjenën
Lajme

Stuhia e shiut dhe breshërit godet Vjenën

August 20, 2026
Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje!
Lajme

Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje!

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?