By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konstituimi i institucioneve dhe çështja e presidentit, flet Kurti
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konstituimi i institucioneve dhe çështja e presidentit, flet Kurti
TOP Momenti

Konstituimi i institucioneve dhe çështja e presidentit, flet Kurti

Momenti
Published: June 16, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur lidhur me konstituimin e institucioneve pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kurti në një deklaratë për gazetarë theksoi se pas certifikimit të rezultateve, prioritet do të jetë konstituimi i institucioneve, ndërsa tha se për presidentin nevojitet bashkëpunim me opozitën.

Your browser does not support the video tag.

“…Tash është duke u përmbyllur procesi i numërimit të të gjitha votave, andaj le të presim këto ditë. Nuk e di a do të ketë ankesa, bëhet certifikimi, dhe natyrisht që ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të, sa më shpejt aq më mirë…”, u shpreh ai.

Tutje, kryeministri në detyrë tha se për zgjidhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në sallë në mënyrë që të bëhet kuorumi.

“…Por, natyrisht ju e dini që për çështjen e presidentit, zgjedhjes së presidentit ose presidentes, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, për shkak se nevojiten 80 veta aty në sallë në kuorum, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, që t’ju them të drejtën ka pasur shumë interpretime kritike, kredibile, sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta rishkruajë Kushtetutën, as ta amandamentojë atë, por do të duhej vetëm ta interpretojë”, tha ai.

“…Dhe ne kemi pasur shumë shembuj kur kemi pasur një lloj aktivizmi juridik. Por, ndodhemi tash në këtë rrethanë dhe neve na duhet bashkëpunimi. Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në detyrë duke iu referuar ngërçit politik, tha se nga LVV nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën.

“Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Qasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë qasja e opozitës dhe propozimeve tona, sikurse herën e kaluar që iu përgjigjën me refuzime, nuk do të kenë më pjesë të identitetit që na bëri t’i quajmë bllok opozitar. Sepse e keni parasysh, ofruam bashkëqeverisje, thanë jo. Domethënë, me 15 deputetë ofruam katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, refuzuan…”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

You Might Also Like

Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

LEXO GJITHASHTU

Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Lajme
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Lajme
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Lajme
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
TOP Momenti

You Might Also Like

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas
TOP Momenti

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas

August 25, 2026
Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit
TOP Momenti

Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit

August 25, 2026
​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
TOP Momenti

​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

August 25, 2026
BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën
TOP Momenti

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?