By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe
TOP Momenti

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Momenti
Published: June 16, 2026

Edhe pse dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka shënuar disa përparime në aspektin teknik gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, çështjet kryesore politike vazhdojnë të mbeten të hapura. Njohësit e zhvillimeve politike në Beograd vlerësojnë se mungesa e zbatimit të obligimeve nga të dyja palët dhe paqartësitë rreth objektivave të procesit po e ngadalësojnë rrugën drejt normalizimit.

Edhe pse dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës shpesh përshkruhet si një proces i bllokuar, të dhënat tregojnë se ai nuk ka mbetur pa rezultate.

Sipas analizës së Qendrës për Politika Evropiane (CEP) nga Beogradi dhe organizatave partnere nga Prishtina, Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit është zbatuar deri më tani rreth 21 për qind, ndërsa Aneksi i Ohrit rreth 45 për qind.

Your browser does not support the video tag.

Millosh Pavkoviq, nga Qendra për Politika Evropiane, vlerëson se gjatë gjashtë muajve të fundit janë regjistruar disa përparime, kryesisht në nivel teknik.

Si shembuj ai përmend rifillimin e punës së Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, si dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në zgjidhjen e problemeve të krijuara nga zbatimi i Ligjit të Kosovës për të Huajt.

“Ndër çështjet kryesore të pazgjidhura, Serbia vazhdon të mos zbatojë dispozitat që lidhen me përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Kosova nuk ka zbatuar detyrimet që lidhen me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Prandaj, përparimi i mëtejshëm në dialog do të varet në masë të madhe nga stabilizimi politik si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, tha Pavkoviq.

Gjatë muajve të fundit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Peter Sørensen, ka zhvilluar takime të shumta me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, si dhe me kryenegociatorët e të dyja palëve, në përpjekje për të ruajtur vazhdimësinë e procesit.

Bashkimi Evropian ka përsëritur vazhdimisht se përparimi në dialog mbetet i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Prishtinës dhe Beogradit.

Në të njëjtën kohë, një pjesë e ekspertëve vlerëson se dialogu vazhdon të vuajë nga mungesa e një drejtimi të qartë, pavarësisht angazhimit të shtuar të Bashkimit Evropian.

Analisti politik Dushan Janjiq vlerëson se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë sot kanë shumë pak përfitime konkrete nga dialogu dhe se procesi i normalizimit ka humbur drejtimin e tij të qartë.

“Asnjëherë nuk është përcaktuar qartë se çfarë nënkupton normalizimi, si matet përparimi i tij dhe cilat janë objektivat përfundimtare të procesit. Sot është e vështirë të flitet për suksesin e dialogut dhe ka shumë dilema lidhur me efektivitetin e ndërmjetësimit evropian”, tha Janjioq.

Analistët pajtohen se zhvillimet e brendshme politike kriza politike në Kosovë dhe në Serbi, e kanë ngadalësuar më tej dialogun në nivel të lartë politik.

Për pasojë, procesi aktualisht mbetet i përqendruar kryesisht në çështje teknike dhe në ruajtjen e kanaleve të komunikimit, pa përparim të dukshëm në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

source

You Might Also Like

Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas
Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit
​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

LEXO GJITHASHTU

Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Lajme
Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion Boeing C-17A Globemaster III të Forcave Ajrore
Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion Boeing C-17A Globemaster III të Forcave Ajrore
Lajme
Gjini: Ndotja e luftës për liri e prishja me aleatë nisi kur u ngritën fallangat e kuqe, lypni përgjigje prej Albin Kurtit
Gjini: Ndotja e luftës për liri e prishja me aleatë nisi kur u ngritën fallangat e kuqe, lypni përgjigje prej Albin Kurtit
Lajme
“Është shumë kundërintuitive”: Bateritë kuantike që përmbysin rregullat e karikimit
“Është shumë kundërintuitive”: Bateritë kuantike që përmbysin rregullat e karikimit
Lajme
KEK i reagon Sindikatës: Të pavërteta pretendimet se mungojnë shumica e pajisjeve mbrojtëse
KEK i reagon Sindikatës: Të pavërteta pretendimet se mungojnë shumica e pajisjeve mbrojtëse
Lajme

You Might Also Like

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën
TOP Momenti

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

August 25, 2026
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
TOP Momenti

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

August 25, 2026
Akademikja Ypi: Ngërçi institucional dëmton Kosovën, perëndimit nuk i bëhet vonë
TOP Momenti

Akademikja Ypi: Ngërçi institucional dëmton Kosovën, perëndimit nuk i bëhet vonë

August 25, 2026
Vendimi i Qeverisë: Mjetet shkollore duhet të shiten 15% më lirë
TOP Momenti

Vendimi i Qeverisë: Mjetet shkollore duhet të shiten 15% më lirë

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?