By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e PSRK-së ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e PSRK-së ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut
TOP Momenti

Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e PSRK-së ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut

Momenti
Published: June 15, 2026

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj pesë të pandehurve të cilët janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në masakrën e Reçakut.

KALLXO ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve.

Your browser does not support the video tag.

Kërkesa përfshin edhe dosjen për secilin prej të arrestuarve.

Sipas kërkesës, në periudhën kohore 1998 – 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Reçak, komuna e Shtimes, me dashje, në bashkëkryerje, Novica Peçinoqeviq, Stanoje Janiçeviq, Borko Paliq, Sllaxhan Milisavleviq dhe Stanko Saviq kanë shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Sipas kërkesës së PSRK-së, Novica Peçinoqeviq, Stanoje Janiçeviq, Borko Paliq, Sllaxhan Milisavleviq ishin pjesëtarë të Njësive të Veçanta të Policisë (PJP) të Serbisë, kurse Stanko Saviq ishte polic në stacionin policor në Ferizaj.

Në pikën e parë të kërkesës thuhet se më 15 janar 1999 në fshatin Reçak të pandehurit ishin pjesë e aksionit policor të forcave policore serbe, me ç‘rast morën pjesë dhe kontribuuan në vrasjen e 42 civilëve të fshatit Reçak, ashtu që njësitë e lartcekura në ditën e ngjarjes, rreth orës 06:00 të mëngjesit, e rrethuan fshatin, fillimisht e granatuan nga distanca prej disa vendeve të njohura si: „Pishat“, „Gështenjat“, „Çesta“ dhe “Guri i Shpum”, pastaj me automjete të blinduara, hynë në fshat dhe filluan të kontrollonin shtëpi për shtëpi.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, në oborrin e shtëpisë së R.R. fillimisht e vrasin B.K. të cilit pastaj edhe ia presin kokën; në vendin e quajtur “Vrella” i vrasin H.M., S.S., A.M.; në oborrin e shtëpisë së tij e vrasin A.M., dhe fqinjin e tij H.J.; në afërsi të shtëpisë së Z.M. i vrasin S.H., H.M.; vazhdojnë në drejtim të lagjes Beqaj, dhe derisa disa civilë po largoheshin në drejtim të malit, u dalin në pritë policët serbë, të cilët pa paralajmërim kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke i vrarë: H.B., R.B., dhe Z.B., kurse mbetën të plagosur A.B., Z.B., dhe F.B.

Tutje, në vazhdim të operacionit të tyre policor dhe ushtarak forcat serbe hynë në lagjen Emini, e cila gjendej në pjesën perëndimore të fshatit, ku me armë zjarri në oborrin e tij e plagosën në këmbë I.E., dhe e vranë vëllanë e tij A.E., që të dy civilë.

Në dosje tutje theksohet se më pas në vendin e quajtur “Çeshma” forcat serbe i vranë civilët B.M., vajzën e tij H.M., ndërsa të plagosur mbetën: E.M., M.H., F.H., dhe H.B.

Në një pjesë tjetër të fshatit nga largësia prej shtëpisë së Ragip Bajramit dhe shitores së Lutës (siç e quajnë fshatarët) forcat serbe gjuajnë me armë të kalibrave të ndryshëm në drejtim të vendit ku ishin strehuar civilët dhe në këtë moment e vrasin plakun N.I, në mënyrë mizore duke i thyer kafkën, siç përshkruhet në raportin e autopsisë, më pas një tjetër grup i forcave serbe shkuan në shtëpinë e Sadik Osmanit dhe aty i gjetën të strehuar rreth 70 banorë civilë të fshatit, fillimisht i ndanë burrat nga gratë, pastaj burrat i torturuan në oborr të shtëpisë dhe pas marrjes së një urdhri me radiolidhje nga udhëheqësit e këtij operacioni, forca policore i morën burrat i nxjerrin nga oborri një nga një dhe në kolonë për një i nisin në drejtim të malit për tek ”Kodra e Bebushit”, kurse policia paraprakisht e kishte rrethuar rrugicën në të dy anët duke pritur ardhjen e civilëve dhe në momentin që civilët arrijnë në këtë lokacion duke ecur në kolonë, papritmas nga të dy anët e rrugicës fillojnë të shtëna me armë automatike nga të gjitha anët – pa ndërprerë, për disa minuta, duke i ekzekutuar njëzet e katër (24) persona në mënyrë mizore,

Në dosjen e PSRK-së theksohet se nga ky operacion i forcave policore serbe u vranë mizorisht dyzetedy (42) civilë, të të dy gjinive, të moshave të ndryshme, të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Në kërkesën e Prokurorisë tutje thuhet se më 15 janar 1999, në fshatin Reçak, të pandehurit e lartcekur në cilësinë e pjesëtarëve të forcave policore serbe, me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuuan në trajtimin çnjerëzor të rreth 30 civilëve të fshatit Reçak.

“Derisa po ekzekutonin një plan operacional të përshkruar në pikën 1 të këtij dispozitivi, gjatë kontrollit shtëpi për shtëpi vërejtën që në shtëpinë e Sadik Osmanit, në të paktën dy vende, ishin strehuar rreth 70-të banorë civilë shqiptarë, ashtu që në shtëpi ishin strehuar rreth 30 gra dhe fëmijë, ndërsa në vendin e quajtur ‘Ahuri i bagëtive’ ishin strehuar mbi 30 burra. Fillimisht forcat serbe nga largësia prej shtëpisë së Ragip Bajramit gjuajtën me armë të kalibrave të ndryshëm në drejtim të vendit ku ishin strehuar civilët dhe në këtë moment e vrasin plakun N.I., më pastaj e rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe rreth 30-40 policë hynë në oborr të shtëpisë, që të gjithë të armatosur, pastaj nën kërcënimin e armëve i detyruan të gjithë burrat të dalin nga vendstrehimi dhe të vendosën në oborr, ndërsa gratë dhe fëmijët i mbyllën me çelës në bodrum, më pastaj pasi i kanë legjitimuar burrat, i kanë shtrirë për toke dhe filluan t´i rrahin në mënyrë çnjerëzore duke përdorur kondakët e armëve, shqelma, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta” – thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tutje, sipas dosjes, pastaj të dëmtuarit e dëgjuan një komunikim në radiolidhjen e njërit prej policëve që ishte prezent, dhe pas këtij komunikimi policia serbe i morën të dëmtuarit dhe i vendosën në kolonë dhe i detyruan që të shkojnë në drejtim të zonës malore të njohur me emrin ”Kodra e Bebushit”, me ç‘rast, disa prej tyre i ekzekutojnë, në formën dhe mënyrën siç përshkruhet në pikën 1 të dispozitivit.

Ndërsa, tutje, thuhet se në datën e lartcekur forcat policore ushtarake serbe ku bënin pjesë dhe të pandehurit, me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuuan në shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile të fshatit Reçak.

Sipas kërkesës, fillimisht e rrethuan fshatin Reçak në tre drejtime nga vendet e quajtura ‘’Pishat“, “Gështenjat” dhe “Çesta”, pastaj nga distanca e granatuan me të gjitha mjetet ushtarake dhe në fund me automjete të blinduara hynë në fshat dhe kontrolluan shtëpi për shtëpi, ashtu që banorët e strehuar i nxorën nga shtëpitë e tyre kurse shtëpive u vinin zjarrin duke i djegur të gjitha shtëpitë, me ç‘rast e shkatërruan të gjithë pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme duke i shkaktuar dëm të madh material popullsisë civile.

Ndërsa në pikën e katërt të kësaj kërkese thuhet se forcat policore ushtarake serbe, ku bënin pjesë edhe të pandehurit, me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuuan në dëbimin e popullsisë civile të fshatit Reçak të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

“Fillimisht e rrethuan fshatin Reçak në tre drejtime nga vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”, pastaj nga distanca e granatuan me të gjitha mjetet ushtarake, më pas me automjete të blinduara hynë në fshat dhe kontrolluan shtëpi për shtëpi, me ç‘rast banorët e strehuar i nxorën nga shtëpitë e tyre, i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët, këta të fundit i detyruan të largohen nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar i vranë në mënyrën e përshkruar në pikën 1 të dispozitivit, me ç’rast rreth 20,000 civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre”- thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Andaj, sipas Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale – krim i luftës kundër popullsisë civile (e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 dhe 30 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP i RSFJ-së”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale aktualisht e paraparë si – krim kundër njerëzimit (e sanksionuar me nenin 143 lidhur nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (tutje “KPRK”).

You Might Also Like

Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

LEXO GJITHASHTU

Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Lajme
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Lajme
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet
Lajme
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
TOP Momenti

You Might Also Like

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas
TOP Momenti

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas

August 25, 2026
Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit
TOP Momenti

Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit

August 25, 2026
​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
TOP Momenti

​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

August 25, 2026
BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën
TOP Momenti

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?