By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë
TOP Momenti

Dimal Basha pas aksidentit fatal në autostradë: Rruga ishte e pastruar, po presim raportin e Policisë

Momenti
Published: June 15, 2026









Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar pas debatit publik që u zhvillua lidhur me aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua dhe një person tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Your browser does not support the video tag.


Përmes një deklarate publike, Basha hodhi poshtë pretendimet se ministria ka ndërmarrë vetëm largimin e dheut në segmentet problematike të autostradës, duke theksuar se janë nënshkruar kontrata për sanimin e plotë të skarpatave.

Your browser does not support the video tag.


“Ministria sot ka njoftuar se ka nënshkruar kontrata për sanimin e plotë të skarpatave në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Pra nuk bëhet fjalë për ‘heqje dheu’, siç po manipulon Kryetari Rama dhe siç është raportuar në disa portale, por për projekte të sanimit të plotë të skarpatave në tri segmente të autostradës”, ka deklaruar Basha.


Ai ka reaguar edhe ndaj pretendimeve që lidhin aksidentin fatal me rrëshqitjet e dheut në atë pjesë të autostradës, duke theksuar se në momentin e aksidentit rruga kishte qenë e pastruar dhe se institucionet janë në pritje të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës.


“Një ligësi tjetër është manipulimi me aksidentin që ndodhi gjatë vikendit. Siç është e njohur për publikun, autostrada ka qenë e pastruar nga dheu në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik. Ne po presim raportin zyrtar të Policisë së Kosovës dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e manipulimeve politike që tentojnë të përfitojnë nga tragjeditë njerëzore”, u shpreh ai.


Basha shprehu ngushëllime për familjen e viktimës, ndërsa kritikoi ashpër ata që, sipas tij, po e përdorin rastin për përfitime politike.


“Familjes së të ndjerës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Na vjen keq që, përveç dhimbjes që ka shkaktuar ky aksident, Kryetari Rama dhe disa të tjerë po përpiqen të nxjerrin përfitime politike nga kjo tragjedi. Por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë. Qytetarët i njohin mirë dhe këtë po e dëshmojnë me votë në çdo palë zgjedhje”, ka deklaruar Basha.


Deklaratat e ushtruesit të detyrës së ministrit vijnë në kohën kur vazhdojnë reagimet dhe debatet rreth shkaqeve të aksidentit fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërsa pritet që raporti zyrtar i Policisë së Kosovës të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes.


source

You Might Also Like

Rama, Qeverisë Kurti: Autostradat i gjetët të ndërtuara, nuk po arrini t’i mirëmbani
Sot janë shkaktuar 13 zjarre në Maqedoni, një prej tyre është ende aktiv
Specialja: Avokati i Popullit nuk ka juridiksion mbi Dhomat e Specializuara
Forcat Tokësore shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët me ushtrinë italiane për operacione në terrene malore
Osmani: Në vitin 2022 ishim në situatë më të favorshme, sot po negociojmë me një Bullgari ndryshe

You Might Also Like

Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e PSRK-së ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut
TOP Momenti

Vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim i pasurisë dhe spastrim etnik – Dosja e PSRK-së ndaj 5 të arrestuarve për masakrën e Reçakut

June 15, 2026
Young people’s interest in the KSF is growing, 234 applications for 44 positions
TOP Momenti

Young people’s interest in the KSF is growing, 234 applications for 44 positions

June 15, 2026
​Mickoski: Qeveria e mëparshme nënshkroi kapitullim duke pranuar kërkesat bullgare, nuk do t’i nënshtrohem shantazheve
TOP Momenti

​Mickoski: Qeveria e mëparshme nënshkroi kapitullim duke pranuar kërkesat bullgare, nuk do t’i nënshtrohem shantazheve

June 15, 2026
Rama: Neglizhenca e Qeverisë po u kushton qytetarëve me jetë dhe miliona euro
TOP Momenti

Rama: Neglizhenca e Qeverisë po u kushton qytetarëve me jetë dhe miliona euro

June 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?