By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Kemi ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Kemi ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit
TOP Momenti

Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Kemi ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit

Momenti
Published: June 14, 2026

Ndonëse më 7 mars të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontratën me Parkingjet e Qytetit për ndërtimin e parkingjeve të reja, pacientët që frekuentojnë Qendrën Klinike “Nënë Tereza” edhe më tutje vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe mungesa të vend-parkimeve.

I pyetur nga TV Shenja për kaosin që krijohet në Qendrën Klinike, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit në tërësi.

Your browser does not support the video tag.

“Në javën e parë si ministër i shëndetësisë, nënshkruam kontratë me një institucion privat që të mundet në ndërkohë të punësuarit të parkohen atje dhe deri sot, derisa flasim, 350 të punësuar parkohen ende në atë institucion privat, paramendoni edhe ato të ishin parkuar tani brenda sa do të dukeshte klinika universitare, “Nënë Tereza”, tha Aliu.

Aliu megjithatë thotë se sipas kontratës së nënshkruar, parkingun e Qendrës Klinike në 15 vitet e ardhshme do të menaxhojë Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit” dhe të njëjtit së shpejti pritet të fillojnë ndërtimin e parkingjeve në kate. Ai sqaroi se javën e ardhshme më së voni pritet të hapet procedura e tenderimit.

Your browser does not support the video tag.

“Infrastruktura horizontale nënkupton sensorat pasi gjithë parkingu do të jetë edhe i digjitalizuar. Ndërsa infrastruktura vertikale nënkupton edhe garazhet që do të jenë në kate, pra për atë shkak Qytetit të Shkupit i duhet të hapë dy procedura paralele dhe sipas kryetarit të Shkupit që u dëgjova që pas kalimit të buxhetit automatikisht puna e parë do të hapë procedurën për këtë, pas procedurave administrative besoj menjëherë do të fillojë me investim. Besoj që do të na kapë fiks koha e verës dhe do të ketë edhe më pak presion nga pacientët”, tha Aliu.

Kjo nuk është hera e parë që një ministër i Shëndetësisë paralajmëron evitimin e problemit me hapësirat parkuese në Qendrën Klinike, të njëjtin premtim e kanë dhënë edhe të gjithë ministrat që në të njëjtën karrige ishin ulur para Azir Aliut.
/SHENJA/

You Might Also Like

Apeli vendos, nga burgim i përjetshëm në dënim 35 vite për vrasje, Eugert Merizaj pritet të ekstradohet në Shqipëri
Rifat Jashari, Sami Lushtaku dhe Jetullah Geci bashkë në pritjen e ngushëllimeve për Sahit Jasharin
Nesër i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit që u vra me thikë në Prizren
Dita 15 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Ndërkombëtarët: Pa kompromis politik, Kosova rrezikon stagnim institucional

You Might Also Like

Pacolli kërkon hetim: Pavarësisht vendimit të gjykatës, po na ndalohet hyrja në Aeroportin e Vlorës, investimi po bllokohet
TOP Momenti

Pacolli kërkon hetim: Pavarësisht vendimit të gjykatës, po na ndalohet hyrja në Aeroportin e Vlorës, investimi po bllokohet

June 14, 2026
Pas menopauzës gratë janë më të rrezikuara nga këto sëmundje
TOP Momenti

Pas menopauzës gratë janë më të rrezikuara nga këto sëmundje

June 14, 2026
Ademi nga Lëvizja Studentore takon përfaqësues të BE-së, diskutohen të drejtat e shqiptarëve dhe Marrëveshja e Ohrit
TOP Momenti

Ademi nga Lëvizja Studentore takon përfaqësues të BE-së, diskutohen të drejtat e shqiptarëve dhe Marrëveshja e Ohrit

June 14, 2026
“Lancet”: Eleminimi i ushqimeve të përpunuara, ul ndjeshëm simptomat e ADHD-së te fëmijët
TOP Momenti

“Lancet”: Eleminimi i ushqimeve të përpunuara, ul ndjeshëm simptomat e ADHD-së te fëmijët

June 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?