By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria Speciale tregon fotot e dy të dyshuarve të arrestuar për Masakrën e Reçakut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria Speciale tregon fotot e dy të dyshuarve të arrestuar për Masakrën e Reçakut
TOP Momenti

Prokuroria Speciale tregon fotot e dy të dyshuarve të arrestuar për Masakrën e Reçakut

Momenti
Published: June 14, 2026

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar pesë persona në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Reçaku II”.

Detaje rreth operacionit ka dhënë prokurori special Ilir Morina gjatë një konference për media, ku bëri të ditur se të dyshuarit janë identifikuar përmes provave të siguruara gjatë hetimeve, përfshirë edhe video-incizime.

Morina theksoi se hetimet për Masakrën e Reçakut kanë vazhduar edhe pas ngritjes së aktakuzës në dhjetor të vitit të kaluar dhe se gjatë muajve të fundit janë mbledhur dëshmi shtesë që kanë ndihmuar në identifikimin e personave të dyshuar.

Your browser does not support the video tag.

“Prokuroria ka ngritur aktakuzë për rastin e Masakrës së Reçakut në dhjetor të vitit të kaluar, por hetimet nuk kanë përfunduar. Gjatë kësaj periudhe kemi vazhduar mbledhjen e provave dhe kemi arritur të identifikojmë disa persona që kanë qenë pjesë e njësive policore serbe dhe që dyshohet se kanë marrë pjesë në aksionin e 15 janarit 1999 në fshatin Reçak”, deklaroi Morina.

Sipas tij, pas sigurimit të provave të mjaftueshme, Prokuroria ka kërkuar nga gjykata urdhër-arreste dhe urdhër-kontrolle, kërkesa të cilat janë miratuar.

“Pas aprovimit nga gjykata, sot është realizuar operacioni, gjatë të cilit janë arrestuar pesë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e Masakrës së Reçakut”, tha prokurori special.

Prokurori, ndau edhe dy nga fotot e personave të dyshuar, duke treguar se janë identifikuar përmes dy video-incizimeve.

source

You Might Also Like

BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO
Prokuroria: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas në Malishevë
“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës
“Talir 2” para vjetërsimit, Gjykata e Apelit duhet të vendosë deri më 31 gusht
Pas gati pesë vitesh nga tragjedia, sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

LEXO GJITHASHTU

Gjykata vendos sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjykata vendos sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lajme
NGA HUGO NË FORMULA 1: NJË EKSPERIENCË EKSKLUZIVE VIP, NË ITALI
NGA HUGO NË FORMULA 1: NJË EKSPERIENCË EKSKLUZIVE VIP, NË ITALI
Lajme
Detaje nga vrasja në Malishevë, dalin edhe fotografitë e çiftit
Detaje nga vrasja në Malishevë, dalin edhe fotografitë e çiftit
Lajme
PDK e Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, studentët paralajmërojnë se nuk do të heshtin përballë krizës institucionale
PDK e Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit, studentët paralajmërojnë se nuk do të heshtin përballë krizës institucionale
Lajme
Kryeministri britanik mbërrin në Ukrainë, i dorëzon Kievit planet për raketa me rreze të gjatë veprimi
Kryeministri britanik mbërrin në Ukrainë, i dorëzon Kievit planet për raketa me rreze të gjatë veprimi
Lajme

You Might Also Like

Zhduket një person në Gjakovë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Zhduket një person në Gjakovë, rasti po hetohet

August 24, 2026
Gruaja raportohet e zhdukur në Drenas, gjendet një ditë më vonë

Qytetarët e RMV-së sërish do të mund të aplikojnë për viza të emigrantëve në SHBA
TOP Momenti

Qytetarët e RMV-së sërish do të mund të aplikojnë për viza të emigrantëve në SHBA

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?