By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Votat nga përfaqësitë diplomatike ia shtojnë VV-së edhe 1 deputet, në proces ato me postë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Votat nga përfaqësitë diplomatike ia shtojnë VV-së edhe 1 deputet, në proces ato me postë
Lajme

Votat nga përfaqësitë diplomatike ia shtojnë VV-së edhe 1 deputet, në proces ato me postë

Momenti
Published: June 14, 2026

47 kutitë nga përfaqësitë diplomatike përfunduan, e tash radhën e kanë votat e postë.

Nga ato që përfunduan, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 83.28% të tyre, apo 18 mijë e 789 vota duke siguruar ulësen e 50-të në Kuvend.

Pas saj, renditet Partia Demokratike e Kosovës me 7.13% apo 1 mijë e 608 vota dhe Lidhja Demokratike me 6.6% apo 1 mijë e 490 vota. Kurse Aleanca ka fituar 2% ose 464 vota.

Your browser does not support the video tag.

Të shtunën, në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve po vazhdon të bëhet numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora për zgjedhjet e së dielës. 

Për procesin e numërimit deri më tani foli zëdhënsi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Your browser does not support the video tag.

“Gjatë ditës së sotme e shtunë është përmbyllur procesi i numërimit të votimeve që i takojnë votimit në 30 përfaqësi diplomatike si dhe gjatë ditës do të përfundojë ky proces si dhe në qendrën komunale të numërimit në Prishtinë, që në këtë mënyrë do të shënoj përfundimin e këtij procesi në të gjitha komunat e vendit, plotë 38 sosh”, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Elezi foli edhe për refuzimin e pakove të premten pasdite, të cilat kanë ardhur me postë.

“Deri në përfundim të ditës së premte në procesin e vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar 59,973, ndërkaq janë refuzuar 2,244. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,066 raste mungon dëftesa e regjistrimit”, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Ndërkohë edhe në votat me postë, po prin Lëvizja Vetëvendosje.

Ndonëse procesi është ende në fazë të hershme, deri në orët e pasdites të së shtunës, janë numëruar rreth 10 mijë vota.

Prej tyre, mbi 5 mijë vota i takojnë VV-së, rreth 2 mijë LDK-së, PDK-së e Aleancës mbi 500 vota.

Pas tyre në radhë janë votat e fundit që kanë mbetur pa u trajtuar.

“Derisa të përfundojë numërimi i votave nga votimi përmes postës, do të përgatitet procesi për fillimin e numërimit të votave nga votimi me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime me kusht ku janë evidentuar 8,751 votues”, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

KQZ synon që rezultatet t’i certifikojë më 6 korrik.

source

You Might Also Like

Përplasje mes Dodikut dhe Izetbegoviqit, publikohet biseda telefonike
Hyseni dënon sulmin ndaj ekipit të TV Dukagjinit në Gjilan
“Zvërneci është vetëm pika që derdhi gotën”, Loli analizon protestat në Shqipëri
Basha: Flamingu u zhduk nga kauza pas 26 ditësh protestë në Shqipëri
Protestat në Tiranë, Muça: Transparenca duhet të vlejë edhe për organizatorët

You Might Also Like

Hoxha: Protesta në Shqipëri është pasojë e pakënaqësive të akumuluara, jo vetëm e çështjes së Sazanit
Lajme

Hoxha: Protesta në Shqipëri është pasojë e pakënaqësive të akumuluara, jo vetëm e çështjes së Sazanit

June 26, 2026
Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali ka refuzuar pranimin e padisë
Lajme

Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali ka refuzuar pranimin e padisë

June 26, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj me urdhër-arrest aktiv
Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj me urdhër-arrest aktiv

June 26, 2026
Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet
Lajme

Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?