By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Basha: Flamingu u zhduk nga kauza pas 26 ditësh protestë në Shqipëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Basha: Flamingu u zhduk nga kauza pas 26 ditësh protestë në Shqipëri
Lajme

Basha: Flamingu u zhduk nga kauza pas 26 ditësh protestë në Shqipëri

Momenti
Published: June 26, 2026

Analisti Faik Basha ka komentuar protestat e fundit në Shqipëri, duke thënë se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë për më shumë mirëqenie, siguri dhe stabilitet, por sipas tij, kërkesat që po paraqiten aktualisht janë të paqarta dhe në disa raste të pakuptimta.

Duke folur në Debat Plus, Basha fillimisht u ndal te ngjarjet e fundit dhe pamjet e publikuara nga protesta, të cilat i cilësoi shqetësuese.

“Kane qenë pamje skandaloze të atij momenti dhe të atij qytetari me pasaportë greke, i cili u gjend në ato kushte. Edhe kur thuhet se ishte paraparë një grup prej 50 vetash dhe aty papritur u gjendën shumë më shumë njerëz, lindin pikëpyetje se si është organizuar kjo dhe kush ka ndikuar më së shumti në momentin e ngjarjes. Janë disa pyetje që duhet të shtrohen dhe të marrin përgjigje”, deklaroi ai.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Bashës, protesta si mjet demokratik është e drejtë legjitime e qytetarëve, por ai tha se qëllimet dhe kërkesat duhet të jenë të qarta.

“Mendoj se ka arsye në çdo vend, jo vetëm në Shqipëri, për të protestuar. Ka arsye që qytetari të dalë në shesh dhe të kërkojë më shumë mirëqenie, më shumë siguri dhe më shumë stabilitet. Kjo është normale në një shoqëri demokratike”, tha Basha.

Megjithatë, ai vlerësoi se protestat e ditëve të fundit janë larguar nga kërkesat tradicionale që zakonisht shoqërojnë lëvizjet qytetare.

“Por arsyeja që kemi parë këto ditë është e pakuptimtë. Nuk po kërkohen vetëm të drejta, nuk po kërkohet vetëm një mënyrë tjetër qeverisjeje, nuk po kërkohet vetëm largimi i një qeverie apo i një kryeministri. Janë kërkesa të çuditshme”, u shpreh ai.

Basha tha se në protestë janë artikuluar kërkesa që sipas tij nuk kanë lidhje me realitetin politik dhe institucional të vendit.

“Kemi parë kërkesa për largimin e të gjithë klasës politike të 35 viteve të fundit. Kemi parë kërkesa që nga skena politike të largohet çdo qytetar që ka pasur një detyrë, sado të thjeshtë, gjatë këtyre 35 viteve. Janë kërkesa që vështirë se mund të kuptohen dhe të zbatohen”, deklaroi ai.

Sipas tij, disa nga propozimet që janë hedhur në opinion janë jashtë çdo logjike të funksionimit të një shteti modern.

“Po kërkohet të bëhet një qeveri e pakuptimtë, diçka e ngjashme me epokën e gurit. Është përmendur që udhëheqja e ardhshme të vijë përmes një përzgjedhjeje me letër me vrimë. Janë ide të paimagjinueshme për mënyrën se si funksionon një shtet demokratik”, tha Basha.

Analisti ngriti dyshime edhe për temat që po dominojnë protestën, duke përmendur debatin rreth flamingove dhe ndikimit të zhvillimit turistik.

“A është flamingoja arsyeja e vërtetë e protestës? A është vërtet kjo ajo për të cilën po protestohet? A është meraku kryesor i shqiptarëve se zhvillimi dhe turizmi do t’ia cenojnë jetën një flamingoje që vjen për një kohë të shkurtër në Shqipëri?”, pyeti ai.

Sipas Bashës, me kalimin e kohës po zbehen kërkesat me të cilat nisi protesta, ndërsa po shfaqen faktorë të rinj me interesa të ndryshme.

“Dita e 26-të nuk ka më lidhje me kërkesat për të cilat u mblodhën në fillim. Ditë pas dite po shohim faktorë me interesa konkurruese, faktorë me interesa jo gjithmonë të qarta, që po dalin në sipërfaqe. Kjo e bën edhe më të vështirë të kuptohet se cili është qëllimi final i kësaj lëvizjeje”, deklaroi ai.

Në fund, Basha tha se mbetet për t’u parë nëse protestat janë pasojë e pakënaqësive të qytetarëve apo rezultat i ndikimeve të grupeve të interesit.

“Kemi të bëjmë me një urrejtje të akumuluar, me një problematikë reale dhe me një dëshirë të qytetarëve për reflektim pas dekadash, apo kemi të bëjmë me një përmbledhje interesash të ndryshme që e kanë ushqyer dhe goditur fillimin e kësaj lëvizjeje? Kjo është pyetja kryesore. Duhet të kuptojmë se si u ngrit e gjithë kjo si një furtunë në gotë”, përfundoi Basha.

 

source

You Might Also Like

Gjermania raporton rekord prej 14 mijë vdekjesh të lidhura me nxehtësinë këtë vit
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale

LEXO GJITHASHTU

Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
TOP Momenti
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
TOP Momenti
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
TOP Momenti
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
TOP Momenti
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë
Lajme

Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë

August 20, 2026
Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?