By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale
Lajme

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Momenti
Published: June 14, 2026

Dushan Maksimoviq së fundmi u dënua me hiç më pak se 30 vjet burgim për sulmin në Banjskë.

Por, ai, në burg do të mund të qëndrojë edhe për kohë më të gjatë, nëse shpallet fajtor për pjesëmarrje në vendosjen e barrikadave, vepër për të cilën u akuzua së fundmi.

Në fakt, edhe disa nga 5 të akuzuarit tjerë në këtë rast, kanë pasur punë me institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktakuzës që e ka siguruar Dukagjini, Milos Radosavjleviq, ishte pjesë e procesit gjyqësor në rastin e Banjskës, por në cilësi të dëshmitarit. Në deklaratë ky e mbronte, Dushan Maksomoviqit.

Ndërsa, Dusan Drobaq, kishte aktgjykim të formës së prerë, për një rast krejt tjetër. Gjykata, atë e shpalli fajtor, për pjesëmarrje në protestën e dhunshme ndaj KFOR-it në Zveçan, për çka e dënoi me 18 muaj burgim, dhe 15 mijë euro gjobë.

Your browser does not support the video tag.

Punë me ligjin kishte edhe i akuzuari tjetër Nenad Orloviq. Ky sipas aktakuzës, ishte kapur dy herë duke e kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi, për çka kishte marrë dënime të formës së prerë.

Por, ky, nëse shpallet fajtor, do t’i harrojë të gjitha këto dënime, meqenëse ai i radhës, mund të jetë shumë më i madh.

Orloviq, sipas aktakuzës, ishte ndër personat kyç, që i voziste kamionët të cilët vendoseshin si barrikadë në dhjetor të vitit 2022. Në aktakuzë, janë përdorur edhe pamjet e mediave, të cilat e xhiruan atë pikërisht duke i larguar kamionët, të cilët, përmendet se kishin eksploziv.

… kanë organizuar anëtarët e grupeve kriminale të armatosura të cilët kanë vendosur dhe ngritur në disa lokacione pozicione luftarake me thasë të mbushur me rërë dhe kanë hapur istikame luftarake, po ashtu kanë vendosur eksploziv në automjetet e vendosura në barrikada që në rast të intervenimit të policisë së Kosovës ose KFOR-it, për t’i hequr barrikadat t’i sulmojnë me të gjitha mjetet që i kanë pasur në dispozicion”- Pjesë nga aktakuza

Prokuroria, në aktakuzë ka identifikuar udhëheqësin e grupit, dhe qëllimet, që vlerësohet që e kalojnë veç një protestë.

“Grupi kriminal me në krye Milan Radoiçiçin kanë planifikuar strategjinë e bllokimit, koordinimin, logjistikën, monitorimin e Policisë së Kosovës dhe vendosjen e qytetarëve dhe personelin në pika strategjike, duke krijuar barrikada në rrugë dhe duke hapur gropа (istikame) apo pozicione ushtarake në shumë pjesë strategjike në pjesë veriore të Republikës së Kosovës. Prania e personave të armatosur dhe të uniformuar tregon se barrikadat kanë shërbyer si pozicione ofensive luftarake dhe jo vetëm si pengesa rrugore, përtej qëllimit të protestës apo pakënaqësisë qytetare. Lidhja e këtyre personave me ngjarjet e mëvonshme (si rasti i Banjskës) dëshmon për një vazhdimësi të aktiviteteve kriminale”-Pjesë nga aktakuza

Pas ngritjes së aktit akuzues, së shpejti pritet që për këtë rast të fillojë edhe gjykimi.

Për aktet e kryera po hetohej edhe Milan Radojçiq, por Prokuroria Speciale i ka pezulluar hetimet ndaj tij dhe 10 të tjerëve, meqë kanë qenë të paarritshëm nga organet e ndjekjes.

source

You Might Also Like

Përplasje mes Dodikut dhe Izetbegoviqit, publikohet biseda telefonike
Hyseni dënon sulmin ndaj ekipit të TV Dukagjinit në Gjilan
“Zvërneci është vetëm pika që derdhi gotën”, Loli analizon protestat në Shqipëri
Basha: Flamingu u zhduk nga kauza pas 26 ditësh protestë në Shqipëri
Protestat në Tiranë, Muça: Transparenca duhet të vlejë edhe për organizatorët

You Might Also Like

Hoxha: Protesta në Shqipëri është pasojë e pakënaqësive të akumuluara, jo vetëm e çështjes së Sazanit
Lajme

Hoxha: Protesta në Shqipëri është pasojë e pakënaqësive të akumuluara, jo vetëm e çështjes së Sazanit

June 26, 2026
Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali ka refuzuar pranimin e padisë
Lajme

Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali ka refuzuar pranimin e padisë

June 26, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj me urdhër-arrest aktiv
Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj me urdhër-arrest aktiv

June 26, 2026
Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet
Lajme

Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?