By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Armë zjarri e thika”, mbi 200 incidente për 4 muaj në shkollat e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Armë zjarri e thika”, mbi 200 incidente për 4 muaj në shkollat e Kosovës
Lajme

“Armë zjarri e thika”, mbi 200 incidente për 4 muaj në shkollat e Kosovës

Momenti
Published: June 14, 2026

Shkollat konsiderohen si vendet më të sigurta për fëmijët.

Por shpesh, janë vetë të miturit që rrezikojnë njëri-tjetrin brenda hapësirave të institucioneve arsimore.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, për krejt vitin 2025 janë raportuar 604 raste të incidenteve nëpër shkolla.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkaq, për vetëm katër muajt e parë të 2026-tës, pra deri në prill, policia ka regjistruar 237 raste të tilla.

Në mesin e incidenteve shpesh përfshihet edhe përdorimi i armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta brenda shkollës.

Your browser does not support the video tag.

“Nëse kemi raste të tilla, konfiskohen armët e tilla, mund të jenë armë zjarri, thika, boksa…Duhet të mbahet evidence të ndryshme, të grupeve të ndryshme të cilat janë afër shkollave, mund të kenë armë, ose drogë, do të thotë bastisten personat e dyshimtë, nxënësit e dyshimtë. Drejtoria e shkollës duhet ta mbulojë shkollën me kamera”, ka thënë Refki Morina, Nënkolonel policor në pension.

Ndërkohë, Besnik Dragusha nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, në lidhje me këtë situatë, thotë se kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të hartojë Strategjinë Kombëtare për Sigurinë në shkolla.

Ajo, sipas tij, do të duhej të përcaktonte përgjegjësitë e secilit akter, nga MASHTI e deri te prindërit.

“Jemi të shqetësuar për numrin e madh të rasteve të tilla. Edhe nëse ky numër nuk rritet dhe mbetet në nivelin e vitit të kaluar, ai tregon se nuk ka pasur përmirësim cilësor në aspektin e sigurisë fizike brenda institucioneve arsimore të Kosovës. Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve, vlerësoj se ai është shumë i mirë në nivelin e shkollës fillore (klasat I–V), ndërsa në nivelet e tjera vjen duke u zbehur”, ka thënë Besnik Dragusha, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Familja, shoqëria dhe rrjetet sociale, vlerësohet se mbesin shkaktarët kryesorë që shtyjnë të miturit të kryejnë vepra penale.

“Konfliktet familjare, mungesa e mbikëqyrjes, presioni nga bashkëmoshatarët dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të dhunshme, mund ta rrisin rrezikun e sjelljeve të tilla. Shenjat paralajmëruese janë agresivitet i shtuar, izolim social dhe interesim i shtuar për armët. Konfliktet e shpeshta dhe ndryshimet e papritura në sjellje janë vetëm disa nga shenjat që kërkojnë vëmendje”, ka thënë Ilir Havolli, Shoqata e Psikologëve të Kosovës.

Psikologët konsiderojnë se edukimi emocional tek të miturit është masë e rëndësishme parandaluese.

Ndërkohë, MASHTI nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit lidhur me këtë çështje.

source

You Might Also Like

Përplasje mes Dodikut dhe Izetbegoviqit, publikohet biseda telefonike
Hyseni dënon sulmin ndaj ekipit të TV Dukagjinit në Gjilan
“Zvërneci është vetëm pika që derdhi gotën”, Loli analizon protestat në Shqipëri
Basha: Flamingu u zhduk nga kauza pas 26 ditësh protestë në Shqipëri
Protestat në Tiranë, Muça: Transparenca duhet të vlejë edhe për organizatorët

You Might Also Like

Hoxha: Protesta në Shqipëri është pasojë e pakënaqësive të akumuluara, jo vetëm e çështjes së Sazanit
Lajme

Hoxha: Protesta në Shqipëri është pasojë e pakënaqësive të akumuluara, jo vetëm e çështjes së Sazanit

June 26, 2026
Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali ka refuzuar pranimin e padisë
Lajme

Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali ka refuzuar pranimin e padisë

June 26, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj me urdhër-arrest aktiv
Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj me urdhër-arrest aktiv

June 26, 2026
Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet
Lajme

Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?