Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta ketë si prioritet rikthimin e projektit amerikan për gazin dhe ndërtimin e termocentralit të ri.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se pavarësia energjetike është e lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të vendit.
Ai ka shtuar se çdo devijim nga këto projekte, sipas tij, do të nënkuptonte shërbim ndaj agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.
Haradinaj ka kërkuar që këto dy çështje të jenë prioritet i parë i qeverisë së ardhshme, pavarësisht se kush e formon atë.

