By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aliu një vit pasi e mori detyrën: Shëndetësia hyn në fazën më të rëndësishme, vendosja e sistemit mbi baza të reja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aliu një vit pasi e mori detyrën: Shëndetësia hyn në fazën më të rëndësishme, vendosja e sistemit mbi baza të reja
TOP Momenti

Aliu një vit pasi e mori detyrën: Shëndetësia hyn në fazën më të rëndësishme, vendosja e sistemit mbi baza të reja

Momenti
Published: June 11, 2026

“Para një viti mora përgjegjësinë për të udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk ishte një periudhë e lehtë, as një sistem ku problemet mund të zgjidhen brenda natës. Shëndetësia është një nga sistemet më komplekse dhe më të ndjeshme në shtet – një sistem ku çdo dobësi e ndjen pacienti, çdo vendim ka peshë njerëzore dhe çdo vonesë nënkupton kohë të humbur për dikë që ka nevojë për kujdes”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në video-adresimin me rastin e një viti nga marrja e detyrës si ministër i Shëndetësisë.

Ministri Aliu thekson se gjatë vitit të kaluar qëllimi nuk ishte të krijohej përshtypja se gjithçka është zgjidhur, përkundrazi, është nisur nga e vërteta.

Your browser does not support the video tag.

“Shëndetësia ka dobësi të trashëguara: organizim të pamjaftueshëm, qasje jo të barabartë në shërbime, mungesë të kuadrit, infrastrukturë të vjetëruar dhe një sistem që për shumë kohë ka funksionuar me dokumente fizike, të dhëna të fragmentuara dhe mungesë parashikueshmërie. Prandaj, synimi im ishte të mos i fshehim problemet, por të fillojmë t’i zgjidhim ato në mënyrë sistematike”, tha ministri Aliu.

Ai sqaron se gjatë vitit të kaluar është vendosur një drejtim i ri – një sistem shëndetësor që planifikon, mat, digjitalizon dhe jep përgjegjësi.

“Kemi filluar procesin e transformimit digjital. Pacienti nuk duhet të lëvizë me dosje, raporte dhe CD nga një institucion në tjetrin. Të dhënat duhet ta ndjekin pacientin, ndërsa sistemi duhet ta ndihmojë mjekun të marrë vendime më të shpejta dhe më të sigurta”, tha ministri Aliu, duke rikujtuar se janë vendosur lista transparente të pritjes, sepse qasja e drejtë në shërbimet shëndetësore është bazë e besimit.

Duke folur për projektin e telemjekësisë në Dibër dhe Dellçevë, ministri Aliu porositi se njohuria specialistike duhet të afrohet më shumë te qytetarët, veçanërisht në rajonet ku pacientët e ndjejnë më së shumti barrën e udhëtimit drejt Shkupit.

“Paralelisht kemi punuar edhe në infrastrukturë. Shëndetësia nuk mund të jetë e fortë nëse e gjithë barra është e përqendruar në kryeqytet. Prandaj rajonalizimi është një nga politikat tona më të rëndësishme. Investimet në Shtip, Tetovë, Kërçovë, Strumicë, Manastir dhe qendra të tjera shëndetësore janë mënyrë që pacientët të marrin shërbime më afër vendit ku jetojnë. Furnizimi me 100 autoambulanca të reja, rikonstruksionet e sallave operative dhe forcimi i spitaleve rajonale janë pjesë e të njëjtës qasje që çon drejt një sistemi shëndetësor më të shpejtë, më të qasshëm dhe më të zhvilluar në mënyrë të barabartë”, potencoi ministri Aliu.
Ai gjithashtu tha se vëmendje e veçantë i është kushtuar punonjësve shëndetësorë.

“Asnjë aparat, asnjë sallë, asnjë platformë digjitale nuk vlen pa njerëzit që çdo ditë e mbajnë sistemin. Prandaj po punohet për planifikim më të mirë të kuadrit, programe të reja për specializime dhe subspecializime, forcim të trajnimit praktik dhe vlerësim më të mirë të punës. Sistemi shëndetësor duhet t’i mbajë, motivojë dhe mbështesë njerëzit e tij”, porositi ministri Aliu.

Duke iu referuar politikave të rëndësishme të shëndetit publik, ai rikujtoi edhe propozim-ligjin për mbrojtje nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme, i cili paraqet një hap drejt një hapësire publike më të shëndetshme dhe mbrojtjes së fëmijëve, joduhanpirësve dhe punonjësve. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për një zgjidhje ligjore kundër dikujt, por për një ligj në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

“Kemi punuar edhe në tema të ndjeshme si onkologjia, dhurimi i organeve, transplantimi, trajtimi i obezitetit te fëmijët dhe protokollet e krizës, tema që kërkojnë humanizëm, përgjegjësi institucionale dhe vazhdimësi”, tha ministri Aliu.

Ai porositi se shëndetësia duhet të jetë një sistem që nuk reagon vetëm kur ndodh kriza, por një sistem që mëson, përgatitet dhe parandalon.

“Pas një viti, vlerësimi im është se nuk jemi në fund të reformës. Ne jemi në fazën e saj më të rëndësishme, kur sistemi po fillon të vendoset mbi baza të reja. Kemi ende shumë punë. Por sot e dimë më qartë se ku po shkojmë, drejt një shëndetësie të lidhur digjitalisht, të planifikuar në aspektin kadrovik, të fuqizuar infrastrukturorisht, më të balancuar rajonalisht dhe të orientuar drejt pacientit. Shëndetësia zhvillohet me vendime, me punë, me të dhëna, me njerëz dhe me përgjegjësi personale”, përfundon Aliu.

You Might Also Like

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska, Eko-aktivistët: Është bërë ekocid klasik
Musmurati: Prishtina vishet me flamujt e lirisë, Kosova pret kthimin e çlirimtarëve
Altin Kryeziu humbi jetën në krye të detyrës, Gjini e Çitaku ngushëllojnë familjen
Vrau 45-vjeçaren shqiptare në Greqi dhe veten, 48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte fëmijë! Flet gruaja e tij
Në nderim të policit Altin Kryeziu, Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm

LEXO GJITHASHTU

Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve (Foto)
Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve (Foto)
Lajme
“Kujdes nga vapa”, edhe java e ardhshme me temperatura të larta, të premten mbërrijnë në 36 gradë
“Kujdes nga vapa”, edhe java e ardhshme me temperatura të larta, të premten mbërrijnë në 36 gradë
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik: Java e fundit e gushtit do shoqërohet me temperatura të larta
Instituti Hidrometeorologjik: Java e fundit e gushtit do shoqërohet me temperatura të larta
Lajme
Rinia Demokratike anulon aksionin simbolik para Qeverisë në nderim të Altin Kryeziut: Para se t’i bashkohej Policisë ishte aktivist i yni
Rinia Demokratike anulon aksionin simbolik para Qeverisë në nderim të Altin Kryeziut: Para se t’i bashkohej Policisë ishte aktivist i yni
Lajme
Gjini: Dhimbja për policin Altin Kryeziu na bashkon të gjithëve
Gjini: Dhimbja për policin Altin Kryeziu na bashkon të gjithëve
Lajme

You Might Also Like

VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?
TOP Momenti

VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?

August 23, 2026
Kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit? Juristët ndahen në dysh
TOP Momenti

Kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit? Juristët ndahen në dysh

August 23, 2026
Gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion konfiskohen në Ferizaj
TOP Momenti

Gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion konfiskohen në Ferizaj

August 23, 2026
Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual
TOP Momenti

Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?