By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Numërohen gati gjysma e votave, këta janë kandidatët që pothuajse siguruan ulëse në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë kandidatët që pothuajse siguruan ulëse në Kuvend
TOP Momenti

Numërohen gati gjysma e votave, këta janë kandidatët që pothuajse siguruan ulëse në Kuvend

Momenti
Published: June 10, 2026




Foto: Laura Hasani





Ka shkuar në gati 50% numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Your browser does not support the video tag.


Në qendrat komunale të numërimit, nga 2498 vendvotime, deri më tash janë numëruar 1,167 kuti, apo kthyer në përqindje i bie 46,72%.

Your browser does not support the video tag.


Nga votat e deritanishme, disa prej kandidatëve duket se tashmë vetëm e kanë siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës, kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe gjysma tjetër.


Nga Lëvizja Vetëvendosje, dhjetëshja e parë ka prekur mbi 25 mijë vota secili, me Albin Kurtin që prin me 108 mijë e 817 vota. Ai pasohet nga numri dy, Glauk Konjufca që ka siguruar deri më tash 85 mijë e 415 vota.  Në dhjetëshen e parë janë edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrullah Çeku dhe Ejup Maqedonci.


Kurse, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kaluar mbi 50 mijë vota. Nga numërimi i deritanishëm ai ka siguruar 54 mijë e 178 vota, pasuar nga Përparim Gruda me 33 mijë e 947 vota. Dhjetëshja e PDK-së aktualisht përbëhet nga Arian Tahiri, Uran Isamili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Abren Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.


Nga LDK-ja, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani e ka tejkaluar shifrën prej mbi 30 mijë votash. Deri më tash, ajo ka marrë 34 mijë e 736 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku që ka marrë 31 mijë e 533 vota. Në dhjetëshen e parë të LDK-së vota kanë siguruar edhe Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj.


Ndërkaq, nga Aleanca, kryetari i saj Ardian Gjini ka arritur në rreth 18 mijë vota. Nga këto kuti të numëruara deri më tash, ai ka arritur të marrë 17 mijë e 510 vota. I dyti është Ramush Haradinaj me 15 mijë e 723 vota. Dhjetëshja e Aleancës aktualisht përbëhet nga këta emra: Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj dhe Albana Bytyçi.


Për më shumë rreth numërimit të votave të kandidatëve, për të përcjellë në kohë reale përditësimin e të dhënave, klikoni KËTU. 


source

You Might Also Like

Pezullohen hetimet ndaj Millan Radojiçit dhe 10 të tjerëve, Specialja ngrit aktakuzë ndaj gjashtë të dyshuarve të tjerë për barrikadat në veri në vitin 2022
Sali: Maqedonia e Veriut mbetet ndër vendet lidere në zbatimin e Agjendës së Reformave
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës
Pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve në Tiranë – shitën armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak
18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi në komunikim, QKUK njofton për trajtimin e suksesshëm të një pacienteje

You Might Also Like

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve në Athinë, arrestohen tetë persona
TOP Momenti

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve në Athinë, arrestohen tetë persona

June 10, 2026
E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar
TOP Momenti

E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar

June 10, 2026
Samiti i SEECP, Haxhiu në Sofje do të kërkojë trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian
TOP Momenti

Samiti i SEECP, Haxhiu në Sofje do të kërkojë trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian

June 10, 2026
Arratisen nga Qendra Korrektuese e Lipjanit dy persona, arrestohen sërish nga policia
TOP Momenti

Arratisen nga Qendra Korrektuese e Lipjanit dy persona, arrestohen sërish nga policia

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?