By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare
TOP Momenti

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

Momenti
Published: June 9, 2026

Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajmëroi ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, duke theksuar se sistemi kushtetues i vendit është ndërtuar për bashkëpunim, e jo për dominim politik.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ai përgëzoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe vlerësoi angazhimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e tyre në një afat të shkurtër.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, diplomati britanik vuri në dukje se kriza politike po rrezikon seriozisht të ardhmen e Kosovës.

“Kosova duhet të jetë krenare për historikun e saj demokratik që nga pavarësia. Mbretëria e Bashkuar është krenare që ka qenë pranë Kosovës në çdo hap. Por, pjesëmarrja e dukshme e ulët në zgjedhjet e së dielës tregon se durimi i qytetarëve me politikanët po shteron”, tha Hargreaves për Radion Evropa e Lirë.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin, në përputhje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ky ishte procesi i tretë zgjedhor brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër procesi të parakohshëm më 28 dhjetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para me rreth 42 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 7 për qind dhe Lista Serbe me rreth 6 për qind.

Hargreaves tha se krizat dhe bllokadat institucionale të një viti e gjysmë po e dëmtojnë seriozisht pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Këto ngërçe rrezikojnë të dobësojnë kredibilitetin dhe progresin e Kosovës ndërkombëtarisht. Ato u japin mundësi kundërshtarëve të Kosovës ta paraqesin atë si një vend të dobët dhe jostabil, ndërsa ua bëjnë të vështirë aleatëve që ta mbrojnë dhe përkrahin”, tha ambasadori britanik.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik dhe institucione funksionale, duke theksuar se partitë duhet të arrijnë marrëveshje për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të marrë vendime dhe të prodhojë rezultate.

“Kuvendi ka qenë plotësisht funksional vetëm për rreth 10 javë në 75 javët e fundit. Shumë nga kjo kohë u është kushtuar procedurave, jo ndikimit te populli i Kosovës”, tha Hargreaves, duke shtuar se “është jetike që të sigurohet certifikimi i shpejtë i rezultateve, respektimi i vullnetit të votuesve dhe marrëveshja ndërpartiake për formimin e institucioneve”.

Sipas tij, Kosova ka një kornizë të fortë kushtetuese që inkurajon bashkëpunimin në vend të dominimit, por funksionimi i saj varet nga gatishmëria e liderëve politikë për kompromis dhe bashkëpunim.

Pas shpalljes së rezultateve, Kurti la të hapur mundësinë për negociata me përfaqësuesit e tjerë politikë, por pa sinjale të qarta për marrëveshje të shpejtë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk përjashton asnjë parti nga bashkëpunimi për formimin e institucioneve të reja, ndërsa lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendosi si kusht për bisedime përfshirjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes.

Thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve bënë një ditë më herët edhe ambasadat e vendeve të tjera të Quint-it, Gjermanisë dhe Italisë.

“Na duhet një partner i fortë me të cilin mund të punojmë. Progresi në rrugën drejt integrimit në BE varet nga të gjithë aktorët politikë që t’i lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku në interesin më të mirë të vendit”, tha Ambasada gjermane.

Ambasada e Italisë tha se i inkurajon të gjithë udhëheqësit politikë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe të ardhmen e tij.

Ajo e SHBA-së dhe e Francës nuk iu përgjigjën kërkesave të REL-it për koment.

You Might Also Like

Ndërron jetë polici Altin Kryeziu, ishte aksidentuar ditë më parë në krye të detyrës
QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, Rama ironizon: “Erdhën çlirimtarët e Sazanit”
Raportohet e zhdukur një grua në Malishevë, policia nis hetimet
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 6 mbeten aktive

LEXO GJITHASHTU

Plagoset me armë zjarri një person në rrugën Sarosh–Rahovec
Plagoset me armë zjarri një person në rrugën Sarosh–Rahovec
Lajme
Macron zotohet se do të përshpejtojë dërgimin e raketave të reja në Ukrainë
Macron zotohet se do të përshpejtojë dërgimin e raketave të reja në Ukrainë
Lajme
Ibrahimi: Dëmet nga vërshimet kalojnë dhjetëra milionë euro, kërkohet fond emergjent për komunat
Ibrahimi: Dëmet nga vërshimet kalojnë dhjetëra milionë euro, kërkohet fond emergjent për komunat
Lajme
KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional ndaj dhunës ndaj një 12-vjeçareje
KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional ndaj dhunës ndaj një 12-vjeçareje
Lajme
Irani në luftë “në shkallë të plotë”, thotë presidenti, ndërsa priten sanksione të reja nga SHBA
Irani në luftë “në shkallë të plotë”, thotë presidenti, ndërsa priten sanksione të reja nga SHBA
Lajme

You Might Also Like

Dhuna ndaj 12-vjeçares nga Mitrovica, KOMF reagon pas publikimit të pamjeve dhe kërkon masa urgjente
TOP Momenti

Dhuna ndaj 12-vjeçares nga Mitrovica, KOMF reagon pas publikimit të pamjeve dhe kërkon masa urgjente

August 23, 2026
“Letra” e luftëtarit shqiptar vullnetar të Çanakalasë
TOP Momenti

“Letra” e luftëtarit shqiptar vullnetar të Çanakalasë

August 23, 2026
LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare
TOP Momenti

LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare

August 23, 2026
Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr pistoletën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë
TOP Momenti

Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr pistoletën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?