By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 6 mbeten aktive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 6 mbeten aktive
TOP Momenti

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 6 mbeten aktive

Momenti
Published: August 23, 2026

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 7 nën mbikëqyrje.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 155 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Your browser does not support the video tag.

Vatrat aktive:

  • Mali i Dajtit – vijon operacioni me mbështetjen e 30 efektivëve të FA-së. Gjatë ditës së djeshme u angazhuan 25 efektivë MZSH, 5 ADZM, 30 FA, si dhe kapacitetet ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
  • Qafë e Helmes, Bulqizë – sot është riaktivizuar zjarri në dy vatra në pyll me pisha të dendura. Në operacion janë angazhuar 11 efektivë MZSH për vendosjen e situatës nën kontroll.
  • Shtuf, Mirditë – vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe po monitorohet nga strukturat vendore.
  • Shtanë–Tenë, Mirditë – situata paraqitet e stabilizuar. Sot vijon puna me 6 efektivë MZSH, 6 punonjës të shërbimit pyjor dhe 15 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për banesat.
  • Prozhem, Pukë – vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Operacioni vijon me strukturat vendore dhe 30 efektivë të FA-së. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë, situata në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është izoluar ose shuar dhe po mbahet nën mbikëqyrje.
  • Mali i Çikës, mbi Palasë – vatra vijon në terren të thepisur dhe të paaksesueshëm, ndërsa sot operacioni për fikjen përfundimtare mbështetet nga 2 avionë Air Tractor.
    Pavarësisht terrenit të vështirë dhe ndikimit të erës në disa zona, situata në disa prej vatrave kryesore është përmirësuar, ndërsa operacionet vijojnë me fokus izolimin e vatrave aktive, parandalimin e riaktivizimeve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. /euronews/

You Might Also Like

Ndërron jetë polici Altin Kryeziu, ishte aksidentuar ditë më parë në krye të detyrës
QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, Rama ironizon: “Erdhën çlirimtarët e Sazanit”
Raportohet e zhdukur një grua në Malishevë, policia nis hetimet
Dhuna ndaj 12-vjeçares nga Mitrovica, KOMF reagon pas publikimit të pamjeve dhe kërkon masa urgjente

LEXO GJITHASHTU

Ibrahimi: Dëmet nga vërshimet kalojnë dhjetëra milionë euro, kërkohet fond emergjent për komunat
Ibrahimi: Dëmet nga vërshimet kalojnë dhjetëra milionë euro, kërkohet fond emergjent për komunat
Lajme
KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional ndaj dhunës ndaj një 12-vjeçareje
KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional ndaj dhunës ndaj një 12-vjeçareje
Lajme
Irani në luftë “në shkallë të plotë”, thotë presidenti, ndërsa priten sanksione të reja nga SHBA
Irani në luftë “në shkallë të plotë”, thotë presidenti, ndërsa priten sanksione të reja nga SHBA
Lajme
Analistët: Ngërçi institucional po e dobëson Kosovën në arenën ndërkombëtare, Serbia po përfiton
Analistët: Ngërçi institucional po e dobëson Kosovën në arenën ndërkombëtare, Serbia po përfiton
Lajme
Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale
Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale
Lajme

You Might Also Like

“Letra” e luftëtarit shqiptar vullnetar të Çanakalasë
TOP Momenti

“Letra” e luftëtarit shqiptar vullnetar të Çanakalasë

August 23, 2026
LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare
TOP Momenti

LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare

August 23, 2026
Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr pistoletën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë
TOP Momenti

Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr pistoletën të dyshuarit dhe kërkon ndihmë

August 23, 2026
Një person gjendet i pajetë në banesë në Gjakovë, nisin hetimet
TOP Momenti

Një person gjendet i pajetë në banesë në Gjakovë, nisin hetimet

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?