By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Opozita e gatshme për bashkëpunim, nuk e duan vetëm Listën Serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Opozita e gatshme për bashkëpunim, nuk e duan vetëm Listën Serbe
Lajme

Opozita e gatshme për bashkëpunim, nuk e duan vetëm Listën Serbe

Momenti
Published: June 9, 2026

Vija të kuqe për bashkëpunim s’kanë por Vjosa Osmanin për presidente, vazhdojnë ta mbajnë si pikënisje të çdo diskutimi.

Ky ishte mesazhi i parë i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të dielën pas rezultatit preliminar të zgjedhjeve.

“S’kemi vija të kuqe për asnjë parti shqiptare përveç Listës Serbe pra për ne është e rëndësishme të kemi institucione…”, ka thënë Lumir Abidixhiku, kryetar i LDK-së.

Your browser does not support the video tag.

Bartësja e listës së LDK-së, e që ishte kandidate e kësaj partie për Presidente, ishte pak më e ashpër sa i përket kësaj pozite dhe përkrahjes për të.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që të më refuzoj mua për presidente të shtatë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vjosa Osmani, kandidate për presidente.

Megjithëkëtë, të hënën në një status në Facebook, teksa falënderoi qytetarët, tha se ‘emri i saj as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve’.

Ndërkohë, PDK-ja, që vazhdon të mbes partia e dytë dhe më e madhja opozitare, doli sot në konferencë, ku kryetari i saj tha se kanë pritur rezultat më të mirë por tani duhet bashkëpunim.

“Unë asnjëherë nuk kam pas vija të kuqe për asnjë parti, as tash e as në zgjedhjet e kaluara dhe mendoj se prej tash duhet të nis puna për formimin e institucioneve“Çka është me rendësi, është me rëndësi të kemi konstituim të Kuvendit sa më shpejt, formim të qeverisë, zgjedhje të presidentit që të mos ketë vakum institucional”, ka thënë Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini i ka falënderuar votuesit e kësaj partie, pa dhënë ndonjë detaj për rrugën e kësaj partie tutje.

“Ne e respektojmë cdo votë….deri në fund të deklarimit”, ka thënë Ardian Gjini – Kryetar i Aleancës.

Analist politik ndërkaq vlerësojnë se dalja e ulët në votime ishte ndëshkim i përgjithshëm i qytetarëve për partitë.

Albinot Maloku, thotë se megjithëkëtë problem do të jetë qasja e LDK-së për postin e Presidentes.

“Edhe dje në deklarimet e tyre pat dual të fuqishëm por nëse thuhet që pikënisja e raportit për një marrëveshje është kandidatja jonë për presidente dhe në anën tjetër nuk kam vija të kuqe këto nuk përputhen sepse kur nuk ke vija të kuqe alternativat janë gjithmonë të hapura dhe nuk vendoset pikënisja”, ka thënë Albinot Maloku, Analist politik.

Rezultati përfundimtar i KQZ-së pritet të publikohet pas numërimit edhe të votave nga diaspora dhe atyre me kusht e të personave me nevoja të veçanta.

source

You Might Also Like

Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen
Kërkimet për grupin e intelektualëve, drejtori i Policisë: Edhe në 2024 janë krye gërmime për gjetjen e tyre
Armë të gjata, pistoleta, uniforma, e afër 100 mijë euro -Drejtori i Policisë tregon se çfarë u gjet në Zubin Potok
Sveçla thotë se kanë gjetur armë në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut
Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

LEXO GJITHASHTU

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në
TOP Momenti
Sveçla: Armatimi në Zubin Potok u gjet pranë varrezave masive me mbetjet e 23 personave
Sveçla: Armatimi në Zubin Potok u gjet pranë varrezave masive me mbetjet e 23 personave
TOP Momenti
Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit dhunë i anulohet viza për në SHBA
Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit dhunë i anulohet viza për në SHBA
TOP Momenti
Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri
Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri
TOP Momenti
Filipçe: Do ta dorëzojmë sërish në Kuvend propozim-ligjin për pagë minimale prej 600 euro
Filipçe: Do ta dorëzojmë sërish në Kuvend propozim-ligjin për pagë minimale prej 600 euro
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdekja e punëtorit në KEK, sindikata ngushëllon: Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës
Lajme

Vdekja e punëtorit në KEK, sindikata ngushëllon: Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës

August 20, 2026
Aeroplanmbajtësja George Washington mbërrin në Lindjen e Mesme për ta zëvendësuar aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln
Lajme

Aeroplanmbajtësja George Washington mbërrin në Lindjen e Mesme për ta zëvendësuar aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

August 20, 2026
Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH: Nën udhëheqjen e Trump do të anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime
Lajme

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH: Nën udhëheqjen e Trump do të anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime

August 20, 2026
Breshëri vdekjeprurëse raketash ruse në Kiev
Lajme

Breshëri vdekjeprurëse raketash ruse në Kiev

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?