By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Goditet rrjeti i mashtrimeve kibernetike në Prishtinë, ndalohen dy persona – dy të tjerë në arrati
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Goditet rrjeti i mashtrimeve kibernetike në Prishtinë, ndalohen dy persona – dy të tjerë në arrati
TOP Momenti

Goditet rrjeti i mashtrimeve kibernetike në Prishtinë, ndalohen dy persona – dy të tjerë në arrati

Momenti
Published: June 8, 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësitin e Krimeve Kibernetike, ka realizuar një aksion të gjerë që ka rezultuar me ndalimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas komunikatës së përbashkët, janë zbatuar tre urdhërkontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë, gjatë të cilave janë sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin, përfshirë një veturë, telefona mobilë, SIM-karta dhe fletëpagesa bankare.

Your browser does not support the video tag.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në arrati.

Sipas Prokurorisë, dyshimet janë se nga muaji dhjetor 2025, të dyshuarit kanë vepruar në bashkëpunim duke përdorur metoda të mashtrimit online për përfitim të kundërligjshëm financiar.

“Ekziston dyshimi se të dyshuarit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, nga muaji Dhjetor 2025 e tutje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, i nxisin të dëmtuarit që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre”, thuhet në komunikatë.

Sipas hetimeve, qytetarët kanë pranuar mesazhe SMS që paraqiteshin si njoftime zyrtare nga banka të ndryshme komerciale, përfshirë NLB Bankën, TEB Bankën dhe Raiffeisen Bankën.

Në mesazhe thuhej se në llogaritë e tyre ishte identifikuar “aktivitet i dyshimtë” dhe kërkohej verifikim përmes një linku të bashkëngjitur.

“Pas klikimit në këto linqe, të dëmtuarve u është hapur një web-faqe në të cilën është kërkuar të fusin të dhënat bankare, e më pas të njëjtëve u janë tërhequr para nga llogaritë e tyre bankare nga ana e të pandehurve”, thuhet më tej.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në rajonin e Prishtinës janë identifikuar rreth 150 viktima, ndërsa dëmi financiar vlerësohet rreth 50 mijë euro.

Autoritetet theksojnë se numri i viktimave dhe vlera e dëmit mund të rriten, pasi pritet që të raportohen raste edhe nga rajone të tjera.

Prokuroria ka bërë të ditur se rasti po trajtohet me prioritet dhe se hetimet do të vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi kibernetik. /Telegrafi/

You Might Also Like

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit
Jasharaj dhe Çeku në një tryezë me DKA-të, diskutojnë sfidat e arsimit në punëtorinë dyditore
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria
Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

LEXO GJITHASHTU

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
TOP Momenti
Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
TOP Momenti
Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid
Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid
TOP Momenti
Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Lajme
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Lajme

You Might Also Like

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
TOP Momenti

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?

August 22, 2026
Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
TOP Momenti

Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë

August 22, 2026
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
TOP Momenti

12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet

August 22, 2026
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti

Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?