By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve
TOP Momenti

Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve

Momenti
Published: June 8, 2026

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët e Kosovës, mbështetësit dhe votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se angazhimi i saj do të mbetet i fokusuar në tejkalimin e krizës politike dhe ndërtimin e institucioneve.

Në një reagim publik, Osmani ka thënë se gjatë muajve të fundit ka takuar mijëra qytetarë në gjithë Kosovën dhe se shpresa e tyre për një vend më të zhvilluar dhe më të bashkuar ka qenë motivimi kryesor.

Your browser does not support the video tag.

“Dëgjuam shqetësimet tuaja, ëndrrat tuaja dhe shpresën tuaj për një vend më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar. Kjo shpresë ishte forca jonë më e madhe”, ka theksuar ajo.

Duke folur për rolin e saj pas zgjedhjeve, Osmani ka ritheksuar se nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve të reja.

“Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve”, theksoi Osmani.

Osmani: LVV-ja nuk ka më asnjë arsye të më refuzojë për presidente

Sipas saj, kontributi i saj do të jetë i përqendruar në tejkalimin e krizës politike dhe funksionalizimin e institucioneve.

“Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracinë, kushtetutën dhe aleancat”, ka deklaruar Osmani.

Në fund të mesazhit të saj, ajo ka theksuar se angazhimi për Kosovën do të vazhdojë.

“Ky rezultat nuk është fundi i një gare. Është vazhdimi i një misioni. Rruga vazhdon. Bashkë”, ka përfunduar Osmani.

Kujtojmë se mbrëmë pas publikimit të rezultateve preliminare, Osmani në një konferencë të përbashkët me Lumir Abdixhikun u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye ta refuzojë kandidaturën e saj për një mandat tjetër në postin e presidentes së Kosovës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Automjetet me mbi 20 tonë të hënën ndalohen në autostrada për disa orë
“Na rrezikuan me të shtëna”, denoncohen fqinjët gjatë një ahengu në Viti
Përfundon asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë
Të shtëna me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet një kryefamiljar në Viti – rrezikohen fqinjët
Një 13-vjeçar doli me veturën dhe u vetaksidentua për vdekje në Ferizaj

LEXO GJITHASHTU

Çmimi i naftës për sot
Çmimi i naftës për sot
TOP Momenti
Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit
Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit
TOP Momenti
Në pranga një shtetas i Serbisë në Leposaviq, pengoi policët
Në pranga një shtetas i Serbisë në Leposaviq, pengoi policët
TOP Momenti
Reagon deputeti Goncharenko: Është gabim diplomatik, ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës
Reagon deputeti Goncharenko: Është gabim diplomatik, ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës
TOP Momenti
Zhduket një grua në Podujevë, rasti po hetohet
Zhduket një grua në Podujevë, rasti po hetohet
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut, dyshohet se grabiti stoli ari dhe para
TOP Momenti

Arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut, dyshohet se grabiti stoli ari dhe para

August 10, 2026
Rrihen tri persona nga një tjetër në Fushë Kosovë, bëhen për spital
TOP Momenti

Rrihen tri persona nga një tjetër në Fushë Kosovë, bëhen për spital

August 10, 2026
Arrestohet një person, dëmton dy vetura në Prishtinë
TOP Momenti

Arrestohet një person, dëmton dy vetura në Prishtinë

August 10, 2026
Dy persona kanë vdekur dhe 929 shërbime emergjente janë dhënë në QKUK gjatë vikendit
TOP Momenti

Dy persona kanë vdekur dhe 929 shërbime emergjente janë dhënë në QKUK gjatë vikendit

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?