By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: DnV publikon rezultatet preliminare, LVV kryeson garën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
DnV publikon rezultatet preliminare, LVV kryeson garën
TOP Momenti

DnV publikon rezultatet preliminare, LVV kryeson garën

Momenti
Published: June 8, 2026

Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare, Demokracia në Veprim (DnV) në një konferencë për media ka prezantuar rezultatet preliminare të procesit të sotëm të zgjedhor.

Sipas rezultateve preliminare të DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 42.7 %, e dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 21.5 % , e treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.7% dhe Aleanca me 7.1 %.

Your browser does not support the video tag.

“Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht. Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara. Margjina e gabimit është për rezultatet e secilit subjekt politik dhe këto rezultate reflektojnë 75% të mostrës, dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime brenda margjinave të gabimit”, tha Ismet Kryeziu.

Sipas DnV-së pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor është më e ulëta në pesë vitet e fundit.

“Dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 37%. Në këtë përqindje nuk është përfshirë dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit. Rikujtojmë se dalja e votuesve në zgjedhjet e parlamentare të 28 Dhjetorit 2025 sipas DnV-së ishte 45%, 8% më e lartë se në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e 9 shkurtit në intervalin e njejtë kohor ishte 44.1%, ndërsa dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78%”, u shpreh përfaqësuesi i DnV-së.

Ai shtoi se këtë proces zgjedhor e kanë karakterizuar problematika që lidhen me vështirësitë e votuesve për të gjetur vendvotimin e saktë, përkundër që atyre u ishte ofruar mundësia nga KQZ, që përmes linkut ose përmes shkuarjes në KQZ t’a konfirmojnë Qendrën e tyre të votimit dy muaj para zgjedhjeve.

“Këto zgjedhje kanë shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të votimit me asistencë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Ndonëse analiza më të detajuara do të nevojiten pas përfundimit të procesit për të kuptuar më mirë arsyet e këtij ndryshimi, të dhënat nga vëzhgimi tregojnë se zbatimi më i rreptë i rregullave për votimin me asistencë ka ndikuar në uljen e numrit të këtyre rasteve”, u shpreh Kryeziu.

DnV i përgëzoi të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre të votës dhe kontribuan në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik, të qetë dhe përgjithësisht të rregullt. Po ashtu, vlerësoi angazhimi i KQZ-së për administrimin e procesit zgjedhor, pavarësisht afateve të shkurtra për organizim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Një vajzë 19 vjeçare vdiq në një aksident trafiku pranë Strumicës, privohet nga liria një motoçiklist
Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë
Serbia i cakton një muaj paraburgim Dugagjin Maxhunit, Daçiq thotë se ai “ka kryer krime lufte” në Gjakovë
Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj
DMSH: Janë shuar 31 zjarre, 10 zjarre janë aktive dhe 3 nën kontroll

LEXO GJITHASHTU

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore
Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore
Lajme
I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve
I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve
Lajme
Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
Lajme
Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s
Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s
TOP Momenti
Kush do të jetë presidenti i ri? Kurti kërkon takim me liderët
Kush do të jetë presidenti i ri? Kurti kërkon takim me liderët
TOP Momenti

You Might Also Like

Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor

August 14, 2026
Dosja e Prokurorisë: Nga fotot te mijëra euro – si dyshohet se u shantazhua e reja për më shumë se një vit
TOP Momenti

Dosja e Prokurorisë: Nga fotot te mijëra euro – si dyshohet se u shantazhua e reja për më shumë se një vit

August 14, 2026
Tërmet në Ohër dhe Resnje
TOP Momenti

Tërmet në Ohër dhe Resnje

August 14, 2026
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
TOP Momenti

Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?