By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova voton sot – KQZ jep të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në zgjedhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova voton sot – KQZ jep të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në zgjedhje
TOP Momenti

Kosova voton sot – KQZ jep të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në zgjedhje

Momenti
Published: June 7, 2026

Qytetarët e Kosovës sot, më 7 qershor i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2,092,174 qytetarë, ndërkaq për herë të parë do të votojnë 22,685 qytetarë të rinj.

Procesi zgjedhor zhvillohet në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,550 vendvotime në të gjithë Kosovën.

Your browser does not support the video tag.

Telegrafi.com do të përcjellë gjatë gjithë ditës ecurinë e procesit zgjedhor, ndërkaq, të gjitha lajmet lidhur me fushatën parazgjedhore mund t’i lexoni këtu: /Telegrafi/

07/06/2026 11:44-​ Radoniqi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.29 për qind e qytetarëve, pak më shumë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025

Your browser does not support the video tag.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me procesin e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 11:35-​ Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka votuar sot në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, ndërkaq ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, ditë e diel, 7 qershor, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 11:28-​ Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

Në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës është raportuar vendosja e një flamuri serb në një qendër votimi, duke nxitur reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka larguar atë nga hapësira e qendrës së votimit.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 11:21-​ Hamza: Sot vendosim për Kosovën, ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës së bashku me familjen, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 11:08-​ Këto janë komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votim deri më tani

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ka arritur në 3.05 për qind deri në orën 09:00, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 11:07-​  Ardian Gjini voton në Gjakovë, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në vend.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 10:14-​ Voton Osmani, bën thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e saj të votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces të rregullt dhe demokratik.

Pas votimit, Osmani uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të kontribuojë në forcimin e demokracisë dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 09:53-​ Kurti voton në zgjedhjet e parakohshme, fton qytetarët të dalin sa më masivisht në votime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë sa më shumë në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Kurti deklaroi se dita e zgjedhjeve është një ditë e rëndësishme për vendin, ndërsa inkurajoi qytetarët që paraprakisht të verifikojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 09:44-​ Lista Serbe sërish voton në grup

Lista Serbe është raportuar edhe një herë për organizimin e votimit në grup gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, një praktikë që sipas vëzhguesve dhe kritikëve është përsëritur edhe në proceset e mëparshme zgjedhore.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 09:28- Deri në ora 09:00 votuan 2.67% e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin e statistikave të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Përmes kësaj platforme, qytetarët, mediat dhe subjektet politike mund të ndjekin në kohë reale ecurinë e procesit zgjedhor në të gjithë Kosovën.

Të dhënat e fundit tregojnë se deri në ora 09:00 në procesin e votimit kanë marrë pjesë 2.67 për qind e votuesve me të drejtë vote, ose 52.254 votues.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 09:25-​ DnV raporton parregullsi në nisjen e procesit të votimit

Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar gjetjet e para nga monitorimi i Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare, duke bërë të ditur se procesi i votimit ka nisur kryesisht i qetë, por me disa parregullsi të evidentuara në terren.

Në raportin e publikuar, DnV bën të ditur se nga gjithsej 2,550 vendvotime në vend, 1.6 për qind janë hapur me vonesë, kryesisht për shkak të mungesës së komisionerëve, ndërsa në disa raste vonesat janë shkaktuar edhe nga mungesa e kabinave të votimit.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 08:14-​ Kosova voton sot – hapen vendvotimet në mbarë vendin

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vend, pasi materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet është shpërndarë me kohë gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Në një konferencë për media, Elezi bëri të ditur se në listën e votuesve janë të regjistruar 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote, duke i ftuar ata që të marrin pjesë në proces dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 08:01-​ Si mund ta verifikoni online qendrën tuaj të votimit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë lehtësisht vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit përmes platformës elektronike të institucionit.

KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë shërbim për t’u informuar me kohë rreth vendvotimit të tyre dhe për të lehtësuar procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Për verifikimin e qendrës së votimit mund të përdoret platforma: qv.kqz-ks.org.

07/06/2026 07:35-​ Radoniqi voton në Pejë, bën thirrje për respektimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka ushtruar të drejtën e votës në Pejë, me ç’rast u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proces që të respektojnë ligjin dhe rregullat zgjedhore.

Radoniqi tha se KQZ-ja ka qenë e angazhuar intensivisht në përgatitjet për ditën e zgjedhjeve dhe se të gjitha procedurat e nevojshme janë përmbyllur me kohë.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 07:25-​ Këto janë 38 qendrat e votimit me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 7 qershor 2026 në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi me kusht. Pra, në të gjithë Republikën e Kosovës, janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 52 vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 07:20- 22,685 persona do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Qytetarët e Kosovës sot i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është: 2,092,174 votues.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor, është: 22,685 votues.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 07:14-​ Mbi 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votës

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat mbahen të dielën më 7 qershor 2026, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në njoftim bëhet e ditur se në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, gjersa bëhet thirrje që të denoncohet çdo keqpërdorim apo manipulim i votës.

Lexo për më shumë>>>

07/06/2026 07:10-​ Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm

Policia e Kosovës, bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve institucionale, ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen sot, më 7 qershor 2026.

“Si zakonisht, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike info@kosovopolice.com si dhe në stacionet më të afërta policore”, thuhet në njoftim.

Lexo për më shumë>>>

You Might Also Like

Kos në Shkup: Ndryshimet kushtetuese mbeten hapi i radhës për të filluar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Arrestohet i kërkuari me urdhëresë gjykate për disa raste të veprave penale në Mitrovicë
Kosova ka votuar, tani është koha për të qeverisur
Agon Bytyqi mbetet edhe për pesë vjet të tjera në postin e zëvendësdrejtorit të AKI-së
Mickoski në takim me Kos: Maqedonia vazhdon të zbatojë reforma, të forcojë ekonominë, institucionet dhe sundimin e ligjit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Ministria e Financave: Edhe 2.4 milionë euro për kompanitë vendase
TOP Momenti

Ministria e Financave: Edhe 2.4 milionë euro për kompanitë vendase

July 8, 2026
Monika Zajkova është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së
TOP Momenti

Monika Zajkova është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

July 8, 2026
Policia e Kosovës mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
TOP Momenti

Policia e Kosovës mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

July 8, 2026
Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas
TOP Momenti

Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?