By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga Inteligjenca Artificiale te mirëqenia e mësuesve, konferenca e “Dukagjinit” dhe “Pearson” mbledh profesionistët e arsimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga Inteligjenca Artificiale te mirëqenia e mësuesve, konferenca e “Dukagjinit” dhe “Pearson” mbledh profesionistët e arsimit
TOP Momenti

Nga Inteligjenca Artificiale te mirëqenia e mësuesve, konferenca e “Dukagjinit” dhe “Pearson” mbledh profesionistët e arsimit

Momenti
Published: June 6, 2026

Mësimdhënës të gjuhës angleze nga mbarë Kosova u mblodhën në konferencën më të madhe profesionale të organizuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me Pearson, ku në fokus ishin sfidat dhe mundësitë që sjell Inteligjenca Artificiale në arsim, aftësitë që u nevojiten nxënësve për të ardhmen dhe roli i mësimdhënësit në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta.

Konferenca solli sesione të shumta profesionale, të udhëhequra nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim mbështetjen e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe ofrimin e metodave të reja të mësimdhënies në epokën digjitale.

Your browser does not support the video tag.

Përfaqësuesja e Shtëpisë Botuese “Dukagjini”, Jeta Zymberi tha se kjo është një nga konferencat më të rëndësishme që organizohet për mësimdhënësit në Kosovë dhe synon t’u ofrojë atyre njohuri të reja dhe mundësi për avancim profesional.

“Jetojmë në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia po zhvillohen me shpejtësi. Për këtë arsye, edhe mësimdhënësit duhet të ecin paralelisht me këto ndryshime, duke përvetësuar metoda të reja dhe duke u përshtatur me nevojat e kohës”, tha Zymberi.

Ajo theksoi se konferenca përfshiu tema të ndryshme, duke nisur nga inovacionet në mësimdhënie e deri te mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve.

Sipas saj, në konferencë ligjëroi edhe eksperti i njohur ndërkombëtarë, Grant Kempton, një nga emrat më të njohur në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze, si dhe psikologia klinike Emirëjeta Kumnova-Hoxha.

Një nga momentet kryesore të aktivitetit ishte edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve “Dukë Talks”, një iniciativë e organizuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, e cila ka angazhuar nxënës nga klasat e para deri në klasën e 12-ta në mbarë Kosovën.

“Në këtë proces, mësimdhënësit kanë pasur një rol kyç në mbështetjen dhe motivimin e nxënësve. Për këtë arsye janë përzgjedhur nëntë mësimdhënës fitues, të cilët do të shpërblehen me një udhëtim tërësisht të financuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në një konferencë profesionale”, bëri të ditur Zymberi.

Ajo shtoi se Shtëpia Botuese “Dukagjini” vazhdon të mbështesë mësimdhënësit jo vetëm me tekste dhe materiale mësimore, por edhe përmes trajnimeve, aktiviteteve profesionale dhe iniciativave që synojnë ngritjen e cilësisë në arsim.

Pjesëmarrësit vlerësuan lart organizimin dhe rëndësinë e konferencës për zhvillimin e tyre profesional.

Mësimdhënësi i gjuhës angleze, Kemajl Islami tha se aktivitetet e tilla janë shumë të dobishme pasi u mundësojnë mësimdhënësve të përfitojnë njohuri të reja dhe të krijojnë bashkëpunime me kolegë nga institucione të ndryshme arsimore.

“Konferenca të tilla janë shumë produktive. Përveç njohurive të reja, ato ofrojnë mundësi për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim profesional mes mësimdhënësve”, tha ai.

Edhe mësimdhënësja Yllka Radoniqi e konsideroi konferencën një mundësi të mirë për komunikim dhe shkëmbim informacionesh mes kolegëve.

“Evente të tilla janë gjithmonë të mirëseardhura. Përveç takimeve me kolegët, marrim edhe informacione dhe praktika të reja që na ndihmojnë në punën tonë të përditshme”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, mësimdhënësja Pranvera Preniqi tha se pjesëmarrja në trajnime dhe konferenca profesionale është e domosdoshme për çdo mësimdhënës.

“Gjithmonë mundohem të ndjek trajnime të tilla, sepse fitojmë njohuri të reja dhe informacione të vlefshme që na ndihmojnë të avancojmë në profesion”, tha Preniqi. /Telegrafi/

You Might Also Like

KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë
“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

LEXO GJITHASHTU

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
Lajme
Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Lajme
Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë
Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë
Lajme
Momente paniku në plazhin e Semanit – 70 vjeçari rrezikon të mbytet, shpëtohet nga vëzhguesit
Lajme
Vdekja tragjike e punëtorit të KEK’ut, bashkëshortja e 32 vjeçarit me postim prekës: Do të kujtojmë me mall unë dhe djemtë
Vdekja tragjike e punëtorit të KEK’ut, bashkëshortja e 32 vjeçarit me postim prekës: Do të kujtojmë me mall unë dhe djemtë
Lajme

You Might Also Like

U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma
TOP Momenti

U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma

August 22, 2026
​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna
TOP Momenti

​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna

August 22, 2026
Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc
TOP Momenti

Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc

August 22, 2026
Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President
TOP Momenti

Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?