By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund
TOP Momenti

​Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund

Momenti
Published: June 6, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parafundit të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, ku prezentë ishin edhe vëllezërit e ish-kryetarit Kadri Veseli, Vesel Veseli dhe Ismet Veseli.

Kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, ishte i pari që iu drejtua mitrovicasve, duke thënë se secilat palë zgjedhje kanë qenë të rëndësishme, por sipas tij, këto zgjedhje janë më të rëndësishme, sepse janë zgjedhje për Kosovën.

Tahiri kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ka bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë dhe se e ka varfëruar qytetarin.

Your browser does not support the video tag.

“Ju kërkoj që secili qytetar i Mitrovicës ta ndëshkojë me votë Albin Kurtin. Ai ka ardhur në pushtet duke thënë se nuk bën negociata me Serbinë, por ka bërë marrëveshje të dëmshme. Po e përmendi edhe të fundit marrëveshje, Ligjin e Shtetësisë. Kjo rrezikon që të mbipopullohet shteti me qytetarë serbë. Ne do të angazhohemi që ta arrijmë shumicën parlamentare që ta anulojmë këtë ligj. Ka thënë se do t’i bëjë 160 cerdhe e banesa sociale. Ku janë ato banesa, ku janë ato projekte që ka folur shumë. Ka thënë që do ta bëjë bashkimin kombëtar, na ka pëlqyer kauza, por e kemi ditur se po mashtron. Na ka larguar nga Shqipëria dhe e ka rritur importin me Serbinë. Ka folur për çmim të bukës, vajit, ujit. Ka bërë drama me Mitrovicën dhe e ka zhvendosur vëmendjen te Mitrovica. Jam krenar që PDK-ja e ka vendosur Pikën 1 dhe 31”, tha Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se Kurti ka tentuar që betejën e Banjskës ka tentuar ta bëjë më të rëndësishme sesa betejat e UÇK-së, por e ka lënë të ikë kryekriminelin Milan Radoiçiq.

“Betejën e Banjskës ka tentuar që ta bëjë ma të rëndësishme sesa betejat e UÇK-së. Kush ka qenë ajo polici, polici që e ka themeluar Hashim Thaçi me Bedri Hamzën. Nëse flasim për poena politikë për Banjskën, pse s’e ke zënë kriminelin Radoiçiq, 20 kilometra ka ecur duke pirë cigare e ujë. Një projekt tjetër të madh po e përmendi që e ka bërë Kadri Veseli me Bedri Hamzën është Universiteti “Isa Boletini”. O zotëri, ti ke fituar për t’i ndalur negociatat me Serbinë, të kërkojë falje Serbia e për ta zbardhur rastin e Astrit Dehari.. Por, propagandën e ka të fortë, e kam provuar në lëkurën time.. Andaj, duhet ndalur kjo qasje manipuluese e këtij njeriu. Ky ka abuzuar.. nuk ka qeverisur, nuk ka prodhuar kurrgjë të hairit. Hashim Thaçi me 33%, për dy ditë e bënte presidentin sepse kishte kapacitet.. Mitrovica duhet ta japë mesazhin me votë dhe ta sjellin mundësinë që Bedri Hamza ta udhëheqë Kosovën”.

E, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u kërkoi bashkëqytetarëve të tij votën për ta udhëhequr Kosovën pasi tha se Kosova nuk është mirë.

Hamza tutje u shpreh se gjatë këtyre viteve vendi ka parë drama, kriza, polarizime, sulme ndaj mediave, shoqërisë civile e sipas tij, ndaj çdo gjëje që nuk mendon si Kurti.

“Ne ballafaqohemi çdo ditë me çmime te larta.. e kjo situatë duhet ta ketë një fund sepse qeveria e udhëhequr nga PDK-ja do ta kthej Kosovën kah e mbara. PDK-ja garon me një program konkret.. ne do të krijojmë kushte për biznese, nuk i sulmojmë.. dhe do të krijojmë kushte të përshtatshme e ambient miqësor për ta. Kur të rritet buxheti, PDK-ja do t’i rrisë pagat prej 50% për të gjithë shërbyesit civilë. Do t’i rrisim pensionet për të gjithë në vlerë prej 50%. Në qeverisjen e PDK-së, nuk do të ketë pension më të vogël se 300 euro. Për shëndetësinë, zgjerim i listës esenciale të barnave e furnizim të mjaftueshëm. Ne garantojmë zbatimin e sigurimeve shëndetësore. Arsim modern, digjitalizim të sistemit arsimor, fond për bursa, 30 milionë euro për bursa. Për çiftet e reja, do t’i subvencionojmë dallimin në mes çerdheve publike dhe private, do të ndërtojmë kapacitete të reja energjetike, duke përfshirë projektin e gazit. Do ta rivitalizojmë Trepçën. Do t’i përfundojmë rrugët ekzistuese, do t’i lidhim autostradat dhe hekurudhat.. po ju lus që deri të dielën të flisni me miq e familjarë që ta votojnë PDK-në”, tha Hamza.

source

You Might Also Like

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë
LSDM: Paga mesatare është ulur për 1,163 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit ka arritur në 70 mijë denarë
Nën ndikim të alkoolit dëmtoi dyer dhe reflektorët e kishës, intervistohet i dyshuari në Prizren
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit godet vëllanë 10 vjeçar – detaje të rastit në Podujevë
​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur”, Kurti: Pasdite takohem me komandantin e KFOR-it

LEXO GJITHASHTU

“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
Lajme
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Lajme
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Lajme
Lojërat në Taranto, Albulena Haxhiu dhe Përparim Rama bashkë në bordin e një anije, i shoqëron ekuipazhi
Lojërat në Taranto, Albulena Haxhiu dhe Përparim Rama bashkë në bordin e një anije, i shoqëron ekuipazhi
Lajme
OBRM-PDUKM: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike
OBRM-PDUKM: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike
TOP Momenti

You Might Also Like

“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik
TOP Momenti

“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik

August 22, 2026
Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet
TOP Momenti

Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet

August 22, 2026
Ishte fejuar një ditë më parë, 29-vjeçarja vritet nga ariu në kamping
TOP Momenti

Ishte fejuar një ditë më parë, 29-vjeçarja vritet nga ariu në kamping

August 22, 2026
“Mos bëni zhurmë se…” – krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin
TOP Momenti

“Mos bëni zhurmë se…” – krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?